Është ndarë nga jeta në moshën 87-vjeçare Kadrie Kadare, motra e shkrimtarit të madh.
Ajo u shua të mërkurën dhe u përcoll për në banesën e fundit të enjten në Tiranë. Në ceremoninë e varrimit ishte i pranishëm edhe shkrimtari dhe miq e të afërm të familjes.
Kadrie Kadare ka qenë redaktore letrare në disa media.
E njohur në qarqet letrare si Kakuja, vitet e fundit ajo punoi edhe në shtëpinë botuese “Onufri”./m.j