• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘E vetmja shpresë për COVID’/ Koraqi: Vaksina në Shqipëri vjen brenda mars-prillit

by Java News
01/12/2020 09:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shefi i Mikrobiologjisë në QSUT, Andi Koraqi shprehet i prerë se vaksina është i vetmi shpëtim për COVID-19 dhe ajo sipas tij do të vijë në vendin tonë në muajt mars-prill.

Koraqi tha për emisionin “5 Pyetje nga Babaramo” se Shqipëria i garanton të gjitha kushtet për transportimin e vaksinës, e cila kërkon mbajtje të saj në dhjetëra gradë nën zero.

“Shpresa e vetme deri tani është vaksina ose gjetja e një medikamenti që lufton drejtpërdrejtë covid19. Medikamenti ende nuk është gjetur, dhe vaksina mbetet shpresa e vetme. Ardhja e vaksinës varet nga prodhimi nga sasia, pastaj është shteti me distributoret farmaceutike, duhet të respektohet sistemi i transportit, këtu ekziston dhe nuk është e vështirë transporti i vaksinave. Brenda mars-prillit vaksina duhet të ketë ardhur”, tha Koraqi.

Në lidhje me mbledhjet e komitetit teknik të ekspertëve për pandeminë, Koraqi tha se mblidhet sa herë që ka diçka për të diskutuar dhe e thërret kryetari i saj që është Mira Rakacolli, ndërsa shtoi se “komiteti nuk ka opsion vendimmarrës por sugjeron dhe rekomandon atë që mendon të arsyeshëm.”

Mjeku Koraqi tha se ka pasur debate për shkollat dhe se për të ato duhet të ishin mbyllur pasi ato të rinjtë edhe pse nuk preken nga COVID-19, janë transportues të saj. Koraqi tha se nuk ka rëndësi rritja e testeve, por duhet një gjurmim i mirë i rasteve pozitive në mënyrë që të ndalet cikli i transmetimit.

“Ajo që duhet bërë është gjurmimi i rasteve pozitive dhe jo rritja e testimeve. Supozojmë se testojmë të gjithë shqiptarët dhe ai informacion është i vlefshëm vetëm në atë moment, pas dy orësh mund të ndryshojë. Prandaj e rëndësishme është gjurmimi i rasteve. Për shkollat ka pasur debat, unë kam qenë për mbyllje. Për mua janë grumbullime që shërbejnë si bazë për përhapjen e virusit. Megjithëse faktet tregojnë se nuk rritje të shifrave të këtyre grupmoshave, por nga ana tjetër mund të jenë asimptomatik dhe ndikojnë në përhapjen e virusit. Akoma nuk është gjetur pse grumoshat deri në 14 vjec preken shume pak n ga covid19 ose janë asimptomatik, kjo është ende enigmë”, tha Koraqi.

g.kosovari

Next Post

Basha reagon pas raportit të FMN për Shqipërinë: Konfirmon atë që i kemi kërkuar qeverisë për muaj me radhë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

March 12, 2026
“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

March 12, 2026
“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

March 12, 2026
Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

March 12, 2026
“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

March 12, 2026
Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

March 12, 2026
Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

March 12, 2026
Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

March 12, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

March 12, 2026
Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In