• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

E zënë poshtë ndërtesës së shembur për 32 orë, si arriti të mbijetojë 12-vjeçarja në Venezuelë vetëm me një shishe ketchup dhe pak djathë

by E B
06/07/2026 17:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fabiana Blanco, një vajzë 12-vjeçare nga qyteti bregdetar Caraballeda në Venezuelë, ka rrëfyer momentet dramatike që përjetoi pasi mbeti e bllokuar për 32 orë nën rrënojat e banesës së saj, pas tërmetit shkatërrues me magnitudë 7.5 që goditi vendin më 24 qershor.

Në momentin kur ndodhën lëkundjet, Fabiana ndodhej vetëm në apartament. Ajo u përpoq të strehohej në kuzhinë, por muret e ndërtesës 10-katëshe u shembën, duke e zënë poshtë rrënojave.

“Në atë moment mendova se do të vdisja. Besova se askush nuk do të mund të më shpëtonte”, tregoi ajo.

Ndërsa ishte e bllokuar, Fabiana arriti të lëvizte disa prej rrënojave për të çliruar këmbën e saj dhe gjeti një shishe ketchup dhe pak djathë të grirë, të cilat i konsumoi për të mbijetuar.

“Vetëm ketchup dhe djathi më mbajtën të vetëdijshme”, tha 12-vjeçarja.

Jashtë, nëna e saj, Karina Blanco, jetoi orë të tëra ankthi. Fillimisht mendoi se vajza kishte humbur jetën, por disa orë më vonë mori lajmin se ajo ishte ende gjallë nën rrënoja, shkruan BBC.

Pas disa përpjekjeve të ekipeve të shpëtimit dhe ndihmës së një vullnetari që arriti të komunikonte me vajzën, zjarrfikësit hapën një tunel drejt vendit ku ndodhej Fabiana.

Rreth 32 orë pas tërmetit, ajo u nxor e gjallë nga rrënojat, duke u ribashkuar me familjen e saj mes emocionesh të forta. Pamjet e momentit kur vajza shfaqet duke buzëqeshur nga vrima e hapur në rrënoja u bënë virale në Venezuelë.

Fabiana pësoi vetëm një frakturë në këmbën e majtë dhe disa plagë të lehta, ndërsa tani po rikuperohet pranë familjes së saj.

Sipas autoriteteve venezueliane, deri më tani nga tërmeti janë konfirmuar mbi 3.300 viktima, ndërsa mijëra persona të tjerë rezultojnë ende të zhdukur.

Next Post
Hoxha pas takimit me parlamentarët francezë: Franca mbetet një partner kyç në rrugën drejt BE-së

Hoxha pas takimit me parlamentarët francezë: Franca mbetet një partner kyç në rrugën drejt BE-së

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com