• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

E vërteta e akuzave te “doktor” Spahisë, që po bën edhe partinë qesharake si veten

by Endri Kajsiu
06/08/2020 18:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Endri Kajsiu/

Partia Demokratike, e gjendur bosh në këto ditë gushti, ka filluar të shpërndajë pa asnjë filtër, marrëzitë që hedh në Fejsbuk Bardh Spahia. Ish zëvendësministrisi i Shëndetësisë, që thotë se ka diplomë doktori, por më shumë mbahet mend për djegien e shkollave në Shkodër, ka dy ditë që bën zbulime “sensacionale”, nga ato që vetëm logjika e tij, nën ndikimin e vapës së gushtit, mund t’i pranojë. “Zbulimi” më i fundit i Bardh Spahisë ka të bëjë me testet. “Doktori” që pjesën më të madhe të kohës e kalon në faqen ku qeveria boton tenderat, ka hedhur akuza se testet nuk janë të besueshme, për shkak se ai ka bërë një ballafaqim mes rezultateve që ISHP i ka dhënë një qytetari kohë më parë, dhe testeve serologjike që ka bërë qytetari në një spital privat. Dhe sipas Spahisë dhe Partisë Demokratike, kjo vërteton se testet nuk janë të besueshme dhe se ato nxjerrin rezultate jo të vërteta.

Ne pyetëm pranë INstitutit të Shëndetit Publik, për të mësuar më shumë në lidhje me akuzat që ka hedhur Partia Demokratike, me gojën e Spahisë. Ekspertët e shëndetit publik pranë këtij institucioni, të indinjuar tej mase, shprehen se fjala u duhet lënë profesionistëve dhe se e fundit gjë që nevojitet në këtë situatë pandemie, është politika dhe deklaratat politike pa pikë baze, si kjo e Spahisë. “Çfarë t’i shpjegojmë ne zotërisë?”, thotë një prej ekspertëve në ISHP.

Që askund në këtë planet nuk bëhet një krahasim mes testimit serologjik dhe atij PCR, për të mbërritur në konkluzione si këto? “Apo t’i shpjegojmë që nëse tamponët para një muaji e nxirrnin negativ, personi në fjalë mund të jetë infektuar edhe më vonë, dhe për këtë arsye, ka prani antitrupash, në analizën që ka bërë 1 muaj më vonë?” Sa për testet, vazhdon burimi nga ISHP, një pjesë e madhe e tyre kanë mbërritur në institucionin tonë si donacione të Bashkimit Evropian apo të USAID-it. Ne vetë nuk vëmë asnjë çikë në dyshim besueshmërinë e tyre. Për Spahinë, nuk flasim dot.

Next Post
Largimi i Britanisë ‘cungon’ Parlamentin Europian

Shqipëria humb një tjetër gjyq në "Strasburg", gruaja që u sulmua me acid paditi autoritetet për paaftësi për ta mbrojtur

Comments 3

  1. leka says:
    6 years ago

    Shqip nuk ja vlen te merresh me Bardh Spahine . Shumica e kandidateve per deputet te PD ja futur ne gare kush te rrej ma teper per gjoja kontribut per PD . Populli i njeh ,dhe prandaj nuk reagon se dihet se nga cfar goje dalin fake newset

    Reply
  2. Koli says:
    6 years ago

    Ketij Spahisi i vjen ndot nga populli i vet . Ne dt 3 janar 2020 ne aeroportin e Bergamos ky zoteria rrinte 1 ore larg nga shqiptareve te vet qe te mos dukej qe ishte shqipetar dhe do beje pune te mira ky per SHqiperine te shkretet ata qe u besojne ketyre

    Reply
  3. Mjek ne USA says:
    6 years ago

    Bardh Spahia ka studiuar dy vjet ne Fakultetin e Mjeksise ne Tirane ku ishte nje nder studentet me medioker te grupit (kete e them me pergjegjesi te plote sepse edhe vete kam qene pjese e te njejtit grup). Notat i kishte te mira sigurisht sepse rriteshin ne menyre eksponenciale, pavaresisht nivelit te dijes qe demonstronte Bardhi, per arsye te babait te tij (mjek dhe deputet e politikan me peshe ne fillim te viteme 90′). Me pas Bardhi vazhdoi studimet ne Itali ku nuk di me siguri sa vite ju deshen per te marre diplomen (nese e ka marre) dhe me cfare rezultatesh. Fakt eshte qe Bardhi nuk ka punuar as edhe nje dite te vetme si mjek, te pakten ne Shqiperi, sepse erdhi per tu katapultuar menjehere ne postin e keshilltarit te Presidentit te Republikes (se per cfare e ka keshilluar Presidentin nje Zot e di). Eshte e dhimbshme qe politikat mjeksore ne Partine Demokratike udhehiqen nga nje person me aftesi kaq mediokre profesionale.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mbështesim integrimim e Shqipërisë në BE”- Hetimet dhe masa e sigurisë ndaj Vlora Hysenit, ambasadori i Italisë: Çështjet e bashkëpunimit dypalësh…

“Mbështesim integrimim e Shqipërisë në BE”- Hetimet dhe masa e sigurisë ndaj Vlora Hysenit, ambasadori i Italisë: Çështjet e bashkëpunimit dypalësh…

September 24, 2026
A e dinte Vlora ku mbaron dashuria dhe ku fillon krimi?

Kodi Penal/ Çfarë rrezikon Vlora Hyseni, nëse provohen akuzat e SPAK ndaj saj?

September 24, 2026
Qeveria nis skemën e re të financimit për bizneset, aplikimet për kredi të butë hapen më 1 korrik

Programi i strehimit brenda vitit, 4 mijë kredi të buta për familjet e reja dhe 3 mijë subvencione për qiranë!

September 24, 2026
“Falenderoj dy lojtarët që zgjodhën Shqipërinë”- Alban Bushi paralajmëron para Ukrainës: Çdokush ta kuptojë, rrethi po ngushtohet

“Falenderoj dy lojtarët që zgjodhën Shqipërinë”- Alban Bushi paralajmëron para Ukrainës: Çdokush ta kuptojë, rrethi po ngushtohet

September 24, 2026
Nigel Farage ‘befason’ përsëri: Të huajt që vrasin ose përdhunojnë në Britani do t’i dërgojmë në burgje në Kosovë!

Bie mbështetja për Nigel Farage në Britani, partia e tij renditet e treta pas laburistëve dhe konservatorëve!

September 24, 2026
Ministrja Spahiu: Shërbimet sociale duhet të jenë aty ku janë nevojat e qytetarëve!

Ministrja Spahiu: Shërbimet sociale duhet të jenë aty ku janë nevojat e qytetarëve!

September 24, 2026
Babai i terroristit të Banjskës, dëshmia: Ja sa para merrte im bir nga “Mbrojtja Civile”

BE reagon në trevjetorin e sulmit në Banjskë: Serbia të nxjerrë menjëherë para drejtësisë përgjegjësit!

September 24, 2026
“Po dëmtohet institucioni i SHISH”- Nikoll Lesi për publikimin e mesazheve të Vlora Hysenit: Nuk mundet që i gjithë kazani i SPAK të dalë në publik!

“Po dëmtohet institucioni i SHISH”- Nikoll Lesi për publikimin e mesazheve të Vlora Hysenit: Nuk mundet që i gjithë kazani i SPAK të dalë në publik!

September 24, 2026
EMRI/ Përplasi për vdekje vogëlushen gjatë manovrave me makinë, arrestohet shoferi 24-vjeçar!

I shpallur në kërkim për “vrasje me dashje”, arrestohet 39-vjeçari në Tiranë! Në pranga edhe i dënuari me 2 vite burg

September 24, 2026
Demo: Teknologjia, pjesë e sigurisë dhe shërbimeve publike! IdentiTek në qendër të infrastrukturës kritike

Demo: Teknologjia, pjesë e sigurisë dhe shërbimeve publike! IdentiTek në qendër të infrastrukturës kritike

September 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com