• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

E vërteta e rikthimit të “vizave” dhe një sqarim përtej politikës

by Endri Xhafo
06/10/2020 10:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Endri Xhafo

The Electronic System for Travel Authorization (ESTA) është një sistem i automatizuar që përcakton kualifikimin e një vizitori për të udhëtuar PA VIZË! Shtetet e Bashkuara të Amerikës e aplikojnë që prej vitit 2009 për të gjithë shtetasit e vendeve që përfitojnë nga Visa Waiver Program (VWP), pra udhëtimi pa viza për në SHBA (US ESTA nevojitet edhe për udhëtime në Guam, Puerto Rico dhe US Virgin Islands).

Që prej vitit 2014 ESTA ka një kosto prej 14$ për person, lipset edhe për fëmijët pa dallim moshe, rekomandohet të aplikohet qysh para blerjes së biletës së avionit, por në çdo rast jo më vonë se 72h përpara udhëtimit, dhe pa të kompanitë ajrore nuk të bëjnë check-in. Ndërsa kur futesh në territor amerikan nga toka (Kanada & Meksikë) plotëson një formular letre.

ESTA ka vlefshmëri 2 vjeçare. Kush nuk ka nevojë për ESTA për të udhëtuar për në SHBA? Shtetasit e atyre vendeve që kanë nevojë për vizë, siç janë shqiptarët 😉 E megjithatë, me vizë apo pa vizë (ESTA), të cilat autorizojnë udhëtimin, zyrtarisht asnjëra nuk autorizon futjen në territorin amerikan; këtë e vlerëson vetëm autoriteti doganor në port apo aeroport. Pra, teorikisht, edhe nëse je shqiptar me vizë apo anglez me ESTA, agjenti doganor amerikan në kufi mund të të refuzojë hyrjen në territorin amerikan.

Tani, këtë gjë që SHBA e bën që prej 2009-ës, BE ka përgatitur një raport në 2011 për ta aplikuar edhe ajo në zonën Schengen. Sistemit ETIAS (European Travel Information and Authorization System) do t’i nënshtrohen si shqiptarët, edhe amerikanët. Pra ESTA europiane, me inicialet ETIAS, nuk është rikthim vizash, por një sistem i automatizuar që synon, sipas europianëve, të rrisë sigurinë e lëvizjes në hapësirën Schengen.

Jam habitur se si disa ish-funksionarë e shesin këtë si rikthim të vizave me Shqipërinë. Ose injoranca, ose pafytyrësia, – sepse njëra nga të dyja është, – nuk kanë brirë. Vendimi për rikthimin e vizave me Shqipërinë edhe mund të merret një ditë, – inshallah jo, – por këtë herë nuk është ky rasti.

Next Post
“Kujdes korrupsionin në burgje”/ Mesazhi i ambasadës së SHBA: Rrjetet kriminale vazhdojnë të funksionojnë edhe jashtë

"Kujdes korrupsionin në burgje"/ Mesazhi i ambasadës së SHBA: Rrjetet kriminale vazhdojnë të funksionojnë edhe jashtë

Comments 2

  1. Lili says:
    5 years ago

    I sakte si gjithmone.Te admiroj per forcen e argumentit⭐

    Reply
  2. Naseri says:
    5 years ago

    Kushton 7€, vlen per 3 vjet dhe do hyje ne fuqi ne 2022, jo 2021.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në dosjet e Epstein del edhe emri i biznesmenit shqiptar: Princesha do të donte ta shihte këtë video

Në dosjet e Epstein del edhe emri i biznesmenit shqiptar: Princesha do të donte ta shihte këtë video

February 1, 2026
“Erdha të takoja nënën, e gjeta jashtë”, Laureta i kërkon llogari vëllait: Do mbash përgjegjësi për këtë!

“Erdha të takoja nënën, e gjeta jashtë”, Laureta i kërkon llogari vëllait: Do mbash përgjegjësi për këtë!

February 1, 2026
Një nga kritikët më të ashpër të Kosovës/ Ish-sekretari i KiE-së Thorbjorn Jagland i përfshirë në emailet me Epstein

Një nga kritikët më të ashpër të Kosovës/ Ish-sekretari i KiE-së Thorbjorn Jagland i përfshirë në emailet me Epstein

February 1, 2026
Skandali në Angli/ Shqiptari, oficer emigracioni grabiste emigrantët, akuzohet edhe për mashtrim me pasaportat

Skandali në Angli/ Shqiptari, oficer emigracioni grabiste emigrantët, akuzohet edhe për mashtrim me pasaportat

February 1, 2026
“Kim Jong-un, me raketa që mund të arrijnë Amerikën”

A janë vendet e BE-së, importues të produkteve dhe armatimeve koreanoveriore?!

February 1, 2026
Tensionet në pikën kritike, Khamenei paralajmëron “luftë rajonale” nëse SHBA-të sulmojnë

Tensionet në pikën kritike, Khamenei paralajmëron “luftë rajonale” nëse SHBA-të sulmojnë

February 1, 2026
“Më e shtrenjta Zvicra me 171 euro”/ Eurostat: Shqipëria, ndër vendet më të lira për hotele e restorante në Europë

“Më e shtrenjta Zvicra me 171 euro”/ Eurostat: Shqipëria, ndër vendet më të lira për hotele e restorante në Europë

February 1, 2026

Përse Berisha e ka “të nevojshme” bojkotin e reformës territoriale

February 1, 2026
Tabloidi i “The Daily Mail”: Epstein, vepër e rusëve! Gjithçka është e organizuar nga ish-shërbimi sekret

Tabloidi i “The Daily Mail”: Epstein, vepër e rusëve! Gjithçka është e organizuar nga ish-shërbimi sekret

February 1, 2026
“Do të të marr me vete”, kush është e reja që u përplas nga treni teksa e sulmoi një emigrant në shinat e metrosë

“Do të të marr me vete”, kush është e reja që u përplas nga treni teksa e sulmoi një emigrant në shinat e metrosë

February 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In