• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

E vërteta dhe gënjeshtra sot në Shqipëri

by Spartak Ngjela
24/11/2022 19:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Spartak Ngjela

I.

Ndërgjegjja e një shoqërie formohet ngadalë. Por shqiptarët e kanë pasur shumë të vështirë që, ata vetë, ta ndërtojnë koshiencën apo ndërgjegjen kolektive si shoqëri e shkolluar dhe me moralitet.

Shoqëritë e pazhvilluara kanë hequr shumë që të krijojnë ndërgjegjen e tyre kolektive me moralitet shoqëror, dhe në çastet kur juridikisht kanë dashur të formojnë demokracinë si sistem politik,  prapambetja e tyre i ka hedhur drejt gënjeshtrës.

Edhe shqiptar, në këta 30 vite që po rreken të formojë demokracinë në Shqipëri, gënjeshtra, si fenomen shoqëror, i ka dëmtuar shumë.

II.

Në këtë të ashtuquajturën demokraci shqiptare ka sunduar gënjeshtra.

Kjo ndodhi se liderët e kësaj demokracie vinin nga një edukim fals dhe i gënjeshtërt, siç ishte komunizmi.

Moraliteti në qeverisje, është personalitet individual i burrit të Shtetit. Kurse këtu në Shqipëri, pushtetarët vetëm gënjejnë.

Sali Berisha e di gënjeshtrën simbol të orientalizmit banal që ai përfaqëson.

Edi Rama e di gënjeshtrën shpikje artistike që e mban në pushtet.

Ilir Meta e di gënjeshtrën një çudibërëse të hajdutëve.

E pse të zgjatimi. Të gjithë gënjejnë për arsyet që thamë në këtë analizë.

Po, mirë që këta gënjejnë, po njerëzit si i besojnë.

Për këta besimtarë të gënjeshtrës së pushtetarëve të tyre, e thamë më lart se, gënjeshtra në Shqipëri ka qenë koshiencë kombëtare që, më së shumti, në kohët moderne ka ardhur nga gënjeshtra komuniste e veshur me ideologji, kurse në historinë shekullore, ajo ka qenë një infiltrim otoman.

Otomanizmi ka qenë një gënjeshtër e gjatë, e dhunshme njëlloj si ajo e 40 viteve komunizëm në Shqipëri. Sepse po ta shohësh me një arsye historike, komunizmi në Shqipëri, si hoxhizëm, ka qenë otomanizëm klasik.

III

Por, a do të kemi një shpëtim nga sundimi i gënjeshtrës?

I vetmi shpëtim aktual është ndëshkimi i korrupsionit.

Dhe duhet të kujtohemi, se korrupsioni aktual si fenomen në Shqipëri është fenomen otomano-oriental, ku gënjeshtra banale është simbol i sundimit politik.

Por, pikërisht nga ky fenomen ka ardhur edhe korrupsioni i lartë shtetëror. Kurse, vendosja e ligjit, duke goditur ashpër korrupsionin e lartë shtetëror, fillon ta shkëpusë shoqërinë nga adhurimi i gënjeshtrës së pushtetarit që i sundon.

Duhet ta përmendim se është aksiomë që: i sunduari e adhuron gënjeshtrën e sunduesit si pushtet politik.

E keni parë si bërtasin turmat kur gënjehen nëpër sheshet e Shqipërisë?

Ja, kjo është natyra që ka krijuar gënjeshtra shekullore me sundim politiko-tiranik dhe pa ligj në Shqipëri.

Po, a kemi shpresë?

Po, shpresa e shqiptarëve ka filluar.

Lufta kundër korrupsionit me ligj drastik dhe ndëshkim masiv, është hapi i parë që do të godasë gënjeshtrën si ndërgjegje shoqërore në Shqipëri.

Me goditjen e korrupsionit, fillon frika e gënjeshtarit dhe humbet forca shoqërore e gënjeshtrës. Prandaj, i vetmi shpëtim aktual është ndëshkimi i korrupsionit.

Kurse aksioni i moralitetit, me goditjen kundër korrupsionit të lartë shtetëror duhe ta kthejë shoqërinë shqiptare për të kaluar nga adhurimi gënjeshtrës, tek adhurimi i së vërtetës.

Ky pra duhet të jetë fenomeni i ri i ndërgjegjes shoqërore në Shqipëri: kalimi nga adhurimi i gënjeshtrës, tek adhurimi me respekt madhor i së vërtetës.

Next Post
Tensione sërish në Kuvend/ Berisha e deputetët e “Rithemelimit” bllokojnë për herë të dytë foltoren. Felaj ndërpret Bylykbashin

Tensione sërish në Kuvend/ Berisha e deputetët e "Rithemelimit" bllokojnë për herë të dytë foltoren. Felaj ndërpret Bylykbashin

Comments 1

  1. Rambo III says:
    3 years ago

    O Taku Ngjela, njerëzit, që juridikisht quhen “popull”, kanë qejfë, të gënjehen, mbasi kështu, ndjehen mirë, marrin frymë me gënjeshtrën, e hanë gënjeshtrën, flenë me gënjeshtrën, dhe gëdhihen me ëndrra gënjeshtare, duke i u dukur vehtja, zengjinë e të pasur sa më s’ka edhe kur marrin ushqimet me listë…. por është për tu theksuar, se ky POPULL, ka qejfë të gënjehet nga AI që ja u a fut më thellë, Ai u a fut më shumë…… ai që s’di të gënjejë, rri tek fundi i oborrit të katundit…..

    Reply

Leave a Reply to Rambo III Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbulohet skenari i frikshëm: Pushtimi i tre ishujve që mund të ndezë luftën botërore

Zbulohet skenari i frikshëm: Pushtimi i tre ishujve që mund të ndezë luftën botërore

March 27, 2026
Tabaku sulmon Ramën: Bëri “show me powerpoint” për mbetjet, me zgjidhjen që dha PD para 12 vitesh

Tabaku sulmon Marta Kos: Korrupsioni kulturë e socialistëve, jo e shqiptarëve

March 27, 2026
Arsimi profesional/ Gonxhja publikon shifrat: Mbi 4700 nxënës të regjistruar, 11% më shumë se një vit më parë

Nga rritja e vizitave në institucione kulturore tek restaurimet, Gonxhja tregon strategjitë e Ministrisë së Kulturës

March 27, 2026
Trafik emigrantësh kundrejt pagesës, në pranga 26-vjeçari turk në Tiranë

Trafik emigrantësh kundrejt pagesës, në pranga 26-vjeçari turk në Tiranë

March 27, 2026
I shpallur në kërkim, arrestohet 23-vjeçari që qëlloi me armë gjatë një konflikti

I shpallur në kërkim, arrestohet 23-vjeçari që qëlloi me armë gjatë një konflikti

March 27, 2026
VIDEO dramatike, avioni luftarak amerikan F-18 gati rrëzohet nga raketa iraniane

VIDEO dramatike, avioni luftarak amerikan F-18 gati rrëzohet nga raketa iraniane

March 27, 2026
Reshje dëbore dhe në Qafën e Llogarasë, zbardhet rruga, borëpastrueset në terren

Reshje dëbore dhe në Qafën e Llogarasë, zbardhet rruga, borëpastrueset në terren

March 27, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 28 Mars 2026

March 27, 2026
Parlamenti Europian miraton dërgimin e azilkërkuesve të refuzuar në qendra jashtë BE-së

Parlamenti Europian miraton dërgimin e azilkërkuesve të refuzuar në qendra jashtë BE-së

March 27, 2026
“E kreva punën”, detaje të reja tronditëse nga vrasja e Liridonës

“E kreva punën”, detaje të reja tronditëse nga vrasja e Liridonës

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In