• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, June 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

E veja e Picassos mund t’i ketë fshehur veprat nga familja e tij

by Java News
03/11/2016 11:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Njeriu që mbajti rreth 300 vepra të Pablo Picassos në garazhin e tij për gati 40 vjet i ka thënë Gjykatës së Apelit në Francë se e veja e artistit mund t’i ketë kërkuar që t’i fshehë veprat prej familjes së tij, shkruan The Guardian, transmeton “Koha Ditore”.

“Jacqueline Picasso kishte probleme me thjeshtrin e saj, Claude Picasson”, ka thënë Pierre Le Guennec teksa ka prezantuar një version tjetër të ngjarjeve në dhomën e gjykatës të qytetit jugor Aic-en-Provence.

Le Guennec, i cili vitin e kaluar bashkë me gruan e tij u dënuan për posedim të mallrave të vjedhura, ka thënë se e veja e Picassos, Jacqueline, i kishte kërkuar të ruante 15 deri në 17 thasë me vepra arti, pas vdekjes së artistit në prill të vitit 1973. Ai kishte thënë se pas një kohe ajo i kishte marrë ato, por njërën prej tyre ia kishte lënë atij, dhe i kishte thënë: “Mbaje këtë, është për ty!”.

Le Guennec ka thënë se e veja ndoshta po mundohej t’i ruante veprat që të mos inventarizoheshin dhe ka bërë të ditur që më parë në gjykatë nuk e kishte treguar të vërtetën nga “frika se mos po akuzohej, bashkë me zonjën, për vjedhjen e çantave”.

77-vjeçari, i cili ishte ndihmës i Picassos, më parë kishte thënë se vetë artisti ia kishte dhënë veprat, sa ishte gjallë, në mes viteve 1971 dhe 1972. Avokati i çiftit, Eric Dupond-Moretti, ka thënë se e ka mësuar versionin e vërtetë vetëm para disa ditësh.

Le Guennec ka thënë se Jacqueline ia kishte dhënë 271 – në mesin e të cilave 180 vizatime e skica dhe një fletore me 91 vizatime – si dhuratë për devotshmërinë e çiftit. Ai ka thënë se e kishte vendosur koleksionin në garazh për ta rizbuluar në vitin 2009.

Avokati i Claude Ruiz Picasso, Jean-Jacques Neuer, e ka denoncuar dëshminë e Le Guennec si gënjeshtër të pastër duke thënë se rasti i përfshinte “tregjet më të errëta dhe të fuqishme të artit”, forca të lidhura në një mashtrim “për vjedhjen ndërkombëtare të artit”.

Koleksioni, vlera e të cilit ende nuk është bërë i ditur, përfshin vizatime të grave dhe kuajve, nëntë kolazhe të rralla kubiste të kohës kur Picasso po punonte me artistin francez Georges Braque, dhe një vepër prej “periudhës së kaltër”. Vepra të tjera përfshijnë portretet e të dashurës së Picassos, Fernande, vizatime të gruas së tij të parë Olgas dhe vizatime të kuajve dhe fëmijëve të tij. Veprat janë realizuar në mes viteve 1900 dhe 1932.

Autoritet e kapën çiftin pasi që Le Guennec tentoi ta vërtetonte autenticitetin e tyre në vitin 2010, duke ua treguar Ruiz Picasson i cili përfaqëson gjashtë trashëgimtarët e artistit. Picasso menjëherë kishte ngritur akuza dhe veprat i ishin dorëzuar Ruiz Picassos.

Çiftit menjëherë i ishin dhënë dy vjet paraburgim për posedimin e mallrave të vjedhura. Ndërsa në vitin 2015 gjykata u kishte dhënë pandehurve dënim me maksimum pesë vjet dhe para prej 357 mijë eurosh – ose gjysmën e vlerës së veprave, cilado qoftë shifra. Prokurori ka kërkuar që çiftit t’i jepen pesë vjet dënim me kusht duke thënë se ata kishin dëmtuar trashëgiminë e Picassos, përgatiti Express. (b.an)

Next Post
FOTO/ “Specialisti” nga Lazarati që drejtonte procesin në magazinën e drogës

FOTO/ "Specialisti" nga Lazarati që drejtonte procesin në magazinën e drogës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tifozët anglezë dhe skocezë “pinë” rezervat e Bostonit, pub-et mbetën pa birrë

Tifozët anglezë dhe skocezë “pinë” rezervat e Bostonit, pub-et mbetën pa birrë

June 24, 2026
“Shkova t’i kërkoj falje, më shkelën kokën me këmbë”/ Cllevio zbulon prapaskenat e sherrit me Noizy-n

“Shkova t’i kërkoj falje, më shkelën kokën me këmbë”/ Cllevio zbulon prapaskenat e sherrit me Noizy-n

June 24, 2026
“E njoh firmën e Plakut”, kreu i veteranëve të UÇK: Goxhaj të na thotë zonën që ka luftuar

“E njoh firmën e Plakut”, kreu i veteranëve të UÇK: Goxhaj të na thotë zonën që ka luftuar

June 24, 2026
Rikthehet i nxehti afrikan, termometri do të arrijë 43 gradë

“Hidratim dhe shmangie të ekspozimit gjatë pikut”, ISHP: Si të ruheni nga ditët e nxehta

June 24, 2026
Irani mbyll sërish Hormuzin, akuza SHBA-ve dhe Izraelit për shkelje të armëpushimit

Inspektorët e OKB-së hyjnë në Iran? SHBA dhe Teherani me deklarata kontradiktore për Hormuzin dhe programin bërthamor

June 24, 2026
Ikin dritat te materniteti i Durrësit, spitali: Gjeneratori u vu në funksion brenda një kohe shumë të shkurtër

Ikin dritat te materniteti i Durrësit, spitali: Gjeneratori u vu në funksion brenda një kohe shumë të shkurtër

June 24, 2026
Djali i Hashim Thaçit takon Ramën: Qëndruat në anën e së vërtetës kur shumë të tjerë zgjodhën heshtjen

Djali i Hashim Thaçit takon Ramën: Qëndruat në anën e së vërtetës kur shumë të tjerë zgjodhën heshtjen

June 24, 2026
“Edhe nëse Amerika urdhëron…”, ministri izraelit: Nuk largohemi nga Libani!

“Edhe nëse Amerika urdhëron…”, ministri izraelit: Nuk largohemi nga Libani!

June 24, 2026
Berisha, akuza për investimet: Rama ka projektuar 523 restorte e hotele në zonat turistike

Berisha, akuza për investimet: Rama ka projektuar 523 restorte e hotele në zonat turistike

June 24, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Rama nuk është i korruptuar. Sloganet nuk janë fakte

June 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In