• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

E vetmja e re nga “Republika” e Lulit, është Koçua

by Mero Baze
09/04/2017 17:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Për Koço Kokëdhimën është një ditë e mirë. Ai është pritur në një takim të veçantë nga kryetari formal i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Për aq sa thotë Kokëdhima, mjafton të besojmë se së paku Basha e ka dëgjuar atë më shumë se një orë.

Kaq do të mjaftonte për çdokënd, që ka dëgjuar dokra për “Republikën e re” dhe “Republikën e hashashit” këto 50 ditë, të kuptojë se më kë është Lulzim Basha.

Nëse socialistët kanë një problem real me hashashin pas rënies së Lazaratit, e patën pasi mijëra shqiptarë e kanë konsideruar shkelje syri të qeverisë, mbjelljen e hashashit për shkak të Koço Kokëdhimës. Beteja e tij publike në krah të Edi Ramës, për gjoja liberalizimin e hashashit, vrapimi i tij nëpër burgje për të dëshmuar sa gabim është arrestimi i njerëzve që mbillnin hashash, melodramat e tij për njerëz të sëmurë me tumor, që mezi prisnin hashashin të shëroheshin dhe mos- pasja e një reagimi serioz nga qeveria kundër këtij sharlatani, është e vetmja shenjë dhe i vetmi fakt, që e bën përgjegjëse qeverinë e Edi Ramës në raport me kultivimin e hashashit.

Nëse anketoje në atë kohë çdokënd që tentonte, ose që merrej me hashash në Shqipëri, dhe u thoshe se mund të jenë të rrezikuar nga arrestimi, të ilustronin “lojën” e qeverisë, pikërisht me fushatën pro kanabis të Koço Kokëdhimës.

Dhe e keqja është se Koço Kokëdhima dhe qeveria, nuk u prishën kurrë me njëra- tjerën për këtë çështje. I vetmi që ishte i qartë se kjo gjë po merrte më qafë qeverisjen, por sidomos fuqinë e LSI brenda saj, ishte kryetari i LSI, i cili së paku prej vitit 2015, pati një distancë të fortë me Kokëdhimën dhe gati betejë publike me të në zgjedhjet lokale, sidomos në Sarandë.

Fati i socialistëve u bë Sali Berisha dhe shtypi që denoncoi Koço Kokëdhimën për një konflikt interesi dhe ai shkoi në Gjykatë Kushtetuese, ku dhe ju hoq mandati.

Pastaj siç e ka fal zoti, ai di ta gjejë vet rrugën e humbjes dhe të gjithë ne që e denoncuam atë si një autor të stimulimit të hashashit, do të kishim dështuar, sikur të mos na ndihmonte vetë Kokëdhima, duke ikur nga PS dhe duke u zemëruar me Edi Ramën. Ne nuk arritëm ta zemëronim dot Edi Ramën me të, por falë zotit dhe Ilir Metës, u zemërua ai me Edi Ramën.

Tani unë e kuptoj që opozita e ka të vështirë të dalë nga çadra, pasi së paku Basha e di se pas çadrës, më afër është Hollanda, se sa karrigia e kryetarit të PD. Por ende mendoj se PD ka më shumë shpresë se Koço Kokëdhima në këtë vend.

Fakti që në kulmin e krizës politike në Shqipëri, “ideatori” i “Republikës së re” gjen 70 minuta kohë të flasë me Koço Kokëdhimën, se si zgjidhet kjo krizë, është domethënia më e madhe që ai sot është njeri i dëshpëruar, pa asnjë ide pse ka hyrë e si do dalë nga ajo çadër dhe mbi të gjitha, krejt hipokrit në atë që thotë për “hashashin” dhe “Republikën e re”.

Të takosh liderin e kanabizimit të Shqipërisë dhe pastaj të flasësh kundër hashashit, të ulesh në tavolinë si lider antikomunist me një ish-sekretar të Parë Rinie të komunizmit, kur sapo ke sharë si të tillë Fatmir Xhafajn, të dëgjosh një biznesmen që së paku nga vet ajo parti, është akuzuar si simbol i biznesmenit të prodhuar nga korrupsioni politik, do të thotë se e vetmja e re nga “Republika” e Lulit është Koçua, dhe e vetmja “Republikë” që nuk ka asgjë të re, është ajo që shtrihet brenda çadrës së tij.

Por mbi të gjitha, takim i tyre është një fyerje e rëndë për çdo mbështetës të opozitës, që i është gëzuar vërtet si fitore, nxjerrjes së këtij njeriu nga parlamenti përmes Gjykatës Kushtetuese. Nëse kjo “Republikë e re” që ata presin vjen nën garancitë e takimeve të Kokëdhimës me Ilir Metën dhe Lulzim Bashën, çdo demokrat ka më shumë arsye t’i besojë “Republikës” së vjetër të Metës, Kokëdhimës dhe Ramës, se sa “Republikë së re” të Kokëdhimës, Metës dhe Bashës.

Next Post
KQZ nis diskutimin për mandatet, Biba: Ka ardhur materiali i kërkuar nga PD

Lideri i PD e quajti idiot, vjen reagimi i kryetarit të KQZ Denar Biba

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Merr zyrtarisht detyrën, Klodjan Braho: Misioni i SPAK shkon përtej mandateve individuale, ja ku do e kem fokusin!

Raporti i SPAK, Braho: Do ndiqen penalisht të gjithë zyrtarët që kanë abuzuar me detyrën!

March 10, 2026
Trump synon që çdo amerikan të përdorë “unazën inteligjente”, shqetësime për shkelje të privatësisë

Trump synon që çdo amerikan të përdorë “unazën inteligjente”, shqetësime për shkelje të privatësisë

March 10, 2026
Biznesmeni grek sfidon bllokadën e Hormuzit, kalon cisternat me naftë përmes ngushticës

Biznesmeni grek sfidon bllokadën e Hormuzit, kalon cisternat me naftë përmes ngushticës

March 10, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 11 Mars 2026

March 10, 2026
Cilët do të jenë deputetët e ardhshëm? Kush rikthehet dhe kush ulet për herë të parë në Parlament

Sulm kibernetik ndaj Kuvendit, “Homeland Justice”: Kemi në duar bisedat e të korruptuarve

March 10, 2026
NASA publikon foto të fenomenit të mahnitshëm, stuhia që zhvillohet në hapësirë ​​dhe dallohet vetëm nga ISS

NASA publikon foto të fenomenit të mahnitshëm, stuhia që zhvillohet në hapësirë ​​dhe dallohet vetëm nga ISS

March 10, 2026

Për kë votuan më 11 maj të zhgënjyerit e sotëm?

March 10, 2026
Ushtronin prostitucion në një banesë me qira, prangosen dy rumunet

Ushtronin prostitucion në një banesë me qira, prangosen dy rumunet

March 10, 2026
Britania e Madhe përgatit anije ushtarake për dislokim të mundshëm në Mesdhe

Britania e Madhe përgatit anije ushtarake për dislokim të mundshëm në Mesdhe

March 10, 2026
VIDEO / Izraeli njofton eliminimin e militantëve të Hezbollahut, publikohen pamjet nga operacioni

VIDEO / Izraeli njofton eliminimin e militantëve të Hezbollahut, publikohen pamjet nga operacioni

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In