• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

E vetmja që i shpëtoi masakrës në çerdhen ku u vranë 24 fëmijë/ Si mbijetoi 3-vjeçarja Emmy: U gjet e përkulur pranë trupave…!

by Java News
08/10/2022 16:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vogëlushja 3-vjeçare Emmy po flinte së bashku me shoqen e saj më të mirë ne çerdhen në Tajlandën veriore kur ish-polici hyri në godinë i armatosur dhe me një thikë në dorë.

Klasa me 11 fëmijë, të gjithë rreth 3-vjeç, kishin qenë duke vizatuar në letra. Rrreth orës 10:00 edukatoret i dërguan prindërve foto të fëmijëve të tyre të lumtur dhe të buzëqeshur. Dy orë më vonë, në kohën kur ata po flinin gjumë, ish-oficeri Panya Kamrab hyri në ndërtesë.

Dëshmitarët thanë se ai fillimisht qëlloi personelin, përfshirë një mësuese që ishte në muajin e tetë shtatzënisë, përpara se të futej me forcë në secilën nga tre klasat e kopshtit. Ai vrau të gjithë miqtë e Emmy-t ndërsa flinin. Nuk ështe e qartë se si Emmy, e cila ishte e vetmja që i mbijetoi masakrës, arriti të shpëtonte.

Ajo u gjet e zgjuar përkulur pranë trupave të shokëve të saj të klasës.

“Nuk e kishte idenë se çfarë po ndodhte kur u zgjua”,tha gjyshi i saj 59-vjeçar Somsak Srithong.

Më pas shtoi: “Mendoi se shokët e saj ishin në gjumë. Një officer polici i mbuloi fytyrën me një copë dhe e largoi nga skena e tmerrshme me gjak.”

Ekipet e shpëtimit e çuan Emmy-n në katin e dytë dhe më pas hynë në dy klasat e tjera, duke shpresuar dëshpërimisht të gjenin fëmijë të tjerë të gjallë.

Ajo është fëmija i vetëm që ka përjetuar masakrën në Nong Bua Lamphu të enjten. Në total, 37 njerëz vdiqën, përfshirë gruan e sulmuesit dhe djalin e saj. Vogëlushi 2-vjeçari ishte i regjistuar në çerdhen ku ndodhi masakra por atë ditë nuk kishte shkuar.

Njerku i tij, pasi i vrau shokët e klasës, iku në shtëpinë e bashkëshortes duke vrarë nënë e bir, e më pas veten. 24 nga viktimat janë fëmijë.

“Ndihem shumë mirënjohës që ajo mbijetoi. E përqafova aq fort kur e pashë”, thotë Somsak.

Nëna e Emmy-t, 35-vjeçarja Panompai Srithong, punon në Bangkok gjatë javës. Asaj i kishin thënë se të gjithë fëmijët në qendër kishin vdekur.

“Më në fund mora një telefonatë me video nga Emmy-n dhe u mbusha me frymë”, thotë ajo.

Ne flasim në heshtje ndërsa ajo luan me çizmet e saj të preferuara Hello Kitty Ëellington në kopsht, tregon gjyshi i 3-vjeçares. Ajo vazhdon të pyesë për mikun e saj më të mirë, Pattaraëut tre-vjeçar.

Ata flinin gjithmonë së bashku me këmbët të prekura. Ajo gjithashtu e donte çerdhen dhe edukatoret e saj.

“Ajo thjesht dëshiron të shkojë në shkollë çdo ditë. Ne duhet të vazhdojmë t’i themi se shkolla është mbyllur. Ajo është shumë e re për të kuptuar konceptin e vdekjes.”

Ritet budiste dhe lutjet për viktimat po zhvillohen në disa tempuj në qytet për të shënuar fillimin e tri ditëve të zisë.

Ende nuk dihet motivi i sulmit, por policia tha se Kamrab u pushua nga puna në qershor për përdorim droge./m.j

Next Post
Nostalgjia/ Berisha me kauzë të “re” dhe ‘ofertë’ të vjetër, në Lazarat me këngën ‘Shqipëria po ndryshon’ të fushatës së 2009

Nostalgjia/ Berisha me kauzë të "re" dhe 'ofertë' të vjetër, në Lazarat me këngën ‘Shqipëria po ndryshon’ të fushatës së 2009

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Çfarë mbrëmje për Anis Mehmetin, i shënon Arsenalit në ndeshjen e parë si titullar këtë sezon dhe i jep ‘mesazh’ trajnerit!

VIDEO/ Çfarë mbrëmje për Anis Mehmetin, i shënon Arsenalit në ndeshjen e parë si titullar këtë sezon dhe i jep ‘mesazh’ trajnerit!

September 15, 2026
Danimarka raporton tentativë sulmi dhe akuzon Rusinë për anijen luftarake: Na qëlloi helikopterin ushtarak!

Danimarka raporton tentativë sulmi dhe akuzon Rusinë për anijen luftarake: Na qëlloi helikopterin ushtarak!

September 15, 2026
Aleati i Trump, Joe diGenova jep dorëheqjen nga posti i drejtimit të hetimeve për komplotin e dyshuar kundër presidentit -

SHBA nis shkurtimet në Ballkan! Ndihmë ushtarake vendeve të Amerikës së Jugut, preket Maqedonia e Veriut

September 15, 2026
Armët në orbitë dhe lufta për hapësirën, zëdhënësja e Putin akuzon SHBA-të: Po e vendosin njerëzimin në rrugën e shkatërrimit, po ndjekin interesa egoiste!

Armët në orbitë dhe lufta për hapësirën, zëdhënësja e Putin akuzon SHBA-të: Po e vendosin njerëzimin në rrugën e shkatërrimit, po ndjekin interesa egoiste!

September 15, 2026
Sadushi dhe Papajorgji në Romë, Mattarella konfirmon pjesëmarrjen në Kongresin e Drejtësisë në Tiranë

Sadushi dhe Papajorgji në Romë, Mattarella konfirmon pjesëmarrjen në Kongresin e Drejtësisë në Tiranë

September 15, 2026
Misteri i vdekjes së Giorgos Mazonakis, hetimet marrin rrjedhë tjetër! Fotoja e fshirë që po investigohet nga Policia

Misteri i vdekjes së Giorgos Mazonakis, hetimet marrin rrjedhë tjetër! Fotoja e fshirë që po investigohet nga Policia

September 15, 2026
Reflektim për Sali Berishën dhe të përndjekurit…

Nesër vendimi/ Berisha: Ish-krerët e UÇK-së meritojnë pafajësinë, sytë e shqiptarëve drejt Hagës!

September 15, 2026
Zv/kryeministri Hoxhaj reagon ndaj Lajçak: Mos u shqetësoni për Kosovën

Pak orë para vendimit në Hagë, ish-ministri Hoxhaj: Historia do të vendosë drejtësi për çlirimtarët!

September 15, 2026
Carney reagon pas kërcënimeve të Trump për tarifat e importeve kanadeze: Strategji për negociata e presidentit të SHBA

“Ndoshta do të të vrasin!”- Batuta e Trump me kryeministrin kanadez pasi i dhuroi një “çelës të artë” për të hyrë në Shtëpinë e Bardhë!

September 15, 2026
Kim Kardashian diagnostikohet me aneurizëm në tru

I grabitën unazën 4 mln dollarëshe në Paris një dekadë më parë, Kim Kardashian dëmshpërblehet vetëm me 1 euro!

September 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com