• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

E theu ligjin nga dashuria, gjykata italiane i jep të drejtë shqiptarit që e dëboi 13 herë

by A R
07/09/2022 09:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dashuria nuk njeh moshë dhe kufij! Këtë na e vërteton 39-vjeçari shqiptar Emiliano Fejzo. I riu mban rekordin si i dëbuar 13 herë nga shteti italian dhe të gjitha këto i ka bërë për një arsye, dashurinë. I riu është bërë subjekt i lajmeve të ndryshme që prej vitit 2019, kur u ndalua për herë të fundit nga autoritetet në Sant’Ilario të Reggio Emilia-s. I riu, ka sqaruar të gjithë dramën e tij para gjykatës.

Ai është i dashuruar me Alinën, një ukrainase 57 vjeçare e cila ka leje qëndrimi në Itali. Ajo ka punuar si kujdestare shëndeti derisa ishte në gjendje ta bënte. Por Fejzo ka sqaruar se tashmë ajo është e sëmurë dhe ka nevojë për mbështetjen e tij. Të dy janë njohur shumë vite më parë sipas tij.

“U takuam në Itali rreth 20 vite më parë. Alina vuan nga një sëmundje degjenerative. Në Qershor të tri viteve më parë u detyrova të riatdhesohesha për herë të fundit. Më hipën në një avion në Milano dhe më dërguan në Shqipëri. Pas dy ditësh ajo më telefonoi dhe më tha se ishte keq. Nuk e mendova dy herë… Të nesërmen i hipa një varke dhe u ktheva në Sant’Ilario për t’i qëndruar afër”, ka thënë shqiptari para gjyqtares Cristina Beretti.

Dy muaj më vonë, karabinierët e arrestuan sërish. Më pas, Fejzo mori përsipër të rregullonte pozicionin e tij në Itali, duke arritur të merrte një leje qëndrimi dhe të jetonte me të dashurën e tij. Por aktualisht ndodhet në burg sepse u arrestua sërish pasi duhet të vuante disa dënime të grumbulluara nga gjykatat në Reggio, Parma, Bologna, Genova dhe La Spezia.

Në total 5 vjet… Vite që duhet t’i vuajë për akuzat e kthimit të paligjshëm në Itali, rezistencë ndaj zyrtarëve publikë, identitet të rremë dhe tentativë për vjedhje. Për kthimin e fundit të paligjshëm, ditën e djeshme, prokurori kërkoi një vit burg.

Avokatja mbrojtëse e shqiptarit, Sarah Dell’Açantera, solli para gjykatës certifikatat mjekësore që pohojnë problemet me partneren e tij. Dhe kërkoi pafajësinë, që në fakt u pranua dje nga gjyqtarja Beretti sepse sjellja e tij nuk përbën krim, duke pasur parasysh gjendjen e Alinës.

“Ajo është 100% invalide dhe nuk punon. Në Itali nuk ka të afërm të tjerë që mund ta ndihmojnë. Kohët e fundit u desh të shkonin zjarrfikësit pasi ajo kishte rënë nga banesa”, tha avokatja.

Sipas asaj që u bë publike, situata e saj ishte marrë përsipër nga shërbimet sociale të Sant’Ilario. Ndërkohë 39-vjeçari kërkon që të rregullohet përmes martesës.

“Fejzo gjeti punë në një kompani ndërtimi, por nuk kishte dokumente për të qëndruar në Itali. Tani do të donte të martohej për të pasur leje qëndrimi për arsye familjare. Por për këtë nevojitet aplikim për leje për martesë nga ambasada shqiptare, procedurë që zgjat 3 muaj”, ka thënë avokatja.

Ndërkohë mediat shkruajnë se nëse thyhet edhe kjo burokraci, dashuria mes shqiptarit dhe ukrainases do të fitojë mbi çdo pengesë.

/a.r

Next Post
Qyteti europian, i pari në botë që ndalon reklamat e produkteve të mishit

Qyteti europian, i pari në botë që ndalon reklamat e produkteve të mishit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Leximi i numrave ose, mjerim opozitar!

Leximi i numrave ose, mjerim opozitar!

September 20, 2026
Sllovakia “sulmon” BE: Disa liderë perëndimorë duan patjetër luftë me Rusinë

Sllovakia “sulmon” BE: Disa liderë perëndimorë duan patjetër luftë me Rusinë

September 20, 2026
Itali/ 25-vjeçari shqiptar vritet me armë zjarri, dyshohet se po grabiste një banesë

Itali/ 25-vjeçari shqiptar vritet me armë zjarri, dyshohet se po grabiste një banesë

September 20, 2026
Tragjike në Dibër! Mbytet një 22-vjeçare në lumin Drini i Zi

Tragjike në Dibër! Mbytet një 22-vjeçare në lumin Drini i Zi

September 20, 2026
Zjarri përfshin varrezat në Babicë! Fakët rrezikojnë edhe banesat, digjen ullinj shekullorë

Zjarri përfshin varrezat në Babicë! Fakët rrezikojnë edhe banesat, digjen ullinj shekullorë

September 20, 2026
Zv. presidenti i KE-së: Shqipëria dhe Mali i Zi, në fazë të avancuar drejt anëtarësimit në BE

Zv. presidenti i KE-së: Shqipëria dhe Mali i Zi, në fazë të avancuar drejt anëtarësimit në BE

September 20, 2026
Zjarr në hyrje të një fshati në Gjirokastër, zjarrfikësit shmangin përhapjen

Zjarr në hyrje të një fshati në Gjirokastër, zjarrfikësit shmangin përhapjen

September 20, 2026
“O djali i nënës”! Skena prekëse në Sarandë: Mamaja e 44-vjeçarit Artan Myrtaj mbërrin në vendin e ngjarjes

“O djali i nënës”! Skena prekëse në Sarandë: Mamaja e 44-vjeçarit Artan Myrtaj mbërrin në vendin e ngjarjes

September 20, 2026
NATO mirëpret marrëveshjen për Groenlandën: SHBA pritet të zgjerojë praninë ushtarake në Arktik

NATO mirëpret marrëveshjen për Groenlandën: SHBA pritet të zgjerojë praninë ushtarake në Arktik

September 20, 2026
“Erdhi gjyshi dhe e goditi me thikë”, zbardhet dëshmia e nipit 14-vjeçar për vrasjen në familje

“Erdhi gjyshi dhe e goditi me thikë”, zbardhet dëshmia e nipit 14-vjeçar për vrasjen në familje

September 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com