• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

E vetmja përvojë e politikanëve të Kosovës është borxhi ndaj saj

by Ben Andoni
28/06/2025 06:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Është pjesë dhe detyrim i studiuesve që t’i tregojnë Kosovës kalvarin e saj ekonomik, qysh prej qenësisë nën Republikën ish-Federative Jugosllave dhe tashmë në pavarësinë e merituar pas viteve ‘90. Për shkak të administrimit të saj dhe shfrytëzimit, lexuesi do gjejë nga ekonomia të gjithë problematikat e saj. Në vitin 1997 (kohë kur ishin ende nën federatën e cunguar), rreth 65% e popullsisë në moshë pune konsiderohej “‘ekonomikisht joaktive’ — ose thjesht ‘e papunë’, referuar ekspertëve vendas, cituar nga Lajos Héthy në artikullin “Employment and workers’ protection in Kosovo”. Sot ajo është më e vogël, por sfiduese për një vend në zhvillim. Shkalla e papunësisë në Kosovë sot ka arritur në 11,5%, referuar Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) për vitin 2023. Dy problemet më të mëdha të qytetarëve të Kosovës e përcjellin shqetësimin te papunësia (16.3%) dhe varfëria (16.6). Këto janë gjetjet në raportin e “Pulsit Publik të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim” (UNDP) në Kosovë, i cili u bë publik më 25.07.2024.

A e lexon politika kosovare këtë shqetësimin? Duke pasur parasysh moskonstitutimin e parlamentit deri më tani për 38 herë rresht, duket se shqetësimi ekonomiko-social nuk është aq i veçantë për mirëqenien e qytetarëve të tyre tek politikanët e Kosovës. Jo thjesht se nën drejtimin e politikanëve të ndryshëm dhe forcave politike, Kosova veçse përball shqetësime në ngritje, porse jetesa e qytetarit po bëhet gjithnjë e më sfiduese dhe nga ana tjetër shumë më e paperceptueshme. Kur dëgjon që debati në parlamentin e Kosovës mbeti për javë të tëra tek forma e votimit dhe tek emri i pandryshuar kandidates për kryetare të Kuvendit, atëherë trandesh, por edhe kupton se: nderin do e kishte ai që do të tërhiqej për interes të së gjithës. Në morinë e shqetësimeve të Kosovës, në raportin e vitit 2024 shtohej veç dy të parave të lartpërmendura edhe se “çmimet për furnizimet esenciale (12.7%) janë identifikuar si tri problemet kryesore me të cilat po përballet Kosova. Teksa shërbimet e kujdesit shëndetësor (7.8%) dhe mjedisi (5.6%)” mbeteshin pesë problemet kryesore. Të mjaftojnë shifrat të besosh që para Kosovës të gjithë politikanët janë humbës, veçanërisht ata që kanë drejtuar, ndaj duhet të ishin modestë dhe në këto ditë të na privoheshin me patetizmin e tyre dhe interesat meskine. Ish-presidenti Richard Niksoni me katrahurën amerikane që bëri e kuptoi shumë mirë dhe në një nga kthjellimet e tij do të shprehej: “Do të doja t’ju jepja shumë këshilla, bazuar në përvojën time në fitimin e debateve politike. Veçse se kam atë përvojë. E vetmja përvojë që kam është humbja e tyre”. A thua do të jenë ndonjëherë kokulur politikanët e Kosovës?! (Javanews)

 

Next Post
Temperaturat arrijnë deri në 38 gradë celcius! Parashikimi i motit për sot, 28 qershor 2025

Temperaturat arrijnë deri në 38 gradë celcius! Parashikimi i motit për sot, 28 qershor 2025

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga flakët te përmbytjet: 11 zjarre brenda ditës, probleme nga reshjet në Elbasan

Nga flakët te përmbytjet: 11 zjarre brenda ditës, probleme nga reshjet në Elbasan

September 12, 2026
Vdekja e këngëtarit grek merr kthesë tronditëse, mjekët dyshohet se kërkuan në ChatGPT si të rikthehej në jetë Mazonakis

Vdekja e këngëtarit grek merr kthesë tronditëse, mjekët dyshohet se kërkuan në ChatGPT si të rikthehej në jetë Mazonakis

September 12, 2026
Dalin dyshimet për sabotazh në Francë, treni del nga shinat, 44 të plagosur dhe një 18-vjeçare në gjendje kritike

Dalin dyshimet për sabotazh në Francë, treni del nga shinat, 44 të plagosur dhe një 18-vjeçare në gjendje kritike

September 12, 2026
Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

September 12, 2026
VIDEO/ Dalın pamjet nga spitali ku u arratis Gentian Çipi, shqiptari i kërkuar që u arratis pasi personat e maskuar çarmatosën policët grekë

VIDEO/ Dalın pamjet nga spitali ku u arratis Gentian Çipi, shqiptari i kërkuar që u arratis pasi personat e maskuar çarmatosën policët grekë

September 12, 2026
Aksident i rëndë në Orikum, dy automjete përplasen me njëri-tjetrin (VIDEO)

Aksident i rëndë në Orikum, dy automjete përplasen me njëri-tjetrin (VIDEO)

September 12, 2026
Trump humbet betejën në gjykatë, gjyqtarja amerikane shpall të paligjshme përgjysmimin e stafit të FEMA-s

Trump humbet betejën në gjykatë, gjyqtarja amerikane shpall të paligjshme përgjysmimin e stafit të FEMA-s

September 12, 2026
Tentativë vrasje, bazë armatimi dhe trafik droge, arrestohen tre shqiptarë në Selanik! (Emrat)

Kush është Lulzim Caka, “misteriozi” i arrestuar në Greqi për trafikun e 84 kg kokainë, ish-i dënuari për disa vrasje që u arratis nga burgu

September 12, 2026
Hapësirat e pashfrytëzuara marrin një tjetër funksion, Bashkia e Tiranës i kthen në kënde lojërash

Hapësirat e pashfrytëzuara marrin një tjetër funksion, Bashkia e Tiranës i kthen në kënde lojërash

September 12, 2026
Arabia Saudite mbyll tubacionin kryesor të naftës pas sulmit me dronë nga Iraku, goditet furnizimi global

Arabia Saudite mbyll tubacionin kryesor të naftës pas sulmit me dronë nga Iraku, goditet furnizimi global

September 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com