• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, May 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

E vetmja vaksinë me një dozë/ Johnson & Johnson merr mbështetjen e ekspertëve FDA për përdorim.

by Java News
27/02/2021 09:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një panel këshillimor ekspertësh i Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave (FDA) votoi të premten në favor të autorizimit të vaksinës me një dozë ndaj COVID-19 të kompanisë Johnson & Johnson për përdorim emergjence, duke e afruar atë një hap më pranë shpërndarjes në Shtetet e Bashkuara.

FDA-ja ka të ngjarë të autorizojë vaksinën për përdorim emergjent brenda një dite apo më shumë, duke e bërë atë vaksinën e tretë të disponueshme në Shtetet e Bashkuara dhe të vetmen vaksinë me vetëm një dozë.

Paneli i përbërë nga mjekë, ekspertë të sëmundjeve infektive dhe studiues të mjekësisë votuan unanimisht se përfitimet e vaksinës tejkalojnë rreziqet e saj tek njerëzit e moshës 18 vjeç e lart.

Kompania J&J ka thënë se do të jetë në gjendje të dërgojë tre deri në katër milionë doza të vaksinës javën e ardhshme nëse merr autorizimin e përdorimit emergjent, siç pritet.

Më shumë se 50 milionë doza vaksinash janë administruar në të gjithë vendin, një moment historik që u vu në dukje të enjten nga Presidenti Joe Biden.

Por shfaqja e varianteve shumë ngjitëse të virusit vetëm ka rritur urgjencën për të imunizuar qindra miliona njerëz më shumë ndaj një virusi që ka marrë jetët e më shumë se gjysmë milioni njerëzve në Shtetet e Bashkuara.

Kreu i Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve të premten shprehu shqetësimin se një rënie e kohëve të fundit në rastet e COVID-19 në Shtetet e Bashkuara mund të ndalet.

Në një provë klinike me 44’000 persona, vaksina e kompanisë J&J në përgjithësi ishte 66% efektive në parandalimin e rasteve të moderuara deri në ato të rënda të COVID-19, krahasuar me injeksionet e placebos.

Vaksinat me dy doza të prodhuara nga kompania Pfizer Inc në bashkëpunim me kompaninë BioNTech SE dhe nga kompania Moderna Inc ishin rreth 95% të efektshme në provat kryesore klinike. Ekspertët paralajmëruan që të mos bëhet shumë një dallim midis vaksinave sepse provat klinike kishin qëllime disi të ndryshme dhe më e rëndësishmja, studimet për vaksinat e Pfizer / BioNtech dhe Modernas ishin kryer para se të shfaqeshin variantet më ngjitëse të virusit në Afrikën e Jugut, Brazil dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Prova klinike e kompanisë J & J ishte duke u zhvilluar kur variantet e reja po qarkullonin dhe madje po mbizotëronin në disa nga vendet ku u testua.

Gjithsesi, vaksina e saj ishte 100% efektive në parandalimin e shtrimeve në spital 28 ditë pas vaksinimit dhe nuk pati vdekje nga COVID-19 në radhët e personave që morën vaksinën.

Gjatë takimit, një drejtues i kompanisë J&J tha se kompania po zhvillonte një vaksinë të gjeneratës së dytë që do të synonte variantin shqetësues të Afrikës së Jugut dhe do të jetë gati për të filluar provat e Fazës 1 deri në këtë verë.

Vaksina e kompanisë J&J mund të ruhet në temperatura normale frigoriferike, duke e bërë shpërndarjen më të lehtë sesa për dozat e kompanive Pfizer / BioNTech dhe Moderna që përdorin teknologjinë RNA dhe transportohen të ngrira.

Vaksina e kompanisë J & J përdor një virus inaktiv të zakonshëm të njohur si “adenovirusi tip 26” për të futur proteina të koronavirusit në qelizat në trup dhe për të shkaktuar një përgjigje imune./VOA

g/kosovari

Next Post
Nora Malaj e LSI e bindur: Në 25 prill, 1 mln e 500 mijë vota do t’i jepen opozitës

Nora Malaj e LSI e bindur: Në 25 prill, 1 mln e 500 mijë vota do t’i jepen opozitës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

OPEC+ mblidhet për herë të parë pas largimit të Emirateve të Bashkuara, bie dakord për rritjen e prodhimit të naftës

OPEC+ mblidhet për herë të parë pas largimit të Emirateve të Bashkuara, bie dakord për rritjen e prodhimit të naftës

May 3, 2026
I dyshuar për skandalin e mbetjeve toksike të kompanisë Kurum, arrestohet në spital 55-vjeçari

I dyshuar për skandalin e mbetjeve toksike të kompanisë Kurum, arrestohet në spital 55-vjeçari

May 3, 2026
Pas Vlorës, edhe Lezha tarifa të reja për plazhet publike! Shezlonet nga 300 lekë deri në 2 mijë lekë

Pas Vlorës, edhe Lezha tarifa të reja për plazhet publike! Shezlonet nga 300 lekë deri në 2 mijë lekë

May 3, 2026
“Hante dreka darka me ata që unë i godisja më shumë”, Salianji i përgjigjet Berishës: I vetmi politikan në PD i lidhur me krimin

“Hante dreka darka me ata që unë i godisja më shumë”, Salianji i përgjigjet Berishës: I vetmi politikan në PD i lidhur me krimin

May 3, 2026
Përshkallëzimi i luftës në Lindjen e Mesme, Irani: SHBA ka afat një muaj t’i japë fund bllokadës detare

Përshkallëzimi i luftës në Lindjen e Mesme, Irani: SHBA ka afat një muaj t’i japë fund bllokadës detare

May 3, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 4 maj 2026

May 3, 2026
Sekuestrohet në Tiranë “Audi SQ8” i vjedhur në Itali, procedohet 44-vjeçari

Sekuestrohet në Tiranë “Audi SQ8” i vjedhur në Itali, procedohet 44-vjeçari

May 3, 2026
Mostakimi i McAllister me Berishën, mesazh për të gjithë klasën politike

PROFIL! Dita e parë e gjyqit në tokë… e Ilir Metës

May 3, 2026
Berisha sulmon kundërshtarët brenda PD: Rama e kapi për fyti Bashën, kishte dy dosje

Berisha sulmon kundërshtarët brenda PD: Rama e kapi për fyti Bashën, kishte dy dosje

May 3, 2026
Një i plagosur pas sherrit mes disa të rinjve në një lavazh në Fier, arratiset autori

Një i plagosur pas sherrit mes disa të rinjve në një lavazh në Fier, arratiset autori

May 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In