• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

E vërteta nuk ka rëndësi – si ndikojnë lajmet negative te njerëzit

by Aalison Pearse Stevens
22/07/2016 09:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lajme negative për terrorin arrijnë të pafiltruara dhe në mënyrë direkte përmes medieve sociale gjithnjë e më shumë njerëz. Cilat janë pasojat? Profesor Oliver Quiring, ekspert i shkencave të komunikimit shpjegon për DW.

DW: Çfarë do të thotë për njerëzit një raportim i vazhdueshëm në medie dhe në rrjetet sociale mbi aktet ekstremiste të dhunës dhe për atentatet terroriste?

Oliver Quiring: Fillimisht duhet thënë se frika e njerëzve nuk është racionale. Nga pikëpamja statistikore, mundësia që të bëhesh viktimë e një atentati terrorist është shumë e vogël. Por pamjet dhe informacionet që përhapen përmes medieve, nguliten në fuqinë përfytyruese të njeriut. Dhe me këtë terroristët e kanë arritur synimin e tyre.

DW: Studime të universiteteve Darmstadt dhe Dresden tregojnë se ato që shpërndahen më shumë janë raportimet për dhunë dhe krime. A ka një shpjegim për këtë?

Oliver Quiring: Po, për këtë ka një shpjegim. Njerëzit reagojnë më fort ndaj lajmeve që kanë si përmbajtje dhunën ose lajmet negative. Këtu nga një anë luan rol dëshira për sensacione, nga ana tjetër, edhe përsa i përket teorisë së evolucionit një rol të rëndësishëm luan aspekti, që në raste rreziku ne bëhemi më të vëmendshëm dhe në përputhje me këtë u japim rëndësi më të madhe lajmeve të tilla.

DW: Çfarë roli luajnë këtu mediet sociale, që njerëzit i përdorin vazhdimisht? Në rrjete përhapen në këtë mënyrë shpesh edhe shumë thashetheme ose shpërndahen fotografi ose video, që gazetarët ndoshta nuk do t’i shpërndanin?

Oliver Quiring: Si profesionistë që janë gazetarët i vlerësojnë ndryshe tekstet dhe pamjet. Shumë përdorues të internetit janë përkundrazi shumë emocionalë. Kjo duket për shembull në debatin për refugjatët. Diskutimi që zhvillohet në rrjetet sociale është shumë i nxehtë, megjithatë nga vetëm pak vetë. Këtu ata u drejtohen në mënyrë të ndërgjegjshme frikërave të njerëzve. Në qendër të vëmendjes është kuzhina e thashethemeve dhe nuk ka patjetër rëndësi e vërteta. Një shembull: një tekst normal i një mediumi serioz zhvishet në diskutimet e nxehta prej kontekstit dhe prandaj merr një dimension krejt tjetër politik.

DW: Cfarë roli luan këtu edhe celulari inteligjent, përmes të cilit, në raste ngjarjesh aktuale mund të informohohesh në mënyrë të vazhdueshme për gjendjen aktuale me lajme që të dalin në ekran?

Oliver Quiring: Njerëzit gati përmbyten nga lajmet negative. Ekziston gjithmonë presioni për të prodhuar diçka të re, edhe te mediet. Ajo që përpara shprehej në takimet e përhershme në klube e pijetore tani thuhet në publik dhe jo vetëm thuhet, por depozitohet edhe si tekst. Këtu ndoshta i duhet kushtuar vëmendje faktit nëse lajmet vijnë nga burime serioze dhe të konsoliduara.

Oliver Quiring është Profesor i Shkencave Sociale dhe të Komunikimit në Universitetin e Mainz-it. Ai studion ndryshimin e medieve, të rejat në media dhe komunikimin politik. (b.an)

Next Post

Përgjimet / Ish-kreu i Burgjeve dyshohet si i përfshirë në skandalin e tenderave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In