• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

E vërteta bën bashkë! Edi Rama dhe marrëdhëniet e Shqipërisë me Greqinë dhe Serbinë

by Artan Duka
20/05/2023 13:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artan Xh.Duka

“Elefanti” në dhomë

Pak vite më parë Edi Rama tha publikisht të vërtetën historike rreth Kosovës në Beograd. Fillimisht shtangu e krijoi tensione momenti sepse e tha në sy, shkoqur dhe pa doreza “protokollare” por më pas hapi një qasje të re për marrëdhëniet mes nesh.

Historia dëshmon se krijimin para nesh si shtete në rajon, Serbia e Greqia e shfrytëzuan si “tapi” për hapësirat dhe historinë e tij duke krijuar mite e tabu të “vërtetash” të denja për “Rrobat e Mbretit” të Andersenit, në kurriz të së vërtetës historike, shqiptare në rradhë të parë, në rajon.

E thënë në sy, e vërteta sfidoi kompleksimin, pasigurinë e ndrojen tradicionale se ajo ndoshta më shumë prish se sa ndreq punë dhe se në rrugën drejt BE, mund të trazojë bashkëjetesën e brishtë paqësore në rajon.

Koha tregoi se futja e “elefantit në dhomë” e uli Sërbinë me këmbë në tokë dhe sot marrëdhëniet shqiptaro-sërbe janë më realiste se më parë sipas motos “… bashkëpunimi bashkëpunim, miqësia, mbase personale, miqësi por ndërkohë e vërteta e vërtetë”.

E vërteta, sado trazon, e thënë ballazi është në vetvete gjest sinqeriteti dhe shtrirjeje dore për më tej, shteg për t’i shpëtuar maktheve e pengjeve të së shkuarës e parë më tej. Nuk prish por përkundrazi ofron mundësi për fqinjësi, bashkëpunim dhe pse jo, miqësi të sinqertë për më tej.

Doza e realizmit që e vërteta ofron çliron marrëdhëniet nga klishetë e ngurta e teatraliteti tradicional, nxit komunikimin e bashkëpunimin efektiv mes palëve duke ia lënë kohës të bëjë të vetën më pas.

Shprehje e vullnetit të mirë për bashkëpunim realist është sot vetë Ballkani i Hapur që ndonse etiketohet nga syresh si i nisur nga sërbët, afron e bën njësh trevat shqiptare si kombi i vetëm ende i ndarë në gadishullin Ilirik.

“Binjakët” në rajon nuk i bën bashkë buja greke por e vërteta historike

Realizmi në rritje në marrëdhëniet mes nesh dhe Sërbisë duhet të shtrihet edhe me Greqinë. E vërteta, e thënë në kohën dhe vëndin e duhur, nuk ka pse të stepet nga fakti se Greqia ka veto për rrugën në BE, se jemi aleat në NATO apo se gëzon mbështetje krejt tjetër nga Serbia në SHBA. Sikurse në rastin e Sërbisë, ajo vetëm çliron nga makthet e pengjet e së shkuarës, ngjiz dinjitet dhe garanton bashkëpunim e miqësi të sinqertë më tej.

Përpara se rajoni të ndahej arbitrarisht me kufij dy shekuj më parë, ishte për mijra vjet shtëpi e të gjithëve e bashkonte pa dallim. Si kombe “binjak” historik në gadishullin Ilirik, grekët e shqiptarët e sotëm kanë nevojë vetëm për hapje mes vetes të atillë që bën anakronik si kufirin ashtu edhe retorikat e ndarjes e mosbesimit reciprok mes nesh.

Rama ia tha të vërtetën në sy Vuçiçit dhe ajo i solli më pranë. Në kohën e vëndin e duhur t’a bëjë edhe me Greqinë. Konteksti zgjedhor nuk është arsye për t’a gojëmbyllur atë.

Ka zgjedhje në Greqi por kishim zgjedhje edhe ne por ndëërsa kjo nuk e pengoi kryeministrin grek të dilte nga protokolli e etika e fqinjësisë me tërsëllimet ndaj shtetit shqiptar ne si gjithnjë bëmë “mirëkuptuesin” historik.

E vërteta e thënë në sy nuk do të ishte fundi i botës e prishje “ekuilibrash” sikurse druan ndokush. Vetëm fundi i botës së trillimit që duke tjetërsuar të shkuarën, po tjetërson ende të tashmen.

Marrëdhënia Shqipëri-Greqi ka nevojë për një dozë të madhe realizmi. Të vërtetat janë jetike për dy popuj “binjak” që ndajnë fatin prej mijra vjetësh në rajon. Edi Rama të bëjë të tijën sepse herët a vonë, pala greke do të shohë sens sepse do të sensibilizohet edhe politika e opinioni grek por dhe ai ndërkombëtar.

“Topi”, me hak, duhet hedhur në oborrin grek sepse statukuoja e tanishme me pretendime të paqëna greke (sot Beleri, nesër kush e di çfarë) ndërkohë që kauza reale kemi vetëm ne, vërteton si gjithnjë se pas “buzëqeshjes” së sforcuar greke fshihet si përhera nervozizmi i atij që për të varrosur të vërtetat, kërkon me qiri ndonjë sebep të stisur për të devijuar vëmëndjen apo “allnuar” me tjetrin e shmangur ballafaqimin për temat tabu.

Bëni lajm dhe hapini kartat me Greqinë

Realiteti mes nesh ka nevojë jo për shashka të stisura por lajm të vërtetë. Si pak kohë më parë me Sërbinë, Edi Rama duhet të bëjë sot lajm edhe me Greqinë.

Nga çështja çame e genocidi ndaj Çamërisë, njohja e të drejtat e arvanitasve duke bashkëpunuar edhe me arbëreshët e Italisë për të ruajtur trashëgiminë arbërore, denoncimi i ligjit të luftës me të cilin Greqia bën “budallain” dhe e mban qëllimisht, parimi i reciprocitetit dhe vijat e kuqe ndaj çdo arrogance e hundëfutje nga fqinji në punët tona (tam-tamet për minoritetin, tekstet shkollore, llogjet për Himarën etj), të drejtat e emigrantëve shqiptarëve të pas viteve 90, absurdi i ndarjes së detit të ndarë tashmë prej krijimit të shtetit, dalja për një vizitë nga trevat çame dhe ato arvanitase kudo nëpër Greqi me kamera dhe gazetarë (mbase kryeministri grek ofron edhe një helikopter), vënia e një kurore tek të shquarit tanë matanë kufirit nga Ali Pasha, Marko Boçari me shokë, nderimi për  arvanitasin e madh Aristidh Kola etj, një minutë heshtje për viktimat e genocidit grek zervist që të bjerë edhe në sytë e veshët e BE e botës mbarë…

Sikurse me Vuçiçin Rama flet sot pa teklif e kokë më kokë pavarësisht qëndrimeve të kundërta për Kosovën, kjo duhet të ndodhë edhe me homologun në Greqi. Greqia mund të kundërshtojë gjatë kauzën Çamëri por kjo e fundit të paktën do të jetë e pranishme në çdo tryezë.

Fati i integrimit në BE nuk preket nga e vërteta. Jo se e drejta e vetos si mekanizëm sot është dilemë në vetë BE por se Greqia e çliruar nga pengjet e së shkuarës nuk do e uli më veten e humbasë dinjitet me kanosje vetoje për në BE me sebepe “allabeleri” sot, ku i dihet mot, ndërkohë që vetë Shqipëria po gëzon mbështjetje në rritje në perëndim.

Por dhe nëse e bën hë për hë, aq na bën sepse integrimi, edhe pa këto yçkla, prapë do të marrë ca kohë.  Ajo që mbetet është nëse do të trokasim kokëulur e kushedi se kur në “derën” deri atëhere shurdhe të BE apo do i bëjmë vënd vetes me dinjitet duke e gjetur më pas “derën” hapur me vetë mikpritësin tek pragu i saj.

Gadishulli Iirik duhet të çlirohet nga fabrikimi i së shkuarës, grindavecët dhe ngackarët që bëjnë të fortin prej dy shekujsh në rajon. Që bëjnë zhurmë, vënë kujën e hedhin vickla vënd e pa vënd për të paqëna për të shmangur ndërkohë vëmëndjen nga dalja e të vërtetave e kauzave reale që nuk ka “rrasë” varri që i mbulon. Zullumi historik i së shkuarës duhet të dalë në shesh ndryshe ai nxit zullum më tej sipas qasjes “mbrojtja më e mirë është sulmi” që vetëm ushqen tension pambarim në rajon.

Sikurse Kosova po synon reciprocitet me Sërbinë duke shmangur gracka si Bashkësia e Komunave në veri që nisur nga premisa të rrejshme rrezikon të marrë peng të ardhmen të saj dhe rajonit, ashtu edhe Shqipëria duhet të vijojë më tej me artikullimin pa komplekse e ballë për ballë të të vërtetave historike ndaj atavizmave historikë në gadishullin Ilirik.

Opinioni brënda e jashtë vëndit, politika ndërkombëtare meriton lajmin e vërtetë dhe jo bujën e shashkat e trillimit pafund grek. Që ka dy shekuj që merr kot e më kot për të justifikuar apo shmangur vëmëndjen nga trillimi i “parë” grek me formimin si shtet në kurriz të kombit shqiptar. Një sajesë që mban të sotmen ende peng të së shkuarës që për të mirën e të dyja palëve duhet lënë pas sa më shpejt. Edi Rama bëri dikur lajm me Vuçiçin në Sërbi. T’a bëjë edhe me kryeministrin grek sepse e vërteta vetëm na sjell më pranë.

Next Post
Vrasja e 15-vjeçarit në Gramsh, avokati i autorit: Fajtore është e gjithë shoqëria!

Vrasja e 15-vjeçarit në Gramsh, avokati i autorit: Fajtore është e gjithë shoqëria!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fortifikimi i kufirit evropian, ushtria gjermane vendos pengesa antitank në terrenin polak

Fortifikimi i kufirit evropian, ushtria gjermane vendos pengesa antitank në terrenin polak

August 21, 2026
Një gjak, dy ekipe: Përballja Shqipëri-Kosovë në Lojërat Mesdhetare, nën tingullin e këngës së Adem Jasharit

Një gjak, dy ekipe: Përballja Shqipëri-Kosovë në Lojërat Mesdhetare, nën tingullin e këngës së Adem Jasharit

August 21, 2026
Begaj në Itali, pritet nga Mattarella e Meloni, mbështet kuqezinjtë në Lojërat Mesdhetare

Begaj në Itali, pritet nga Mattarella e Meloni, mbështet kuqezinjtë në Lojërat Mesdhetare

August 21, 2026
Vatër e fuqishme zjarri pranë kufirit greko-shqiptar, flakët përpijnë hektarë me pyje e bimësi!

E fundit: 8 vatra zjarri mbeten aktive, shpëtohen disa banesa në Pukë e Mirditë, ndërhyrje nga ajri në Dukat!

August 21, 2026
Piratët rrëmbejnë një cisternë të lidhur me Iranin -

Piratët rrëmbejnë një cisternë të lidhur me Iranin –

August 21, 2026
Gabimi në “shtëpinë e barit”, si e pësoi 20-vjeçari shqiptar në Britani

Vendimi i gjykatës britanike mund të pengojë deportimin e viktimave shqiptare të trafikimit

August 21, 2026
La vajzën 11-vjeçare vetëm për dy ditë për të ndjekur ndeshjen në Elbasan, babai nën hetim në Qipro

La vajzën 11-vjeçare vetëm për dy ditë për të ndjekur ndeshjen në Elbasan, babai nën hetim në Qipro

August 21, 2026
Dita e 83-të / Protestuesi paralajmëron përshkallëzim në shtator: Do të bllokojmë rrugët!

Dita e 83-të / Protestuesi paralajmëron përshkallëzim në shtator: Do të bllokojmë rrugët!

August 21, 2026
Zyrtare/ Një tjetër anglez për Interin, prezantohet mesfushori

Zyrtare/ Një tjetër anglez për Interin, prezantohet mesfushori

August 21, 2026
DËSHMITË/ Vata pranon vrasjen e portugezit, turku: Sokrati më tha se ishte rrëzuar nga motori…

DËSHMITË/ Vata pranon vrasjen e portugezit, turku: Sokrati më tha se ishte rrëzuar nga motori…

August 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com