• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“E vizitoj shpesh Shqipërinë”/ Sindi Manushi, shqiptarja e parë kryebashkiake në Itali, rrëfen vështirësitë e emigrimit

by Java News
23/06/2023 20:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sindi Manushi u bë e para shqiptare që u vendos në krye të një bashkie në Itali. Tanimë, kryebashkiake e Pieve di Cadore, Sindi Manushi, tregon se si ajo dhe familja e saj kanë emigruar në Itali.

Sindi Manushi: Unë gjithmonë kam jetuar në Elbasan para se të vija këtu.

Si u zhvendosët në Itali, kush e mori vendimin? Si e kujton edhe pse ke qenë shumë e vogël?

Sindi Manushi: Po, kam qenë e vogël, por ato kujtimet kanë qenë shumë të qarta në mendjen time. Ka ardhur xhaxhi këtu në vitet 90’, kjo është zonë turistike, malore. Erdhi xhaxhi dhe punonte si kuzhiner dhe më pas erdhi dhe babai im. Ne erdhëm 3 vite pasi kishte ardhur babai këtu. Si babai, edhe xhaxhi erdhën në mënyrë klandestine këtu. Ne erdhëm me letra, plus që fillimet e viteve 2000, opinioni për shqiptarët këtu ishte disi ndryshe. Në vitet 90’ kishte shumë paragjykime, ndërsa në vitet 2000 opinioni kishte filluar të ndryshonte.

Për një 9-vjeçare që ishte lindur dhe rritur në Elbasan dhe transferohet në një jetë krejtësisht të re, sa e vështirë ishte?

Sindi Manushi: Plot e vështirë sepse Pieve është ndryshe nga Elbasani, këtu është një vend i vogël, ajri është shumë i pastër, nuk ka metalurgji këtu, ka shumë borë, është shumë ftohtë. Edhe njerëzit janë të ftohtë, mirëpo kur fillojnë të të njohin, ata paragjykimet e para nuk llogariten dhe hapen, janë njerëz të sinqertë.

Çfarë studimi ke marrë?

Sindi Manushi: Deri në klasë të tretë kam studiuar në Shqipëri, pastaj këtu kam mbaruar gjimnazin e përgjithshëm dhe më pas kam studiuar Juridik në Trento. U ktheva sepse nuk më pëlqejnë qytetet e mesme, nuk i kam të miat. Zgjodha të kthehem këtu në Pieve.

Si vendose të kandidoje për kryetare bashkie?

Sindi Manushi: Vendosa gradualisht sepse në fillim nuk kisha fare idenë që të kandidoja vetë sepse e dija që ishte një zgjedhje që do të merrte shumë kohë në profesionin tim, unë jam avokate. Por ngjarjet rrodhën në mënyrë të tillë që vetë të tjerët më kërkuan. Kur po mblidheshin njerëzit të krijonin listën, fillimisht ishin shumë kandidatë të tjerë para meje, mirëpo ato nuk arritën të kishin konsensusin që të tjerët më dhanë mua dhe lindi natyrshëm le të themi.

Sa interesante ishte fushata juaj, sa e ke shijuar këtë fushatë?

Sindi Manushi: E kam shijuar shumë. Ka qenë dhe shumë e lodhshme me thënë të drejtën. Këtu qyteti është shumë i vogël, mirëpo njerëzit të duan aty, të jesh shumë i përpiktë, t’i takosh të gjitha ata që kanë dyqanet, që kanë bizneset, vullnetarët e kështu me radhë. Njerëzit duken të paktë, por për një muaj është e vështirë që t’i takosh të gjithë.

Cili është prioriteti i Pieve di Cadore? Me se merret më shumë qyteza. Ku është e përqendruar?

Sindi Manushi: Ka pasur një industri shumë të fortë deri në fillimet e viteve 2000 të syzeve. Këtu janë krijuar shumë marka syzesh, por në fillimet e viteve 2000 plasi një krizë shumë e madhe, kështu që fabrikat e syzeve u spostuan dhe këtu mbeti turizmi, kemi vende shumë të bukura.

Sa është popullata e bashkisë që ju drejtoni?

3,600-3,800 vetë. Italia është vend shumë i plakur në përgjithësi. Popullsia është shumë e plakur.

Cilat janë prioritetet që do të keni në punën tuaja?

Sindi Manushi: Janë të shumta, por janë shërbimet sociale pikë së pari. Janë pikërisht sepse popullsia është goxha e plakur sepse ka shumë nevojë që çdokush t’i rrijë afër. Kemi problemin dhe të migracionit. Plus që është edhe “potencimi” i turizmit që duhet medoemos që të ecë përpara.

A ktheheni shpesh në Shqipëri, apo e vizitoni Shqipërinë?

Sindi Manushi: Unë vij 1 herë në vit zakonisht në Shqipëri. Vij takoj gjyshen, tezen në Elbasan, por nuk rri gjatë, jo më shumë se 10 ditë.

A e gjen të ndryshuar Shqipërinë nga Shqipëria e kujtimeve të tua?

Sindi Manushi: Po, shumë totalisht. Qyteti që e gjen gjithmonë më ndryshe është Tirana. Unë Tiranën e kam përjetuar goxha kur kam qenë e vogël sepse hallën e kisha në Tiranë dhe unë shkoja shpesh tek ajo tek “Rruga e Kavajës”. Tirana e viteve 90’ është shumë ndryshe nga Tirana tani. E preferoj Tiranën atëherë me thënë të drejtën. Nuk e pëlqej Tiranën tani.

Meqenëse ju jeni një emigrante që shkuat në Itali, ndërkohë keni arritur në një nivel të lartë pasi jeni e para shqiptare që zgjidheni kryetare bashkie në Itali, cili është mesazhi që mund të jepni për të rinjtë dhe njerëzit të cilët i hyjnë rrugës së emigracionit, ose kanë frikë nga kjo rrugë?

Sindi Manushi: Mesazhi është që shkolla dhe të paktën në historinë time, shkolla ka bërë që unë të arrija deri këtu dhe të arsimohesha. Arsimi bën shumë.

Next Post
“Mundësi informimi për këdo…”/ Kalendari Turistik Kombëtar 2023, Rama: Ka vende pune dhe paga konkurruese në industrinë e turizmit

"Mundësi informimi për këdo..."/ Kalendari Turistik Kombëtar 2023, Rama: Ka vende pune dhe paga konkurruese në industrinë e turizmit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Referencat rrisin detyrimet ndaj taksave, tarifa e ndërtesës dhe infrastrukturës më e shtrenjtë përgjatë bregdetit

TVSH-ja rritet nga 6% në 10%, operatorët turistikë në Vlorë kërkojnë të rishikohet vendimi!

November 3, 2026
Si funksionon procesi i numërimit të votave dhe kur do të shpallen rezultatet e zgjedhjeve në SHBA

Si funksionon procesi i numërimit të votave dhe kur do të shpallen rezultatet e zgjedhjeve në SHBA

November 3, 2026
Ndodh çudia në SHBA! Votoi në katër zgjedhje amerikane pa pasur të drejtë vote, ICE arreston italianin 72-vjeçar në New Jersey

Ndodh çudia në SHBA! Votoi në katër zgjedhje amerikane pa pasur të drejtë vote, ICE arreston italianin 72-vjeçar në New Jersey

November 3, 2026
Aksident i dyfishtë në aksin Rrogozhinë-Lushnjë, plagosen drejtuesit e mjeteve! Njëra nga makinat…

Aksident i dyfishtë në aksin Rrogozhinë-Lushnjë, plagosen drejtuesit e mjeteve! Njëra nga makinat…

November 3, 2026
Defekte në sistemet elektronike, probleme me votimin në Florida dhe Nju Jork

Defekte në sistemet elektronike, probleme me votimin në Florida dhe Nju Jork

November 3, 2026
“Dëm i madh në shtet”, Xhavit Shala: Punonjësit e SHISH të habitur. Si nuk e kuptoi Hyseni që po përgjohej?!

“Trump do të ketë shumë probleme”, Shala: Amerikanët janë shumë të ndjeshëm për çështjet e sigurisë

November 3, 2026
Protestat për Arlinda Zekajn: Qytetarët kërkojnë shkarkimin e dy ministrave dhe dorëheqjen e kryetarit të Pejës

Protestat për Arlinda Zekajn: Qytetarët kërkojnë shkarkimin e dy ministrave dhe dorëheqjen e kryetarit të Pejës

November 3, 2026
Kandidati shqiptar në SHBA: Populli është lodhur nga Trump, luftrat kanë rritur kostot e jetesës

Kandidati shqiptar në SHBA: Populli është lodhur nga Trump, luftrat kanë rritur kostot e jetesës

November 3, 2026
Pse Teksasi konservator është kaq i rëndësishëm për Trumpin

Pse Teksasi konservator është kaq i rëndësishëm për Trumpin

November 3, 2026
Zgjedhjet në SHBA, ekspertët parashikojnë se konfirmimi i rezultateve mund të marrë javë në disa shtete

Zgjedhjet në SHBA, ekspertët parashikojnë se konfirmimi i rezultateve mund të marrë javë në disa shtete

November 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In