• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, May 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

E trishtë, 700 persona nuk votojnë dot për shkak të gjakmarrjes

by Java News
21/06/2017 12:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Afro 700 persona në veriun e Shqipërisë, kryesisht në Shkodër nuk mund të votojnë në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit.

Këta qytetarë nuk mund të shkojnë tek kutia e votimit nga frika se hasmi mund t’i vrasë. Ata janë të privuar nga e drejta e tyre për shkak të fenomenit të gjakmarrjes që vijon të jetë prezent”. Kështu deklaroi dje për “Gazeta Shqiptare” kreu i Shoqatës së Pajtimit të Gjaqeve, Nikollë Shullani. Sipas tij, personat që privohen nga e drejta e votës janë nga Tropoja, Puka, Lezha, Mirdita, Malësi e Madhe dhe më së shumti nga Shkodra.

“Këta persona kanë frikë që të kalojnë pragun e derës nga frika se gjaksi mund t’i vrasë, ndaj në këtë mënyrë nuk mund të dalin për të ushtruar të drejtën e tyre. Normalisht që ata kanë dëshirë që të votojnë si të gjithë qytetarët e tjerë të lirë të Shqipërisë, por nuk mund ta plotësojnë dëshirën e tyre, sepse rrezikojnë të vriten. Unë jam në komunikim të vazhdueshëm dhe thuajse të përditshëm me këto familje”, tha kreu i Pajtimit të Gjaqeve. Ndërkohë, ai pohoi se më përpara të ngujuarit kanë mundur të votojnë, ndonëse me frikë, ndërsa kësaj here strukturat shtetërore nuk kanë ndërhyrë për të mundësuar që 700 personat në gjakmarrje të votojnë.

GJAKMARRJA

“Më përpara familjet që janë në gjak kanë arritur që të votojnë, ndonëse jo të gjitha. Pjesa më e madhe e tyre janë shoqëruar nën masa të rrepta sigurie nga forcat e policisë dhe kanë mundur që të votojnë. Ata janë shoqëruar në momentin kur kanë dalë nga shtëpia dhe deri tek qendrat e votimit, por edhe në kthim në banesat e tyre. Kësaj here nuk ka asnjë angazhim nga Policia e Shtetit për familjet në gjakmarrje që ata të ushtrojnë të drejtën e votës. Si duket, fushata elektorale ka përfshirë në vrullin e punës dhe ngarkesës edhe Policinë, duke mos menduar për të ngujuarit që të votojnë si të gjithë të tjerët. Në këtë rast strukturat shtetërore duhet të ndërhyjnë dhe duhet që të mundësojnë që familjet në gjakmarrje, atyre që janë në moshë madhore të mund t’u sigurohet e drejta për të zgjedhur. Më përpara të sëmurëve apo shtresave të tjera u janë dërguar kutitë e votimit në shtëpi dhe kjo mund të aplikohet edhe me të ngujuarit ose të shoqërohen nga policia”, u shpreh Nikollë Shullani. Sakaq, Shullani kujtoi një rast të vitit 1997, kur janë vrarë 2 persona dhe janë plagosur dy të tjerë tek qendra e votimit në Dukagjin për shkak të fenomenit të gjakmarrjes.

“Kujtojmë një rast të ndodhur në vitin 1997. Një familje në gjakmarrje shkoi për të votuar, por aty në qendrën e votimit u qëlluan dhe dy mbetën të vdekur dhe dy të tjerë të plagosur. Në këtë ngjarje të asaj kohe (mesa kujtoj) u përfshinë edhe komisionerë, ndonëse nuk më kujtohen emrat, sepse u bënë shumë vite. Kështu, rreziku për ata që janë në gjak është i madh, në rast se të vetëm guxojnë të dalin nga shtëpitë dhe t’u drejtohen kutive të votimit. Këtë mund ta mundësojnë vetëm strukturat shtetërore, ndaj bëj thirrje që ta realizojnë një gjë të tillë, sepse nuk mendoj se ka ndonjë person në Shqipëri që nuk ka dëshirë për të votuar”, – përfundoi Nikollë Shullani. /GSH/b.d

Next Post
Problemet e fushës në “Loro Boriçi”, Shqipëria luan ndaj Izraelit në “Elbasan Arena”?

Shpërthimi i automjetit në Vlorë nuk ka lidhje me ekzekutimin e tropojanit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eurovision 2026/ Kush është Dara, artistja që i dhuroi Bullgarisë trofeun e parë

Eurovision 2026/ Kush është Dara, artistja që i dhuroi Bullgarisë trofeun e parë

May 17, 2026
Përshkallëzim në Lindjen e Mesme! Sulm me dron pranë centralit bërthamor Barakah në Emiratet e Bashkuara

Përshkallëzim në Lindjen e Mesme! Sulm me dron pranë centralit bërthamor Barakah në Emiratet e Bashkuara

May 17, 2026
Tatimet: Afat deri më 5 qershor për “Paqen Fiskale”, kush përfiton dhe kush përjashtohet

Tatimet: Afat deri më 5 qershor për “Paqen Fiskale”, kush përfiton dhe kush përjashtohet

May 17, 2026
New York Times: Izraeli ka ndërtuar baza sekrete ushtarake në Irak

New York Times: Izraeli ka ndërtuar baza sekrete ushtarake në Irak

May 17, 2026
Humbi jetën në aksidentin tragjik në Itali, ky është 19-vjeçari shqiptar

Humbi jetën në aksidentin tragjik në Itali, ky është 19-vjeçari shqiptar

May 17, 2026
Grabitja e argjendarisë në Kamëz, si hynë dy të maskuar dhe morën bizhuteritë me vlerë 7 milionë lekë

Grabitja e argjendarisë në Kamëz, si hynë dy të maskuar dhe morën bizhuteritë me vlerë 7 milionë lekë

May 17, 2026
Mbi 150 mijë çështje presin zgjidhje, KLGJ kërkon ndihmë nga Beogradi për stokun e dosjeve

Mbi 150 mijë çështje presin zgjidhje, KLGJ kërkon ndihmë nga Beogradi për stokun e dosjeve

May 17, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Pse “nacionalisti” Albin Kurti i doli në krah nacionalistit Mickoski për të defaktorizuar shqiptarët?

May 17, 2026
Aeroplanmbajtësja më e madhe në botë, kthehet në shtëpi pas 326 ditësh misioni

Aeroplanmbajtësja më e madhe në botë, kthehet në shtëpi pas 326 ditësh misioni

May 17, 2026
Dy gjysmat e PD me dy drafte/ Zbulohet formula e demokratëve për reformën territoriale: Ja sa bashki më shumë kërkon Alibeaj!

Territorialja/ Deputetja e PS: E rëndësishme që kryetarët të delegojnë kompetencat në njësitë administrative

May 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In