• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

E vërteta dhe Berisha nuk jetojnë (prej vitesh) nën të njëjtën çati

by Skënder Minxhozi
13/12/2022 17:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

 

Gënjeshtrat më të mëdha janë ato që thuhen solemnisht. Mundësisht kur ke vënë edhe syze dielli në mes të dimrit që të japin mundësi të fshehësh vështrimin që mund të të tradhëtojë. Gënjeshtrat janë gjithashtu krijesa të çuditshme të cilat duhen ndërtuar me kujdes dhe art, nëse do që të jenë të besueshme dhe të mashtrojnë sa më shumë njerëz dhe për një kohë sa më të gjatë.

Xhonatan Suift shprehet se që një gënjeshtër të jetë sa më e besueshme, ajo duhet të ndërtohet mbi një ngjarje që ka ndodhur në një qytet sa më të largët nga vendi ku tregohet. Së dyti shprehet ai, gënjeshtra duhet të ketë brenda elemente të të vërtetës, pasi kështu bëhet më pak e dallueshme nga kjo e fundit.

Sali Berisha nuk ka as problemin e parë, as të dytin, në raport me gënjeshtrat. As merakoset të shkojë fjala vjen në Gjirokastër që të gënjejë lezhjanët, as kujdeset të thotë ndonjë të vërtetë aty-këtu sa për ta shkartisur me të pavërtetat e të gjitha përmasave që ka prodhuar gjatë 30 vjetëve në politikë. Është nga ata politikanë që na kanë gënjyer sheshit dhe nuk është merakosur fare as kur të gjithë shqyenin sytë nga habia për ato që dëgjonin. Grushti i shtetit i 21 janarit fjala vjen, me thikat-pistoletë ka mbetur në histori si një ndër dhjetra rastet e tilla.

Prej 30 vitesh, qëkurse ka hyrë në politikë, ai beson se gënjeshtrat shërbejnë momentin politik, se me to mund të arrihen avantazhe të cilat më pas nuk kthehen në bumerang pasi shqiptarët kanë memorie të shkurtër për ato që thonë dhe bëjnë liderët e tyre. Kjo në fakt është sëmundje që prek shumë të tjerë si Berisha në të dy anët e llogores partiake.

Ish-kryeministri hodhi në përvjetorin e Partisë Demokratike, një nga ato fraza që duket se i ka menduar, peshuar, kalibruar e lëmuar me kohë në mendjen e vet. Berisha tha se mes nënës dhe të vërtetës, ai zgjedh të vërtetën. Një fjali me efekt, nga ato që e bëjnë të duartrokasë demokratin standart, që ka vuajtur sinqerisht për nëntë vjetët në opozitë dhe ka qarë ditën që një i çmendur goditi me grusht në fytyrë Doktorin.

Berisha mblodhi shumë duatrokitje dhe shumë tituj mediash me figurën letrare që përdori në përvjetorin e partisë. E duartrokitën në atë sallë ku foli edhe ata që dikur i kishte rrahur, i kishte përzënë me sharje e shkelma nga partia, apo i kishte përdorur për interesat e tij më të pandershme politike. Duartrokitën ata që u dhunuan fizikisht vite më parë, ashtu si edhe ata që u hodhën në llogoren e zjarrit për të mbrojtur mynxyra që s’i besuan kurrë as vetë. Të gjithë ishin të përmallur e të prekur nga përmendja e nënës së Berishës, pa u marrë shumë me domethënien reale të frazës së ish-kryeministrit.

Sali Berisha nuk banon më prej kohësh nën një çati me të vëërtetën. Ka fatkeqësinë e pariparueshme të jetë politikani më jetëgjatë i vendit. Që do të thotë se është edhe më i ekspozuari, më i pambrojturi e më i konsumuari e i paragjykuari në ato që thotë publikisht. Qoftë edhe kur ze kokën e nënës para kamerave. Në fund të ciklit politik dhe biologjik, kjo klasë drejtuese që ka për dekan Sali Berishën, i ka shterruar mjetet që t’i bëjnë të besojnë shqiptarët e thjeshtë.

Prandaj edhe përbetimi i Berishës në favor të të vërtetës është një truk që mund të nxisë duartrokitjet e telekomanduara të një salle besnikësh, por vështirë se t’i ngre kuotat politike në sytë e bashkëkombasve. Ashtu siç ndodhi ditën fatale kur u qëllua në fytyrë, kur në bulevard e prisnin aq protestues sa i mblidheshin dikur poshtë stëpisë. Atëëhere kur s’kishte nevojë të zinte be nënën, sepse nuk na kishte gënjyer akoma kaq shumë, e s’na kishte zhgënjyer ende kaq thellë sa sot.

Next Post
Veliaj e Ibrahimaj konsultime për buxhetin me banorët e Njësisë 5: Le të protestojnë, fokusi ynë eshte puna e bashkëpunimi me njerëzit. Prioritetet për vitin 2023

Veliaj e Ibrahimaj konsultime për buxhetin me banorët e Njësisë 5: Le të protestojnë, fokusi ynë eshte puna e bashkëpunimi me njerëzit. Prioritetet për vitin 2023

Comments 4

  1. L.Xh says:
    3 years ago

    Neqoftese do te ndonjehere ndonje sinonim te fjales GENJESHTER, do te quhej Sali BERISHE, njesoj si te thoshe qe eshte babai i 1 Prillit.

    Te tjerat pastaj i di mire Arben Kraja me mentoren e tije Juri Kim, US ambasadore.

    Reply
  2. L.Xh says:
    3 years ago

    Neqoftese do te kete ndonjehere ndonje sinonim te fjales GENJESHTER, do te quhej Sali BERISHE, njesoj si te thoshe qe eshte babai i 1 Prillit.

    Te tjerat pastaj i di mire Arben Kraja me mentoren e tije Juri Kim, US ambasadore.

    Reply
  3. Alush Dani says:
    3 years ago

    Kur themi Partia,
    Nënkuptojmë Leninin
    …………………………
    Kur themi Sali Berishë,
    Nënkuptojmë Gënjeshtrën.

    Reply
  4. Lili says:
    3 years ago

    Faleminderit shuuume i miri Z.Minxhozi.Je një gazetar kurajoz,inteligjent,me fakte dhe argumente që s’kanë nevojë për koment Sot quhem:Skënder Minxhozi (Je suis Skënder Minxhozi Merci)

    Reply

Leave a Reply to Alush Dani Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulmohet me armë sinagoga më e madhe reformiste në Shtetet e Bashkuara

Sulmohet me armë sinagoga më e madhe reformiste në Shtetet e Bashkuara

March 13, 2026
FT: Franca dhe Italia fillojnë bisedimet me Iranin për Ngushticën e Hormuzit

FT: Franca dhe Italia fillojnë bisedimet me Iranin për Ngushticën e Hormuzit

March 13, 2026
“Presidenti të kërkon menjëherë!”/ Sekretari i Thesarit të SHBA bëhet për “ujë të ftohtë”, ikën nga intervista

“Presidenti të kërkon menjëherë!”/ Sekretari i Thesarit të SHBA bëhet për “ujë të ftohtë”, ikën nga intervista

March 13, 2026
13 amerikanë të vrarë në luftë me Iranin. Kreu i Pentagonit: Ajatollahu mund të jetë shpërfytyruar!

13 amerikanë të vrarë në luftë me Iranin. Kreu i Pentagonit: Ajatollahu mund të jetë shpërfytyruar!

March 13, 2026
Gjykata Kushtetuese shqyrton sot çështjen e Belinda Ballukut

Kërkoi shfuqizimin e pezullimit, GJKKO rrëzon ankimin e Belinda Ballukut

March 13, 2026
Hëna e re në Dem ndryshon “lojën astrologjike”, Chrysanthi Kalogeri paralajmëron shenjat

“Mbani jetën personale larg të tjerëve për 13 vite”/ Chrysanthi Kalogeri bën parashikimin e Horoskopit

March 13, 2026
Rëndohet bilanci: Të 6 anëtarët e ekuipazhit humbin jetën në rrëzimin e aeroplanit amerikan në Irak

Rëndohet bilanci: Të 6 anëtarët e ekuipazhit humbin jetën në rrëzimin e aeroplanit amerikan në Irak

March 13, 2026
‘Nga 1 qershori drejt Italisë do të udhëtohet pa ‘green pass’

Sulmi i fundit nga Irani, reagon MEPJ: Në solidaritet të plotë me Turqinë

March 13, 2026
Dy shtëpi në fshatin e Petros

Dy shtëpi në fshatin e Petros

March 13, 2026
‘Kriza’ për Presidentin e Kosovës, Kurti fton opozitën në takim urgjent

‘Kriza’ për Presidentin e Kosovës, Kurti fton opozitën në takim urgjent

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In