• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

E vetmja gjë teatrale kanë mbetur kauzat e opozitës

by Mero Baze
20/06/2018 20:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze/

Një muaj më parë opozita kishte kauzën e saj. Ajo ngriti një komision hetimor për Saimir Tahirin dhe mori përsipër aferën “Babalja”. Duket se ishin kauzat e saj.

Por disa javë më më vonë Tahiri e fitoi betejën në gjykatë për masën e sigurisë dhe afera “Babalja” rezultoi një inskenim që mund ti kushtoj imunitetin një deputeti dhe ndjekje penale për atë që PD e kishte caktuar si gazetar në këtë aferë.

Kaq mjaftoi që PD ti linte menjëherë në rrugë kauzat e saj dhe të rendte pas kauzave që I shpik Edi Rama. Dhe duket se ai ja ka marrë dorën kësaj pune.

Ndërsa çështja e Teatrit dukej e mbyllur dhe Veliaj kishte vendosur paqe me aktorët, Edi Rama ua trazoi sedrën, duke I injoruar në takimin publik me ta dhe duke prodhuar një beze të kuqe për të tërhequr opozitën në kauzën e shpikur prej tij.

Dhe gjithçka rrodhi shpejt.

Sot dy muaj pas “kauzave të mëdha” të opozitës, të cilat në fat u shkrin në ujë për shkak të papërgjegjshmërisë, gati fëminore të saj, për të prodhuar skenarë fallco, edhe pse ka boll skenar real të dhimbshëm për betejën opozitare, ajo ju turr bezes së kuqe të Edi Ramës.

Kauza fiktive e Teatrit dhe fokusimi I betejës tek një pjesë aktorësh, që duke qenë dhe pjesë e PD u ndjenë të rëndësishëm në nostalgjinë e tyre për godinën e vjetër, tani ka bërë që PD të jetë tërësisht pjesë e PR të Edi Ramës dhe të merret me një çështje e cila nuk prodhon asgjë politike.

Nuk ka asgjë të keqe që aktorët të jenë pjesë e një kauze të PD. Bile çdo qytetar pamvarësisht profesionit, mund ti bashkohet një kauze politike, qoftë ky aktor, gazetar, profesor, inxhinier apo shkrimtar. Por që PD ti bashkohet një kauze fallco artistësh duke qenë partia më e madhe opozitare, dhe ta bëj atë betejë të ditës, tregon për varfërinë e saj reale dhe spiralen ku e ka futur sforcimi për të shpikur kauza.

Lulzim Basha është aq vulnerabël nga kundërshtarët e tij, sa ai nuk prodhon dot asgjë kundër tyre, por konsumon atë që i ofrojnë ata.

Dy muaj më parë kundërshtarët brenda partisë hëngrën një drek në Korçë, dhe ai nxitoi të bëj një Kuvend kombëtar të shpall zgjedhje në parti dhe të bëj sikur do organizoj partinë, ndërsa sot nuk po shikoj asnjë palë zgjdhje nëpër rrethe dhe asnjë riorganzim partie. Me sa duket kundërshtarët duhet të hanë ndonjë drek tjetër që ai të vihet në punë.

Edi Rama po ashtu e pa që çështja e teatrit u mbyll shpejt dhe pa shumë energji dhe e riktheu nga e para duke provokuar dhe tani gjithë PD, e cila po shkon pas bezes së kuqe të tij.

Tani disa evropianë kanë dëshirë që Shqipëria të bëhet bazë e mijëra emgirantëve sirianë. Është fjalë për liderë ksenofobë të Evropës, nga ata që I kanë bezdi emigrantët në shtetet e tyre. Edi Rama gjen rastin dhe I jep “garanci” opozitës se është kundër tyre, pa qenë I detyruar as ti marrë as ti kundërshtoj dhe opozita bën thirrje për përmbysje pushteti, se mos vijnë emigrantë nga lufta këtu. Biles e plotëson më mirë Teatrin me deklaratën e Pandeli Majkos që ngre alarmin për këtë çështje.

Kaq mjafton që opozita të zbuloj teori konspiracioni në këtë mes, dhe Berisha të bëj thirrje për përmbysje, edhe pse ne jemi një komb refugjatësh që kemi mbushur me 2 milion njerëz Evropën dhe SHBA.

Kjo estradë politike duket se do të vazhdoj dhe qeveria përveç se I duhet të merret me punët e saj, për të qeverisur vendin, duket se më shumë vret mendja se si të qeverisë opozitën, duke I bërë kauzat e saj të vetmet gjëra teatrale në këto kohë.

Next Post

Dhuna e PD në Kuvend ndaj Veliajt, Fuga: Akte ordinere, s'i sheh as në pijetore!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Presidenti Begaj vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, takim me homologen Davkova! Çfarë do të diskutohet

Presidenti Begaj vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, takim me homologen Davkova! Çfarë do të diskutohet

February 27, 2026
Avokati: Thyerja e vizës për Britaninë sjell ndalim hyrjeje deri në 10 vite

Avokati: Thyerja e vizës për Britaninë sjell ndalim hyrjeje deri në 10 vite

February 27, 2026
“Durimit i erdhi fundi!”, Pakistani i shpall luftë Afganistanit, sulme e shpërthime me dhjetëra viktima

“Durimit i erdhi fundi!”, Pakistani i shpall luftë Afganistanit, sulme e shpërthime me dhjetëra viktima

February 27, 2026
Arratiset nga spitali i Kosturit i burgosuri shqiptar, policia në alarm, blindohet edhe kufiri

Tragjike në Korinth! U qëllua me thikë nga greku gjatë një sherri, humb jetën i riu shqiptar

February 27, 2026
Pak orë pas ndryshimeve në kabinet, kryeministri Rama mbledh sërish ministrat

Pak orë pas ndryshimeve në kabinet, kryeministri Rama mbledh sërish ministrat

February 27, 2026
Temperatura të larta në fundjavë? Si parashikohet moti

Fundjava me diell, temperaturat arrijnë 20 gradë

February 27, 2026
Vidhnin banesat e milionerëve në Spanjë, shkatërrohet banda e “skifterëve”, 4 nga të arrestuarit janë shqiptarë

Vidhnin banesat e milionerëve në Spanjë, shkatërrohet banda e “skifterëve”, 4 nga të arrestuarit janë shqiptarë

February 27, 2026
Tronditet politika britanike/ Humbje e madhe për Keir Starmer në Manchester, pozita e tij në rrezik

Tronditet politika britanike/ Humbje e madhe për Keir Starmer në Manchester, pozita e tij në rrezik

February 27, 2026
“Kam dashur t’i jap fund jetës”/ Nga divorci te problemet me shëndetin e djalit, përlot Jonida Maliqi

“Kam dashur t’i jap fund jetës”/ Nga divorci te problemet me shëndetin e djalit, përlot Jonida Maliqi

February 27, 2026
Përplasën për vdekje 7-vjeçarin, lirohen dy shoferët: Nuk kishim fushëpamje…

Përplasën për vdekje 7-vjeçarin, lirohen dy shoferët: Nuk kishim fushëpamje…

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In