• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 27, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

E tronditur nga vdekja e burrit, 36-vjeçarja vret veten pas dhjetë ditësh

by Java News
20/11/2016 12:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nuk e përballoi dot vdekjen e të shoqit, vetëvritet me armë zjarri 36-vjeçarja. Sipas Policisë, nëna e dy fëmijëve i dha fund jetës me çiften e vëllait, dhjetë ditë pasi humbi bashkëshortin. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:15 të së shtunës, ku policia bëri të ditur se shtetasja me inicialet A.T., 36 vjeçe, banuese në Durrës, ka qëlluar veten me armë gjahu tip çifte dhe ka humbur jetën pak minuta më vonë. Sipas Policisë, ajo e ka kryer aktin në gjendje të rënduar psikologjike në shtëpinë e prindërve të saj. Pak pas mesnate, ajo ka marrë armën dhe ka qëlluar veten.

Familjarët kanë tentuar ta nisin me urgjencë për në spital, por pa mbërritur në duart e bluzave të bardha, 36-vjeçarja ndërroi jetë. Policia bën me dije se nga kryerja e veprimeve hetimore rezultoi se shkak i këtij vetëflijimi ka qenë gjendja e rënduar psikologjike e viktimës. 36¬vjeçarja kishte humbur bashkëshortin (vdekje natyrale) dhjetë ditë më parë dhe po kalonte momente të vështira emocionale. Ajo vuante edhe nga sëmundja e epilepsisë, çka e kishte ngarkuar më shumë atë psikologjikisht për shkak të pamundësisë për t’u kuruar. Pas vdekjes së bashkëshortit, 36-vjeçarja u kthye të shtunën në shtëpinë e prindërve me dy fëmijët e saj, 14 dhe 15-vjeçarë, sepse për shkak të gjendjes shëndetësore, e ka pasur të pamundur të përballonte jetën me dy fëmijët. Sipas dëshmisë së dhënë nga familjarët në Polici, gjendja e saj psikologjike ishte rënduar shumë kohët e fundit, sidomos pas vdekjes së të shoqit, i cili humbi jetën rreth dhjetë ditë më parë nga shkaqe natyrale.

Nëna e dy fëmijëve është gjendur e pafuqishme për të përballuar jetën e vetme me dy fëmijët e saj, ndaj edhe kreu aktin e vetëvrasjes me armë zjarri. Ajo ishte e papunë dhe të vetmen të ardhur për familjen e siguronte bashkëshorti i saj, i cili gjithashtu nuk kishte një punë stabël. Arma me të cilën u krye vepra penale u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërkohë që kjo çështje i kaloi Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “shkaktimi i vetëvrasjes”. Policia nuk bëri të ditur nëse do të ketë persona të arrestuar, në qoftë se arma në banesë rezulton të ketë qenë pa leje.
Panorama/d.i.

Next Post
Sensibilizim për viktimat e aksidenteve, makinat fiken për 1 minutë

Sensibilizim për viktimat e aksidenteve, makinat fiken për 1 minutë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mori me forcë në makinë 48-vjeçarin dhe e dhunoi, arrestohet në Rinas 36-vjeçari, tentoi të largohej nga vendi

Po vendoste reklamë në tarracën e një mobilierie dhe bie në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën i riu. Procedohet..

December 27, 2025
Gazetari Elton Tozaj dhunohet brutalisht, rrezikon të humbasë shikimin

Gazetari Elton Tozaj dhunohet brutalisht, rrezikon të humbasë shikimin

December 27, 2025
VIDEO- Zjarri në Durrës, reagon policia: U dogjën disa autobusë të vjetër

VIDEO- Zjarri në Durrës, reagon policia: U dogjën disa autobusë të vjetër

December 27, 2025
Tre shoqata bamirësie në Itali japin shtatë milionë euro për Hamasin, nëntë të arrestuar në Genova

Tre shoqata bamirësie në Itali japin shtatë milionë euro për Hamasin, nëntë të arrestuar në Genova

December 27, 2025
Vlorë, sekuestrohen 179 fishekzjarre në një ushqimore, nën hetim 31-vjeçarja

Vlorë, sekuestrohen 179 fishekzjarre në një ushqimore, nën hetim 31-vjeçarja

December 27, 2025
Kujdes kur qesh pushteti!

Pse e Majta shqiptare po e dëmton veten?

December 27, 2025
Kthehen për festat e fundvitit, fluks emigrantësh në pikën e kalimit kufitar në Kakavijë

Kthehen për festat e fundvitit, fluks emigrantësh në pikën e kalimit kufitar në Kakavijë

December 27, 2025
Mblidhet grupi parlamentar i PD, Berisha: Platformë për ripopullimin e vendit

“Sali Berisha është bërë paranojak si Ramiz Alia në vitet ’90”

December 27, 2025
VIDEO/ Durrës, zjarri përfshin disa autobusë të vjetër, tymi i zi mbulon zonën

VIDEO/ Durrës, zjarri përfshin disa autobusë të vjetër, tymi i zi mbulon zonën

December 27, 2025
VIDEO-Stuhia e dëborës “ngrin” Nju Jorkun/ Anulohen fluturimet, kaos në transport! Gjendje e jashtëzakonshme në Nju Xhersi

VIDEO-Stuhia e dëborës “ngrin” Nju Jorkun/ Anulohen fluturimet, kaos në transport! Gjendje e jashtëzakonshme në Nju Xhersi

December 27, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com