Kryeministri Edi Rama iu bërë sërish thirrje naftëtarëve që të ndalojnë grevën e urisë dhe të bisedojmë me të për hallin e tyre.
Nëpërmjet një postimi në Twitter, Rama u theksuar naftëtarëve se nuk ka negociata me presione dhe ultimatume dhe sapo të dalin nga greva ai do të shkojë menjëherë tek ata.
“Unë jo vetëm nuk po hesht por po përsëris çdo ditë: Ndalni grevën dhe ulemi diskutojmë për hallin tuaj! Nuk ka negociata me presione e me ultimatume në një familje, po ka qarje halli me logjikë e me zemër të hapur! E thjeshtë:Dilni nga greva dhe do vij unë vetë tek ju menjëherë”, shkruan Rama.
Unë jo vetëm nuk po hesht por po përsëris çdo ditë: Ndalni grevën dhe ulemi diskutojmë për hallin tuaj! Nuk ka negociata me presione e me ultimatume në një familje, po ka qarje halli me logjikë e me zemër të hapur! E thjeshtë:Dilni nga greva dhe do vij unë vetë tek ju menjëherë.
— Edi Rama (@ediramaal) October 23, 2020
g.kosovari