• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

E vërteta, pse Berisha sulmoi Plator Nesturin në vend të kushëririt të tij

by Java News
18/09/2015 10:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

E vërteta, pse Berisha sulmoi Plator Nesturin në vend të kushëririt të tij

Ish-kryeministri Berisha në replikat e tij maratonë me qeverinë, ka denoncuar dje në Kuvend deputetin socialist Koço Kokëdhima, se po vjedh një pronë të ish-zëdhënësit të Ina Ramës, Plator Nesturit. Berisha ka publikuar edhe një mesazh, i cili, sipas tij, i është dërguar pikërisht nga Nesturi. “Ja ç’më thotë Plator Nesturi, ka qenë zëdhënës i Ina Ramës: Jam Paskal Nesturi nga Vlora, kur në Parlament është ligji për Turizmin, Koço Kokëdhima po më rrëmben… Bashkia Himarë për një tender, për një investim publik, falsifikoi një pronë si një pronë shtetërore, kur në fakt është pronë private. Po ma marrin”, deklaroi Berisha.

Në fakt kjo ishte një gafë e Berishës, sepse personi që ka një problem me pronën në zonën që flet Berisha quhet Paskal Nesturi dhe s’ka qenë ndonjëherë zëdhënës i Ina Ramës apo Adriatik Llallës. Vetë Plator Nesturi që është ngatërruar në këtë histori përgënjeshtron se ka çuar ndonjë sms në telefonin e Doktorit. “Sapo mësova se emri im qenka lakuar në parlament gjatë debatit parlamentar. Për të gjithë miqtë që s’po reshtin së telefonuari, po i qetësoj se kane ngatërruar emrin tim me ate të Paskal Nesturit, i cili ka bërë nje intervistë sot për çështjen e tij. Eh, u bëra i famshëm nga një ngatërresë…. Thjesht pra, nga lagja ime nuk ka pasur krisma…” shprehet Nesturi në Facebook.

Po si është e vërteta?

E vërteta e akuzës të Berishës është se një qytetar nga Vlora, Paskal Nesturi, (kushëri i Plator Nesturit të cilin e përmendi Berisha) akuzoi në një përditshme se Bashkia e Himarës, kërkon që t’i tjetërsojë pronën e tij, të cilën nuk ia njeh, por e cilëson pronë shtetërore, pasi më parë është hipoteka e Vlorës që e ka tjetërsuar në pronë shtetërore. “Mos vallë kryebashkiaku Jorgo Goro shkel ligjin, pasi fituesi i këtij tenderi korruptiv, është njeriu me pushtet absolut në Qarkun e Vlorës, i cili do të shfrytëzojë kompleksin turistik, që ndërtohet tani në Qafën e Llogarasë, mbi pronën e fallsifikua”, akuzoi Paskal Nesturi në gazetën Telegraf.

Next Post

FOTOT/ Brenda nëndetëses 105, aty ku luhej "Ballë për ballë"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com