• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“E vërteta me fjalë”- Veriu dhe Trepça, histori dështimi

by Ardit Rada
20/12/2020 13:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Baton Haxhiu

Veriu i Kosovës, problem që nga viti 1999, nga vrasjet dhe rojet e urës te ndarja dhe mbrojtja civile, nga djegia e pikave kufitare te vendosja e barrikadave, dhe nga marrëveshja për normalizim, te normaliteti që mungon. Që prej shpalljes së pavarësisë, komunat veriore kanë marrë mbi 134 mln euro, nga shteti që nuk e njohin, nuk e dimë sa kanë marrë në 10 vitet e para para pavarësisë. Leposaviçi 41 milionë, Zveçani 25 milionë, Zubin Potoku 26 milionë, Mitrovica Veriore 42 milionë. Brenda një dekade buxheti për shumicën prej këtyre komunave është dyfishuar, gjë që nuk ka ndodhur në komunat e tjera në Kosovë. Për më tepër në 2013 është krijuar Fondi Zhvillimor për Veriun, aty mblidhen të gjitha të hyrat publike, nga mallrat e importuara nga bizneset në Mitrovicën e Veriut, Zubin Potok, Leposaviç dhe Zveçan.

Deri në fund të vitit 2019 në të janë derdhur 15.6 mln euro dhe janë shpenzuar 11 mln euro në 29 projekte, 19 infrastrukturore në vlerë 8.3 mln euro. Më shumë se gjysma e këtyre projekteve sipas auditorit të përgjithshëm janë keqrealizuar, ose nuk janë realizuar fare. Për rrymën e veriut, paguante pjesa tjetër e Kosovës. Në 2017 gjykata themelore në Prishtinë rrëzoi vendimin e vitit 2012 të zyrës së rregullatorit të energjisë, që shton 3.5% të faturës të secilit konsumator për të paguar rrymën që harxhohej në veri. Pas këtij vendimi Kosova pati probleme me “ENCO” për shkak të tërheqjes së energjisë elektrike në mënyrë të paautorizuar nga rrjetet ndërkombëtare për ta furnizuar veriun duke ngadalësuar orët në krejt Europën.

Edhe problemet me ligjin janë të mëdha në veri. Nga kontrabanda në atë pjesë buxheti i Kosovës humbet nga 20-40 milionë euro vit. Vetëm 4.7% e serbëve të asaj pjesë i besojnë policisë së Kosovës, thuhet në një raport të 2019, të qendrës Kosovare të Studimeve të Sigurisë. As shqiptarët nuk ndihen rehat në veri. Sipas një raportimi medial të 2015 qeveria e Serbisë ka blerë mbi 350 shtëpi shqiptarësh. 120 vetëm në lagjen e boshnjakëve, llogariten që shqiptarët kanë shitur 60% të shtëpive dhe 50% të banesave në atë pjesë. Teksa shqiptarët ikën nga veriu atje investon Serbia. 14 mln euro për të ndërtuar 300 shtëpi në atë që e quan Lugina e Diellit, ku do të vendosen 1500 serbë. 10 mln euro në sistemin e ujësjellësit dhe projekte të tjera infrastrukturore.

Investime bëhen edhe në minierat veriore të Trepçës, ndërsa pjesa jugore raporton për humbje. Por jo për shkak se nuk ka pasur investime. Nga viti 2008 nga buxheti i Kosovës në Trepçë kanë shkuar 68 milionë euro, për pensionet e ish-punëtorëve 49 milionë euro. Në total nga buxheti i shtetit në 12 vite për Trepçën janë ndarë 117 milionë euro. Megjithatë Trepça vazhdon që të operojë me humbje dhe të jetë e paqartë e ardhmja e saj. Në periudhën 2012-17 e vetmja për të cilën ka të dhëna të sakta, Trepça ka punuar me 9.3 milionë euro humbje, në vitin 2016 kthehet në ndërmarrje aksionare, por vazhdon të operojë me humbje.

Sipas përllogaritjeve tani borxhet e kombinatit janë 8 mln euro. Vitin 2018 qeveria e shpalli vitin e Trepçës, por atë vit dhe atë pasardhës minatorët hynë në grevë se nuk marrin pagat, i njëjti skenar u përsërit edhe sivjet. Rrëfimi i lidhjes emocionale me Trepçën që nis që në 1989 e mban gjallë akoma Kombinatin me të njëjtat arsye, ato ekonomike nuk ekzistojnë.

Miliona euro të investuara në Komunat Veriore që edhe web faqet i ndajnë nga ato të zyrtare Kosovës dhe në ballinë vendosin flamurin serb nga ku ikin shqiptarët, investon Serbia dhe bën sehir Kosova. Miliona euro të investuara në Trepçë që gati cdo vit e mbyll me humbje dhe nuk arrin të paguajë as pagat e punëtorëve të saj që kërkon ndihmën e shtetit dhe nuk funksionon pa të dhe si suksese prezantohen raste të izoluara. Nëse suksesi duhet kështu, nuk do të doja ta shihja dështimin.

Next Post
Fatmir Mediu tregon strategjinë e fitores më 25 prill

Fatmir Mediu tregon strategjinë e fitores më 25 prill

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

November 8, 2026
VIDEO| Momenti dramatik në Krakov, 25-vjeçari ndalon makinën dhe hap zjarr ndaj qytetarëve

VIDEO| Momenti dramatik në Krakov, 25-vjeçari ndalon makinën dhe hap zjarr ndaj qytetarëve

November 8, 2026
SKANDALI / Imami shqiptar mori pjesë në një konferencë me shefin e Hamasit! Detyrohet të japë dorëheqje

SKANDALI / Imami shqiptar mori pjesë në një konferencë me shefin e Hamasit! Detyrohet të japë dorëheqje

November 8, 2026
Evazion fiskal mbi 1 milion euro, kompania dhe administratori përfundojnë në gjykatë

Evazion fiskal mbi 1 milion euro, kompania dhe administratori përfundojnë në gjykatë

November 8, 2026
Terror në bazën ushtarake në Kolumbi, shpërthime dhe 3 viktima nga një sulm me dron

Terror në bazën ushtarake në Kolumbi, shpërthime dhe 3 viktima nga një sulm me dron

November 8, 2026
‘Vdekja është afër’, hakerët pro-rusë kërcënojnë zyrtarët dhe hetuesit europianë

‘Vdekja është afër’, hakerët pro-rusë kërcënojnë zyrtarët dhe hetuesit europianë

November 8, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e diel 8 nëntor 2026, dashuria, paratë dhe fati për të gjitha shenjat

November 8, 2026
Modeli ekonomik i Shqipërisë/ Raporti zbulon varësinë nga ndërtimi dhe tregtia, kontrastet e theksuara me rajonin

Modeli ekonomik i Shqipërisë/ Raporti zbulon varësinë nga ndërtimi dhe tregtia, kontrastet e theksuara me rajonin

November 8, 2026
“Shqipëria, rritje ekonomike në letër”/ Teliti: Bujqësia dhe industria prej 3 vitesh në recesion

Teliti: Kur PD të vijë në pushtet do heqim ata që i ka futur Rama në punë

November 8, 2026
“Dana, pranoje detyrën!” Trump i ofron shefit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë

“Dana, pranoje detyrën!” Trump i ofron shefit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In