• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

E zbukuruar me mozaikë dhe afreske: Arkeologët zbulojnë një pishinë të shekullit të parë në Durrës

by Java News
09/05/2024 19:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gërmimet arkeologjike në oborrin e shkollës “Gjergj Kastrioti” të Durrësit, e cila  pritet t’i nënshtrohet rindërtimit të plotë, kanë nxjerrë në dritë fragmentet e një pishine me dysheme prej mozaiku, si dhe me faqe anësore të pikturuara me afreske.

Zbulimet e vazhdueshme në këtë territor i kanë bërë arkeologët mjaft të ndjeshëm për të ardhmen e të gjithë sipërfaqes ku tashmë është zbuluar një vilë rezidenciale, e shekullit të 1-2  të erës sonë.

“Durrësi i lashtë ka qenë një nga pikat e orientimit të Mesdheut, si për bregdetin Adriatik edhe për prapatokën ilire”, tha për BIRN prof. Luan Përzhita, i cili drejton gjatë kërkimeve aktuale një grup me rreth 20 specialistë, arkeologë, skicografë, ekspertë të mozaikëve e të tjerë.

Profesor Përzhita tha se në fillim të mijëvjeçarit të parë Durrësi ishte një pikë kontakti për perandorinë Romake. Qyteti jo më kot kishte prerjen e monedhave të veta, apo edhe bankat e veta.

Me zbulimet e reja specialistët arkeologë janë përqendruar në dy kuadratet e pishinës së sapo zbuluar dhe ku sipërfaqja e përgjithshme pritet të arrijë në 60 metra katrorë.

Përzhita është entuziast dhe nënvizon se elementet e mozaikëve janë një tregues i fuqisë ekonomike të qytetit, dhe nuk është habi që këto banesa të jenë shfrytëzuar edhe gjatë vizitave nga perandorë romakë.

Por prof. Luani është i kujdesshëm me parashikimet:

“Jemi në hapin e parë me pishinën e zbuluar sot.  Ajo i ka të gjitha parametrat e një pishine të shtruar me mozaik, që ka ngjyrë pane të alternuar me pikëzime, të cilat krijojnë disa kufizime katrorësh në ngjyrë të errët apo edhe të bardha. Ky duket të jetë edhe një kolorit për periudhën e fillim-mijëvjeçarit”, tha ai.

Sipas arkeologëve, në faqet anësore të pishinës kemi një element të ri, si afresku, ndërsa thellësia e pishinës ende e pazbuluar plotësisht arrin në 60 cm.

“Mendoni një pishinë me mozaik dhe me afresk, çka dëshmon për cilësinë e rezidencës, pikërisht atje ku ngrihej godina e shkollës së mesme “Gjjergj Kastrioti Skënderbeu”, tha Përzhita.

Në këtë territor para disa muajsh u zbulua edhe një banesë e shtruar me mozaik me motive floreale.  Godina e zbuluar dhe pishina e fundit ndodhen vetëm disa qindra metra larg amfiteatrit, dhe duket se niveli i jetesës së Durrësit në atë kohë ishte mjaft i lartë.

“Amfiteatri ishte një nga burimet më të rëndësishme për ekonominë e Dyrrahut antik dhe zbulimet arkeologjike pranë tij janë një dëshmi e dukshme e jetës së lulëzuar të qytetit”, tha prof. Përzhita.

Njëlloj si pranë stadiumeve të sotme, edhe atëherë pranë amfiteatrit ngriheshin objekte me qëllim  tregtimi, argëtimi apo bujtina.  Nga të dhënat e deri tanishme mësohet se qyteti ka jetuar me një nivel të lartë mirëqenieje deri në shekullin e katërt.

Mozaiku i zbuluar gjatë punimeve në vendin ku ndodhej shkolla “Gjergj Kastrioti” në Durrës dhe me thellësi prej 5-6 metra, mund të jetë më i madhi deri tani në qytetin antik dhe konservimi i tij në të ardhmen mund ti shtojë një vlerë të rëndësishme objekteve arkeologjike të deritanishme.

Një sit i tillë mund të kthehet në një objekt të vizitueshëm arkeologjik pasi ndodhet shumë afër Muzeut Arkeologjik dhe bulevardit “Taulantia”.

“Megjithëse kanë kaluar vetëm 10 ditë nga fillimi i punimeve po kuptojmë se kemi të bëjmë me një pasuri të jashtëzakonshme”, tha për BIRN prof. Luan Përzhita.

Ekspedita në këtë sit do të vijojë për afro dy muaj të tjerë dhe arkeologët shpresojnë të kuptojnë prej saj se çfarë ndodh në nëntokën e sipërfaqes ku u ngrit në vitin 1968 shkolla e mesme e përgjithshme “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.

Godina që u dëmtuar gjatë tërmetit të 26 nëntorit 2019 pritet të rindërtohet, pas monitorimin arkeologjik dhe përfundimeve të paraqitura nga grupi i drejtuar nga profesor Përzhita./birn

Next Post
Ngjarja tragjike: 3-vjeçari mbytet duke ngrënë rrush

Aksident pranë Pogradecit: Makina del nga rruga përplaset me barrierat, plagoset shoferja shpëton fëmija

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fortifikimi i kufirit evropian, ushtria gjermane vendos pengesa antitank në terrenin polak

Fortifikimi i kufirit evropian, ushtria gjermane vendos pengesa antitank në terrenin polak

August 21, 2026
Një gjak, dy ekipe: Përballja Shqipëri-Kosovë në Lojërat Mesdhetare, nën tingullin e këngës së Adem Jasharit

Një gjak, dy ekipe: Përballja Shqipëri-Kosovë në Lojërat Mesdhetare, nën tingullin e këngës së Adem Jasharit

August 21, 2026
Begaj në Itali, pritet nga Mattarella e Meloni, mbështet kuqezinjtë në Lojërat Mesdhetare

Begaj në Itali, pritet nga Mattarella e Meloni, mbështet kuqezinjtë në Lojërat Mesdhetare

August 21, 2026
Të paktën 14 të vrarë pas një sulmi rus ndaj një qendre tregtare në Ukrainë -

Të paktën 14 të vrarë pas një sulmi rus ndaj një qendre tregtare në Ukrainë –

August 21, 2026
Vatër e fuqishme zjarri pranë kufirit greko-shqiptar, flakët përpijnë hektarë me pyje e bimësi!

E fundit: 8 vatra zjarri mbeten aktive, shpëtohen disa banesa në Pukë e Mirditë, ndërhyrje nga ajri në Dukat!

August 21, 2026
Piratët rrëmbejnë një cisternë të lidhur me Iranin -

Piratët rrëmbejnë një cisternë të lidhur me Iranin –

August 21, 2026
Gabimi në “shtëpinë e barit”, si e pësoi 20-vjeçari shqiptar në Britani

Vendimi i gjykatës britanike mund të pengojë deportimin e viktimave shqiptare të trafikimit

August 21, 2026
La vajzën 11-vjeçare vetëm për dy ditë për të ndjekur ndeshjen në Elbasan, babai nën hetim në Qipro

La vajzën 11-vjeçare vetëm për dy ditë për të ndjekur ndeshjen në Elbasan, babai nën hetim në Qipro

August 21, 2026
Dita e 83-të / Protestuesi paralajmëron përshkallëzim në shtator: Do të bllokojmë rrugët!

Dita e 83-të / Protestuesi paralajmëron përshkallëzim në shtator: Do të bllokojmë rrugët!

August 21, 2026
Zyrtare/ Një tjetër anglez për Interin, prezantohet mesfushori

Zyrtare/ Një tjetër anglez për Interin, prezantohet mesfushori

August 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com