E tmerrshme, si iu heqin gjoksin vajzave në Afrikë
Në disa vende afrikane “hekurosja e gjoksit”, procesi brutal i rrafshimit të gjoksit të vajzave të reja për “t’i mbrojtur nga ngacmimet e meshkujve dhe përdhunimi”, po përhapet me shpejtësi.
Në proces përdoren gurë të mëdhenj, një hekur i ngrohur shumë që të bëjnë femrat të duken më pak të rritura. Më shumë është e përhapur në Kamerun, Nigeri dhe në Afrikën Jugore, ku në 58% të rasteve, ato që e kryejnë këtë proces janë vetë nënat e vajzave. Në një raport të Kombeve të Bashkuara thuhet, se janë 3.8 milionë femra që preken nga ky ritual çnjerëzor që konsiston në “hekurosjen” me një gur të madh dhe të nxehtë të gjoksit të adoleshenteve, me qëllim që të duken më pak femërore.
Një vajzë ka rrëfyer historinë e saj dhe ajo beson se “nëna e saj ka bërë këtë veprim për të mirën e saj, prandaj edhe ajo ka heshtur”. Në këtë heshtje vajza përjetëson fenomenin dhe të gjitha pasojat e saja.
Pas këtij procesi, vajzat përballen me infeksione të rënda të gjoksit, dëmtim të indeve, madje edhe zhdukjen e plotë të një ose të dy gjinjve.