• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, May 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

E vetmja ndihmë për Bashën, është largimi i dështakëve drejt Berishës

by Mero Baze
18/11/2021 20:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Mbështetësit e Sali Berishës në shtyp, kanë tanimë vetëm një problem. Janë të shqetësuar se disa gazetarë që kanë qenë kritikë me Lulzim Bashën, në betejën mes Bashës dhe Berishës, nuk janë me Berishën. Dhe këtë e thonë sa herë që Basha u thotë se disa grupe kriminale në Shqipëri po mbështesin Berishën.Këta I përgjigjen që edhe disa gazetarë kritikë me opozitën po mbështesin Bashën.

Kjo është e vërtet, por jo e plotë.

E vërteta e plotë është se gazetarët dhe mediat që kanë qenë kundër Berishës, janë kundër Berishës. Nuk kanë ndryshuar ndonjë pozicion. Pozicion kanë ndryshuar gazetarët apo këshilltarët e Lulzim Bashës, që në betejën mes Bashës dhe Berishës, janë bërë kundër Bashës, pro Berishës.

Dhe këtu ka disa fakte që nuk mund të anashkalohen.

Së pari beteja tetëvjecare e Lulzim Bashës si kryetar partie, ka një bilanc që nuk është pozitiv. Këta njerëz, sidomos ata që janë afishuar publikisht si këshilltarë të Lulzim Bashës, gazetarë mbështetës të tij, apo si media opozitare në parim, kanë qenë frymëzues dhe mbështetës të shumë çështjeve që unë dhe kolegë të mi I kanë kundërshtuar apo kritikuar. Po të na kishin dëgjuar atëhere, nuk do akuzonin sot njëri tjetrin, për ato që ne e kemi akuzuar kur I ka bërë.

Të marrim disa prej tyre. Kam qenë I habitur dhe alarmuar pse PD në vitin 2014, nuk mori pjesë në Komisionin për Reformën Territoriale, vetëm pse atë e organizonte qeveria. Duke e njohur mirë berishizmin si shkollë politike, e dija që do ta diktonte bojkotin, dhe ja doli. Në fund fare, hyri Shpëtim Idrizi, dhe dëshmoi se reforma territoriale, ishte shumë e brishtë, pasi me një “pazar çam”, I çoi bashkitë nga 47 në 61, vetëm që të quhej që ishte dhe opozita. Në të vërtet opozita u dëmtua shumë, pasi organizimi territorial mori shumë anësi elektorale për shumicën. Dhe ky ishte I vetmi nder që I bëri berishizmi që diktoi vendimin e këtyre këshilltarëve apo gazetarëve që mbështesin bojkotin e Lulzim Bashës.

Më pas erdhi çadra dhe krijimi I precedentit të rrezikshëm për të negociuar periodicitetin e zgjedhjeve me gjoba elektorale. Hynë në çadër dhe u bën mbështetës të saj me kusht që zgjedhjet të mos mbaheshin pa u gjunjëzuar Edi Rama. Në fund Edi Rama e zgjidhi me Lulzim Bashën me marrëveshje, por Edi Rama përfitoi nga tejkalimi I afatit për rregjistrimin e koalicioneve dhe opozita hyri e pabashkuar në zgjedhje duke humbur.

Sali Berisha e mbështeti edhe çadrën edhe marrëveshjen. Nuk di çka folur pas zgjedhjeve por publikisht nuk ka thënë asgjë.

Pastaj erdhi djegia e mandatave. Sali Berisha në një konferencë shtypi para parlamentit dha kushtrimin qysh në Dhjetor të vitit 2018, se mandatet duheshin djegur dhe se ai ishte parlament I krimit. Të njëjtët këshilltarë dhe gazetarët që quheshin pro Bashës e mbështetën dhe e futën opozitën nën terror, derisa dogjën mandatet. Dhe e festuan si një ngjarje të madhe. Operacioni dështoi, pasi e njëjta listë opozitare në vazhdim hyri në Kuvend, plotësoi vendet bosh dhe u bë bashkëpuntore e qeverisë. Shërbim më të madh Edi Ramës nuk I ka bërë kush në këto 30 vjet se sa këshillat e dështuara të tyre.

Tani I dëgjoj se si fajësojnë Lulzim Bashën dhe duket sikur e kam këshilluar unë publikisht të digjte mandatet, kurse këta I kanë thënë të qëndronte në parlament. Në fakt me aktin që kanë bërë, këta janë mbështetësit më të mirë të Edi Ramës, kurse ne me ato që kemi thënë, rezulton të kemi qenë këshilltarët më të ndershëm të Lulzim Bashës. Por ne nuk na ka “shkuar fjala” tek Basha. Për fat të keq, këta janë dëgjuar dhe ka fituar Edi Rama.

Si të mos mjaftonte kjo, erdhi bojkoti I zgjedhjeve lokale. Brenda dy vitesh ata e kthyen opozitën në gjendjen e Janarit 1991, kur nuk kishte asnjë bashki asnjë deputetë dhe asnjë institucion.

U kemi shkruar përditë, për këtë rrrezik ndërkohë që po ndodhte, por na quanin armiq të Lulzim Bashës. Bile masakruan Astrit Patozin vetëm pse hyri në zgjedhje lokale, e paditën në Kushtetuese, dhe e quajtën patericë të pushtetit. Tani që zihen me njëri tjetrin, se kush e bëri atë budallallëk, qenkemi ne të këqinj, se nuk jemi me Berishën, por me Bashën në këtë sherr. Dhe askush nuk I kërkon ndjesë Patozit së paku, që ishte I qartë në vendimin e tij.

Si përfundim erdhi 25 prilli dhe rezultati dihej.

Sërisht e mbështetën Lulzim Bashën. E mbështetën në Kuvend, mbështetën rizgejdhjen e tij nuk thanë asnjë fjalë për betejat jodemokratike brenda PD, deri më 9 Shtator kur Lulzim Basha përjashtoi Sali Berishën për të respektuar aleaancën e Partisë Demorkatike me SHBA dhe preambolën e statutit të PD që e konsideron atë një parti properëndimore.

Nga ai moment këta u ndanë pro Sali Berishës dhe kundër Lulzim Bashës. Shkuan të gjithë me Sali Berishën.

Mirë bënë.

Por kjo tregon se ligjërimi I tyre publik tetëvjecar, radikalizimi fals I opozitës, djegia e mandateve, bojkoti I zgjedhjeve, bojkoti I reformës territoriale etj, ishin vepra të tyre dhe të Berishës. Ata nuk duan të marrin përgjegjësi për dështimin e tyre, dhe kanë shpikur dështimin e Lulzim Bashës.

Lulzim Basha ka qenë një nga ata. Një nga ata që ka bërë çfarë ka thënë Sali Berisha. I vetmi ndryshim I tyre me Lulzim Bashën është 9 Shtatori, kur Lulzim Basha vendosi të bëj politikë të pavrur nga Sali Berisha dhe ata të shkojnë me Sali Berishën. Kështu që këtu e vetmja gjë e re është, që pas 9 Shtatorit, kemi një politikan të ri, dhe ai quhet Lulzim Basha.

Tani ai do të ketë bilancin e tij të fitoreve apo dështimeve që nuk lidhet më me Sali Berishën. Çfarë ka bërë Sali Berisha deri më 9 shtator dhe gazetarët apo këshilltarët që kanë shkuar me të, janë bilanc I Sali Berishës. Çfarë do bëhet më te do të jetë bilanc I Lulzim Bashës. Ne që kemi qenë kundër Sali Berishës, do të vazhdojmë të jemi kundër tij dhe Lulzim Basha është I mirëpritur në rrugëtimin e tij të ri politik. Fakti që është ndarë nga Sali Berisha është një vendim I madh që shënon fillimin e karrierës së tij politike. Ai mund të përfitoj lirshëm nga qëndriemt tona kundër Sali Berishës.

Por më shumë se sa nga ne, Lulzim Basha ka për të përfituar nga fakti që ata që I kanë shkaktuar humbjet për tetë vite, si këshilltarë apo gazetarë, nuk janë më me të, por me Sali Berishën.

Ky është një pastrim I madh dhe vlen më shumë se çdo gjë tjetër në politikën shqiptare. Shkëputja nga berishizmi, është një sistem I ri vlerash në shoqërinë shqiptare sado vonë të ndodh ai. Besnikëria ndaj berishizmit dhe notimi në kënetën e tij, është e vetmja gjë e vjetër në këtë vend, që për ironi të fatit është shpresë e çdo dështaku në Shqipëri.

Next Post
Basha apo Doktori? Hoxha: Njeriu që ka në dorë çelësin e krizës është Sali Berisha. Gati të jap mandatin

Basha apo Doktori? Hoxha: Njeriu që ka në dorë çelësin e krizës është Sali Berisha. Gati të jap mandatin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I “zhytur” në borxhe Shkëlqimi lidh ortakëri me mikun e ngushtë: I besoja marrëzisht, por…

I “zhytur” në borxhe Shkëlqimi lidh ortakëri me mikun e ngushtë: I besoja marrëzisht, por…

May 24, 2026
Mediat izraelite: Trump drejt vendimit për Iranin, çfarë pritet të ndodhë brenda 24 orëve

“Unë bëj marrëveshje të mira, jo si Obama”/ Trump: Askush nuk e di se çfarë përmban pakti me Irani

May 24, 2026
Policia turke hyn me forcë në selinë e partisë opozitare për të larguar udhëheqjen e shkarkuar

Policia turke hyn me forcë në selinë e partisë opozitare për të larguar udhëheqjen e shkarkuar

May 24, 2026
Rusia goditi kompleksin ku banon ambasadori shqiptar në Kiev, reagon BE: Iu rrezikua jeta

Rusia goditi kompleksin ku banon ambasadori shqiptar në Kiev, reagon BE: Iu rrezikua jeta

May 24, 2026
Si funksionojnë bandat në Amerikën Latine? Zbulohet roli i emrave “VIP” të shqiptarëve në trafikun e kokainës

Si funksionojnë bandat në Amerikën Latine? Zbulohet roli i emrave “VIP” të shqiptarëve në trafikun e kokainës

May 24, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Problemi është se Berisha i ka dëshpëruar të gjithë të vetët, përveç Ramës

May 24, 2026
Lamtumirë Birçe Hasko! Përcillet mes nderimesh për në banesën e fundit legjenda e ekranit dhe skenës

Lamtumirë Birçe Hasko! Përcillet mes nderimesh për në banesën e fundit legjenda e ekranit dhe skenës

May 24, 2026
Si duket pas 30 vitesh vrasësi i trefishtë Sokol Hoxha, e zbuluan në një burg në SHBA

Si duket pas 30 vitesh vrasësi i trefishtë Sokol Hoxha, e zbuluan në një burg në SHBA

May 24, 2026
Kthehen në atdhe tre nga shqiptarët që mbetën në Izrael kur nisën sulmet

Sulmi pranë banesës së ambasadorit shqiptar në Kiev, MEPJ: Notë verbale Moskës

May 24, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Godoja (Pasardhësi) do shfaqet pas rrënimit!

May 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In