• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“E vrava se më prishi gjumin”… bukëpjekësi shqiptar dënohet me 30 vjet burg në Itali

by Java News
25/11/2016 21:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I shqetësuar nga zhurma që bëhej në apartamentin ngjitur me të tijin, natën e 26 nëntorit 2015, bukëpjekësi shqiptar Lorenc Prifti vrau në gjaknxehtësi e sipër ekonomistin italian Francesco Maria Pennacchi.

Ngjarja që ndodhi në Velletri tronditi mbarë opinionin, sidomos pas arsyetimit të shqiptarit se e vrau fqinjin e tij që kishte një zyrë kontabiliteti ngjitur me të, pasi i kishte prishur gjumin. Isabella De Angelis ishte gjyqtarja që i vuri kapak kësaj historie, duke dhënë sot vendimin për ta dënuar me 30 vjet burg Lorencin, ashtu si më herët kishte edhe prokuroria, ndonëse nëna e viktimës kishte kërkuar një masë më të rënde me anë të një letre që e kishte çuar deri në zyrën e presidentit.capture1

SI NDODHI NGJARJA NJË VIT MË PARË

Ngjajra e rëndë ndodhi mbrëmjen e 26 nëntorit teksa Prifti kthehej në banesën e tij në rrugën Volsci pas orës 23:00 të mbrëmjes. Me të hyrë në banesë dëgjoi që në zyrën e ekonomistit Francesco Maria Pennacchi vinin zhurma, ky i fundit po bënte muhabet me dy miq. Ekonomisti kishte shkuar në zyrë për të mbaruar disa pune, ndërsa kishte zhvendosur edhe një kompjuter, por i mërzitur nga zhurma shqiptari nuk ka duruar më, ka marrë një thikë dhe i ka trokitur në derë. Siç ka deklaruar edhe prokurori, thikën e ka mbajtur të fshehur në pantallona, derisa fqinji i ka hapur derën. Pasi ka bërë sherr me të, e ka qëlluar me thikë. Të njëjtën gjë ka dashur të bëjë edhe me miqtë e tij.

PROTESTAT

Pas arrestimit të shqiptarit për aktin e rëndë, protesta të shumta janë zhvilluar në Velletri të Italisë. Ndërsa sot qindra njerëz me fotot e ekonomistit në dorë kërkuan drejtësi për të, para gjykatës.

Në lidhje me vendimin, vëllai i viktimës është shprehur i kënaqur, “Ne bëmë thirrje për drejtësi dhe drejtësia është dhënë. Është dhënë maksimumi për autorin”,- tha ai./bw/a.k

Next Post
A do Serbia nga NATO kontrollin e hapësirës ajrore të Kosovës?!

A do Serbia nga NATO kontrollin e hapësirës ajrore të Kosovës?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Protestat kanë kaluar në anarki”, analisti: Opozita është më larg pushtetit se kurrë!

“Protestat kanë kaluar në anarki”, analisti: Opozita është më larg pushtetit se kurrë!

July 21, 2026
Çamëria nuk falet

Rinovimi i PD, si protesta e flamingove

July 21, 2026
Nisin punimet për 223 apartamente të reja në Kombinat, Koçiu: Do t’u shpërndahen familjeve përfituese

Nisin punimet për 223 apartamente të reja në Kombinat, Koçiu: Do t’u shpërndahen familjeve përfituese

July 21, 2026
Dalin pamje të reja brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës shihet me një thes në dorë (VIDEO)

Dalin pamje të reja brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës shihet me një thes në dorë (VIDEO)

July 21, 2026
Trump: Irani shkeli marrëveshjen brenda një ore, SHBA reagoi me bombardime

Financial Times: Trump përgatit një valë të re tarifash doganore ndaj rreth 60 vendeve

July 21, 2026
Bislimi: Kurti po luan lojë të dyfishtë për ta çuar Kosovën në zgjedhje

Bislimi: Kurti po luan lojë të dyfishtë për ta çuar Kosovën në zgjedhje

July 21, 2026
Alarm për stuhi të fuqishme në Ballkan, në zonën e rrezikut përfshihet edhe Shqipëria

Alarm për stuhi të fuqishme në Ballkan, në zonën e rrezikut përfshihet edhe Shqipëria

July 21, 2026
Turqia bllokon projektin 27 miliardë euro të NATO-s

Turqia bllokon projektin 27 miliardë euro të NATO-s

July 21, 2026
Banori që humbi ndërtimin në Theth përfiton nga Paketa e Maleve, Rama: Do të të mbështesim të bësh diçka fantastike

Banori që humbi ndërtimin në Theth përfiton nga Paketa e Maleve, Rama: Do të të mbështesim të bësh diçka fantastike

July 21, 2026
Investigimi/ Nga Amerika Latine në Kosovë: Si trafikohen gra për shërbime seksuale?

Investigimi/ Nga Amerika Latine në Kosovë: Si trafikohen gra për shërbime seksuale?

July 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In