• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“E vranë dhe më pas i dogjën trupin”/ Shqiptari gjendet pa shenja jete në një makinë në Itali. Ekspertët dyshojnë se…

by Java News
01/09/2022 11:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mediat italiane shkruajnë se një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Rodenga të Breshias, ku brenda një makine Range Rover është gjetur i djegur trupi i një personi.

Trupi u gjet në bagazhin e makinës, ndërsa viktima është një burrë rreth 40 vjeç me shtetësi të Kosovës.

Mediat në vendin fqinj ngrenë dyshime se burri mund të jetë vrarë diku tjetër dhe më pas trupi i tij është djegur brenda automjetit Range Rover.

Vrasja dyshohet se është bërë me armë zjarri e më pas trupi është djegur. Fouristrada rezulton në pronësi të një tjetër shtetasi të Kosovës, një 34-vjeçari me banim në Rovato e dyshohet se ai e njihte viktimën.

Hetimet

Mësohet se 40-vjeçarit të gjetur të vdekur i është bërë autopsia. Rezultatet e autopsisë do të zbulojnë edhe më saktë atë që ndodhi me viktimën, nëse ai u vra menjëherë me armë zjarri apo nëse i është vënë flaka kur ishte ende gjallë.

Viktima rezulton se ka qenë person problematik, i skeduar për trafik droge dhe trafik të armëve. Autoritetet italiane kanë dyshime se vrasja mund të jetë kryer nga profesionistë ose anëtarë të një grupi të strukturuar kriminal. Për rastin është hapur dosje për veprën penale të vrasjes me dashje.

Si u gjet makina e braktisur

Makina e djegur u gjet herët pasditen e së hënës në një fshat periferik të Breshias. Agjentët e policisë ndërkomunale lokale të Palazzolo-s dhe Erbusco-s dhanë alarmin: trupi u gjet (në bagazh) kur mbërriti Brigada e Zjarrfikësve.

Në vendngjarje arritën karabinierët, por edhe anëtarët nga Seksioni i Hetimeve Shkencore. Range Rover do të ishte pikasur nga kamerat për herë të fundit në mëngjesin e së hënës rreth orës 10:00, në territorin e Capriolos.

g.kosovari

Next Post
VIDEO+FOTO/ Anija më e madhe në botë me kosto 1.2 mld £ do të shitet për skrap para se të lundronte, pronarët falimentuan gjatë ndërtimit

VIDEO+FOTO/ Anija më e madhe në botë me kosto 1.2 mld £ do të shitet për skrap para se të lundronte, pronarët falimentuan gjatë ndërtimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vizita zyrtare e Albin Kurtit në Francë, reagon Vuçiç: Kërkon kushte kundër popullit serb

Vizita zyrtare e Albin Kurtit në Francë, reagon Vuçiç: Kërkon kushte kundër popullit serb

March 27, 2026
Shqiptari sfidon drejtësinë italiane, thyen arrestin shtëpiak dhe del nëpër qytet për të trafikuar kokainë

Shqiptari sfidon drejtësinë italiane, thyen arrestin shtëpiak dhe del nëpër qytet për të trafikuar kokainë

March 27, 2026
“Luftë” edhe në futboll, SHBA mund të përplaset me Iranin në Botëror menjëherë pas grupeve

“Luftë” edhe në futboll, SHBA mund të përplaset me Iranin në Botëror menjëherë pas grupeve

March 27, 2026
Berisha: Shqipëria pa minimum jetik, qytetarët po përballen me një krizë të rëndë

Berisha: Shqipëria pa minimum jetik, qytetarët po përballen me një krizë të rëndë

March 27, 2026
Berisha hodhi mbi Ramën “përgjegjësinë” për kërcënimin ndaj Kalasë, Evi Kokalari publikon meszhin: Këta të PD janë kllouna, jam pa fjalë

Berisha hodhi mbi Ramën “përgjegjësinë” për kërcënimin ndaj Kalasë, Evi Kokalari publikon meszhin: Këta të PD janë kllouna, jam pa fjalë

March 27, 2026
A do përdorë SHBA trupa tokësore në Iran dhe kur pritet të përfundojë lufta? Rubio jep informacionet e rëndësishme

A do përdorë SHBA trupa tokësore në Iran dhe kur pritet të përfundojë lufta? Rubio jep informacionet e rëndësishme

March 27, 2026
Kuvendi shpenzoi 200 milionë lekë për dieta, karburant dhe qiratë e deputetëve në vitin 2025, zbardhen të dhënat

Kuvendi shpenzoi 200 milionë lekë për dieta, karburant dhe qiratë e deputetëve në vitin 2025, zbardhen të dhënat

March 27, 2026
Van Horn takim me zv.kryeministren dhe ministrat e rinj: E rëndësishme lufta kundër krimit të organizuar dhe marrëveshje të drejta për kompanitë amerikane

Van Horn takim me zv.kryeministren dhe ministrat e rinj: E rëndësishme lufta kundër krimit të organizuar dhe marrëveshje të drejta për kompanitë amerikane

March 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etika e Frashërit dhe Gjadrit për ambicien?!

March 27, 2026
JD Vance telefonatë të tensionuar me Netanyahun, akuza se manipuloi Donald Trump për luftën me Iranin

JD Vance telefonatë të tensionuar me Netanyahun, akuza se manipuloi Donald Trump për luftën me Iranin

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In