• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

E veçanta/ Armela Krasniqi zgjidhet në bordin drejtues të Aleancës Europiane të Agjencive të Lajmeve

by Java News
21/09/2019 12:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Telegrafike Shqiptare, Armela Krasniqi u zgjodh anëtare e bordit drejtues të Aleancës Europiane të Agjencive të Lajmeve, (EANA) ku ATSH është anëtare me të drejta të plota.

EANA zhvilloi në datat 18-20 shtator në Pragë Asamblenë e Përgjithshme për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të bordit drejtues.

Në votimin e zhvilluar për anëtarët e rinj të bordit, kishin të drejtë vote vetëm drejtorët e përgjithshëm ose presidentët e agjencive të përfaqësuara në këtë asamble.

Në Alencën Europiane të Agjencive të Lajmeve bëjnë pjesë agjenci prestigjioze lajmesh të vendeve të Bashkimit Europian si AFP Francë, ANSA Itali, Keystone Zvicër apo DPA Gjermani, EFE Spanjë, PAP Poloni etj.

Zgjedhja e drejtoreshës së Përgjithshme të ATSH-së në bordin drejtues të EANA-s është ndër rastet e pakta kur në këtë bord janë zgjedhur përfaqësues nga vende jo anëtare të Bashkimit Europian.

Anëtarët e Asamblesë së Përgjithshme të EANA-s kishin përpara për dy vendet vakante të bordit drejtues, drejtoreshën e përgjithshme të ATSH-së, Armela Krasniqi, shefin ekzekutiv të agjencisë britanike të lajmeve, Press Assotiation, Clive Marshall, si dhe Branka Gjukiç, drejtoreshë e agjencisë serbe të lajmeve TANJUG.

Asambleja zgjodhi me 20 vota pro Armela Krasniqin dhe 20 vota pro Clive Marshall si anëtarë të bordit për tre vitet në vazhdim, ndërkohë që Gjukiç mori vetëm 4 të tilla.

Së bashku me Jiri Majstr, drejtor i përgjithshëm agjencisë çeke të lajmeve CTK, Krasniqi dhe Marshall përbëjnë bordin drejtues të EANA-s, në të cilin President është Peter Kropsh i DPA-së gjermane.

Aleanca Europiane e Agjencive të Lajmeve ishte grupi që propozoi dhe shtroi të drejtën e autorësisë si një problem në Parlamentin Europian legjislaturën e kaluar. Këmbëngulja dhe argumentet e Aleancës bënë që ligji për të Drejtën e Autorit përballë Facebook apo Google të miratohej me shumicë votash. Bordi i Aleancës kryesoi dhe mbështeti këtë proces.Implementimi i ligjit ka nisur tashmë në vendet e BE-së.

EANA, e themeluar më 21 gusht të vitit 1956, është platformë profesionale që shërben për të rritur bashkëpunimin dhe shkëmbimin e informacioneve midis agjencive europiane të lajmeve duke organizuar çdo vit konferenca për të diskutuar problemet dhe perspektivat e ardhshme.

Next Post
Ish-ministri Tahiri jep mesazhe edhe për Xhafaj lidhur me qëndrimin e SHBA dhe ambasadës britanike

Ish-ministri Tahiri jep mesazhe edhe për Xhafaj lidhur me qëndrimin e SHBA dhe ambasadës britanike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Atentati ndaj shqiptarëve në Greqi, lokali pjesë e përgjimeve. Në 2024 u arrestuan 14 shqiptarë

Atentati ndaj shqiptarëve në Greqi, lokali pjesë e përgjimeve. Në 2024 u arrestuan 14 shqiptarë

January 12, 2026
Moti i keq / Rrëshqitje dherash dhe rrugë të bllokuara në jug, përmbytje masive në veri

Moti i keq / Rrëshqitje dherash dhe rrugë të bllokuara në jug, përmbytje masive në veri

January 12, 2026
Trump: Shëndeti im është perfekt, marr aspirina më shumë nga se rekomandohet

Trump në “luftë” me rezervat federale, kreu i FED merret i pandehur nga drejtësia amerikane

January 12, 2026
Situata e motit në vend, Ministria e Mbrojtjes: Shkodra, një nga zonat më të prekura

Situata e motit në vend, Ministria e Mbrojtjes: Shkodra, një nga zonat më të prekura

January 12, 2026
Dosja “Partizani”/ Avokati i Berishës kërkon që Rama të pyetet si dëshmitar: Ndryshoi destinacionin e pronës

Dosja “Partizani”/ Avokati i Berishës kërkon që Rama të pyetet si dëshmitar: Ndryshoi destinacionin e pronës

January 12, 2026
Binjakët fitojnë para, Bricjapi ‘rreshton’ sukseset/ Surprizat e yjeve për javën sipas Chrysanthi Kalogerit

Binjakët fitojnë para, Bricjapi ‘rreshton’ sukseset/ Surprizat e yjeve për javën sipas Chrysanthi Kalogerit

January 12, 2026
Thikat mbi nënën e Durrësit…

Thikat mbi nënën e Durrësit…

January 12, 2026
Vlorë, fëmija goditet nga mushka në kokë, niset me helikopter drejt spitalit/ Shkak rruga e prishur në fshatin Bashaj

Vlorë, fëmija goditet nga mushka në kokë, niset me helikopter drejt spitalit/ Shkak rruga e prishur në fshatin Bashaj

January 12, 2026
Mbahet në GJKKO seanca e radhës për çështjen Partizani. Avokatja e Berishës: SPAK ka gjetur fajtorin para se të gjejë provën

Mbahet në GJKKO seanca e radhës për çështjen Partizani. Avokatja e Berishës: SPAK ka gjetur fajtorin para se të gjejë provën

January 12, 2026
“Kur na ka munguar shiu, na është dashur që…”, Rama: Shqipëria, vend sovran në prodhimin e energjisë

‘Fjala korrupsion si këpucët e modës’, Rama: Garë e hapur dhe transparente në sektorin energjetik! Pyesni amerikanët dhe…

January 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In