• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

E vërteta e historisë që preku mbarë botën (Video+Foto)

by
11/07/2015 09:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kjo është një nga historitë më të lexuara të këtyre ditëve, jo vetëm në mediat e mëdha botërore. Një gjyqtare amerikane duhet të japë vendimin për një të dyshuar për vjedhje.

Ajo zbulon se personi që kishte përpara ishte një shok i shkollës së mesme, një djalosh i shkëlqyer, që kishte përfunduar në rrugën e krimit.

Ai shpërthen në lot dhe videoja e këtij momenti ka prekur shumë njerëz.

Por kush është Arthur Booth?

Si shumë adoleshentë, edhe ai ëndërronte një karrierë të suksesshme.Ai ishte i shkëlqyer në matematikë dhe shkencë dhe shpesh u thoshte familjes dhe miqve se donte të bëhej neuro-kirurg.

Por edhe Mindy Glazer kishte ëndrrat e saj në shkollën e mesme Nautilius në Majemi. Ajo fillimisht donte të bëhej veterinere, por më vonë vendosi të shkonte për juridik dhe u bë gjyqtare.

Të dy shokët e klasës u përballën në sallën e gjyqit. Por për Booth historia ishte krejt ndryshe.

Sipas familjes, 49-vjeçari e ka kaluar shumicën e jetës si adult pas hekurave të burgut.Fillimisht ai krijoi varësi ndaj kokainës dhe bixhozit. Kjo bëri që të bënte krime të vogla për të siguruar para cash.

Pasi krijoi varësinë, ai e la edhe shkollën. Këtu nisi kalvari i vuajtjeve. “Po të mos ishte varësia ndaj drogës dhe bixhozit, ai nuk do ishte këtu. Ai nuk është i dhunshëm dhe nuk ka lënduar askënd. Por për të ushqyer varësitë e tij, i duhet të vjedhë para,” tha një kushërira e tij.

“Ai ka qenë arkitekti i rrënimit të tij. Tani familja shpreson se pasi u turpërua në sy të shoqes së klasës, kjo do i shërbejë si zile zgjimi. Shpresojmë të nisë një jetë të re,” tha Melissa Miller për Daily Mail.

Por çfarë ndodhi atë ditë në gjykatë?

Gjyqtarja Glazer e pyeti:

“Mr. Booth, kam një pyetje për ju”.

“Po zonjë”.

“Mos keni shkuar në Nautilus në shkollën e mesme”.

Duke parë nga gjyqtarja, Booth thotë: “Oh Zot i madh”!

“Më vjen keq të të shoh këtu. Gjithmonë kam pyetur veten se çfarë ndodhi me ty,” i tha ajo.

“Ky ishte djaloshi më i këndshëm në shkollën time. Ai ishte më i miri në shkollë të mesme. Kam luajtur futboll me të dhe shih çfarë ka ndodhur. Më vjen keq,” i tha ajo

 

E vërteta e historisë që preku mbarë botën (Video+Foto)

Image

Image
Image
Image

Next Post

Izet Haxhia: Berisha është bashkëfajtor për Srebrenicën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do kesh fatin e Noriegës”! Rada tregon episodin në 1998: Vetëm Berisha është kërcënuar nga SHBA se do të rrëmbehej me helikopter

“Do kesh fatin e Noriegës”! Rada tregon episodin në 1998: Vetëm Berisha është kërcënuar nga SHBA se do të rrëmbehej me helikopter

January 23, 2026
“Demokracisë i ka ardhur fundi!”/ Baton Haxhiu flet për Bordin e Paqes: Po vjen një rend i ri botëror!

“Demokracisë i ka ardhur fundi!”/ Baton Haxhiu flet për Bordin e Paqes: Po vjen një rend i ri botëror!

January 22, 2026
Dhëndri i Trump zbulon planin për Gazën: Rindërtimi përfshin banesa, shkolla, spitale dhe zona turistike luksoze

Dhëndri i Trump zbulon planin për Gazën: Rindërtimi përfshin banesa, shkolla, spitale dhe zona turistike luksoze

January 22, 2026
Zelensky: Po punojmë për një takim të ri me Rusinë në Stamboll

Zelensky: Nëse anijet ruse lundrojnë afër Groenlandës, Ukraina mund t’i fundosë siç ka bërë në Krime

January 22, 2026
Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshjen për funksionalizimi e Komisionit për Personat e Pagjetur

Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshjen për funksionalizimi e Komisionit për Personat e Pagjetur

January 22, 2026
Berisha kritikon qeverinë për përmbytjen: Durrësi i betonit apo i Gjushit dhe Ramaduros…

“Rama do ia mbathë”, Berisha për protestën e 24 janarit: Armë nuk përdorim, por…

January 22, 2026
“Trump është CEO, ti je komunist”, sherr mes demokratit dhe deputetit të Qorit: Ti i ke sytë nga Vietnami

“Trump është CEO, ti je komunist”, sherr mes demokratit dhe deputetit të Qorit: Ti i ke sytë nga Vietnami

January 22, 2026
Berishën e tallin sërish: I dërgojnë mesazh si denoncim i qytetarit dixhital një tekst të shkruar me… ChatGPT

‘SHBA do ta marrë Ramën me helikopter si Maduro’, Berisha: Nuk e kam thënë unë këtë!

January 22, 2026
“Sazanin e kam dhënë unë”, Berisha: Fola mer Berluskonin! I ndjeri Fatos Nano…

“Sazanin e kam dhënë unë”, Berisha: Fola mer Berluskonin! I ndjeri Fatos Nano…

January 22, 2026
“Po na cënohet siguria”, Nënkryetari i gjykatës së Tiranës: Nuk kemi buxhet, na ka mbështetur AAPSK me pajisje

“Po na cënohet siguria”, Nënkryetari i gjykatës së Tiranës: Nuk kemi buxhet, na ka mbështetur AAPSK me pajisje

January 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In