• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“E vranë për 10 mijë euro”, gazetari zbulon detajet e vrasjes së Renis Dobrës: Ditën e ngjarjes shkoi në Burrel për…

by E S
19/07/2025 18:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetari i kronikës në News24, Igli Çelmeta, ka treguar në emisionin “Kjo Javë” detaje rreth rrëmbimit dhe vrasjes së 22-vjeçarit Renis Dobra më 8 korrik në liqenin e Shkopetit.

Çelmeta zbulon se Dobra nuk kishte para mjaftueshëm as për të ndërruar ekranin e celularit dhe dëshmitë e ditës së ngjarjes e tregojnë këtë. Madje edhe gaz makinës i ka futur vetëm 3 mijë lekë të vjetra, pasi nuk kishte. Por ajo që e bën edhe më tragjike këtë vrasje është fakti se ai është eliminuar për 10 mijë euro…

Nisida Tufa: Si ndodhi dinamika e ditës së vrasjes?

Igli Çelmeta: “Atë ditë Renis Dobra kishte shkuar në Burrel për të ndërruar ekranin e telefonit celular, madje atë ditë nuk kishte arritur ta ndërronte për shkak se nuk kishte shumën monetare për ta paguar. Më pas ka komunikuar me të atin e tij, ku i ka thënë se do të kthehej për në banesë rreth orës 21:30 minuta të datës 8 korrik. Ka pasur automjetin e babait të tij, që më pas u gjet në liqenin e Shkopetit. Ka ndalur në një karburant ku ka furnizuar automjetin me 3 mijë lekë të vjetra gaz, pasi nuk ka pasur më shumë të holla. Më pas është nisur drejt banesës së tij, ku e kanë ndjekur autorët e dyshuar, që mendohet të jenë 4 persona, të cilët prej datës 5 korrik kanë vëzhguar dhe monitoruar të gjitha lëvizjet e 22 vjeçarit.”

Nisida Tufa: Fillimisht ndjekja sa ka qenë?

Igli Çelmeta: “Fillimisht autorët e dyshuar kanë marrë automjet me qira, të cilët kanë lëvizur në qytetin e Burrelit dhe më pas në fshatin Zenishtë ku kishte banesën Dobra. Kanë parë që rruga ka qenë e prishur, pasi automjeti Golf 7 nuk mund të lëvizte me shpejtësi, kështu që një ditë më pas kanë ndërruar automjet, kanë marrë një Hyndai dhe Range Rover. Kur është ndjekur në drejtim të banesës ka qenë Hyndai i bardhë, më pas edhe Range Rover. I kanë bërë pritë rreth 950 m larg banesës së tij. Në ato momente ka qenë duke kaluar edhe një i afërm i viktimës, që ka parë momentin kur autorët i kanë prerë rrugën. Autorët i kanë thënë kushëririt të Dobrës të largohej dhe i afërmi ka dyshuar se kanë qenë forca operacionale të policisë. Kushëriri ka lajmëruar babanë e Renisit dhe kanë shkuar në komisariatin e Burrelit nëse është arrestuar 22-vjeçari.

Aty është kuptuar se kemi të bëjmë me një ngjarje kriminale, një rrëmbim. Familjarët kanë nisur kërkimet për gjetjen e djalit të tyre. Por ngjarja ka ndodhur rreth 30 km larg nga ku është rrëmbyer Renis Dobra. Fillimisht ka qenë babai i cili ka gjetur shapkën e djalit në rrugë. Trupi është gjetur nga familjarët rreth orës 4 të mëngjesit. Pastaj është lajmëruar policia dhe ka nisur zbardhja e ngjarjes e ndihmuar edhe nga dëshmitë e familjarëve, të cilët kanë arritur edhe ata të sigurojnë pamje të kamerave, sidomos atyre afër banesës. Kjo ngjarje është e mirëmenduar dhe e përgatitur për ta vrarë.

Sipas hetimeve, autorët në fillim kanë dashur ta hedhin 22 vjeçarin së bashku me automjetin në urën e Ulzës. Duken gjurmët teksa kanë tentuar ta hidhnin aty. Pasi kanë dështuar aty, kanë shkuar më tutje në liqenin e Shkopetit, ku kanë realizuar synimin e tyre. Ajo që është më tragjike është fakti se autorët e kanë eliminuar Renis Dobrës për një shumë prej 10 mijë eurosh që kishte kushtuar lënda narkotike në Gjermani, të cilën mendohet se Dobrës ia ka kapur policia”, tha ai.

Next Post
Publikoi videon e tradhtisë që u bë virale në gjithë botën, vajza: S’doja të shkaktoja dramë, por…

Publikoi videon e tradhtisë që u bë virale në gjithë botën, vajza: S’doja të shkaktoja dramë, por...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Lojë luftash“ me Kavajën!

Përse PD nuk ka propozime reale për reformën zgjedhore?

November 13, 2026
Bllokohet zona e Dukagjinit, përkeqësohet situata nga rrëshqitjet e gurëve e dherave, autoritetet: Mos kaloni në akset me rrezik!

Bllokohet zona e Dukagjinit, përkeqësohet situata nga rrëshqitjet e gurëve e dherave, autoritetet: Mos kaloni në akset me rrezik!

November 13, 2026
Pagesa deri në 280 paund dita, organizatat shqiptare zgjerojnë ‘perandorinë’ e kokainës në Britani! Rekrutojnë shpërndarës përmes TikTok-ut

Pagesa deri në 280 paund dita, organizatat shqiptare zgjerojnë ‘perandorinë’ e kokainës në Britani! Rekrutojnë shpërndarës përmes TikTok-ut

November 13, 2026
Samiti i Dublinit, 40 shtete mesazh Rusisë: Nuk i takon Moskës që të vendosë mbi sigurinë dhe aleancën e Ukrainës me Evropën!

Samiti i Dublinit, 40 shtete mesazh Rusisë: Nuk i takon Moskës që të vendosë mbi sigurinë dhe aleancën e Ukrainës me Evropën!

November 13, 2026
Berisha akuza nga Kukësi: Rama kërkon ta kthejë Shqipërinë në çiflig të drogës dhe mafies, po dëbon shqiptarët!

Berisha akuza nga Kukësi: Rama kërkon ta kthejë Shqipërinë në çiflig të drogës dhe mafies, po dëbon shqiptarët!

November 13, 2026
Zyrtarizohet Pochettino, trajneri i 9-të i Manchester United në 13 vitet e fundit!

Zyrtarizohet Pochettino, trajneri i 9-të i Manchester United në 13 vitet e fundit!

November 13, 2026
Ministrja Spahiu: Rritet buxheti për Shëndetësinë, Instituti Kombëtar i Onkologjisë nis funksionimin në janar!

Ministrja Spahiu: Rritet buxheti për Shëndetësinë, Instituti Kombëtar i Onkologjisë nis funksionimin në janar!

November 13, 2026
Zbulohet celular në burgun e Shkodrës pas kontrolleve në qeli, edhe AMP nis hetimet për zbulimin e autorit!

Zbulohet celular në burgun e Shkodrës pas kontrolleve në qeli, edhe AMP nis hetimet për zbulimin e autorit!

November 13, 2026
Dalin para Gjykatës së Tiranës 22 protestues të arrestuar, 12 prej tyre lihen në detyrim paraqitje

Fantazma e kandidatëve të protestës

November 13, 2026
Momente paniku dhe sikleti në festën e yjeve në Los Angeles, aktorja Emma Watson rrëzohet keq në tapetin e luksit (FOTO)

Momente paniku dhe sikleti në festën e yjeve në Los Angeles, aktorja Emma Watson rrëzohet keq në tapetin e luksit (FOTO)

November 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In