• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

E testuar tek 40 mijë persona, kompania amerikane do të bëjë kërkesën për miratimin e vaksinës pas zgjedhjeve në SHBA

by Ardit Rada
16/10/2020 20:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kompania farmaceutike amerikane Pfizer njoftoi të premten se në fund të nëntorit mund të paraqesë kërkesën pranë autoriteteve amerikane për përdorimin e vaksinës kundër COVID-19, për të cilën po punon së bashku me kompaninë gjermane BioTech.

Pfizer tha se mund njoftojë nëse vaksina do të jetë e sigurtë deri në fund të këtij muaji, bazuar në provat klinike me 40,000 persona, por shtoi se ka nevojë për të dhëna të sigurta të cilat nuk do të jenë në dispozicion deri në nëntor.

“Më lejoni të jem i qartë, duke supozuar se kemi të dhëna pozitive, Pfizer-i do të aplikojë për të kërkuar autorizim për përdorim urgjent të vaksinës në SHBA menjëherë pasi të arrihet niveli i sigurisë, në javën e tretë të nëntorit”, shkruante shefi Ekzekutiv i Pfizer-it Albert Bourla.

Presidenti Trump ka thënë në mënyrë të përsëritur se vaksina kundër COVID-19 do të ishte në dispozicion para zgjedhjeve, ndryshe nga pohimet e ekspertëve të shëndetësisë. Mundësia e vonesave të mëtejshme në prodhimin e vaksinave u rrit pas pezullimit pak kohë më parë të provave klinike për dy vaksina rivale. Njoftimi i firmës Pfizer e bën praktikisht të pamundur prodhimin e një vaksine para zgjedhjeve të nëntorit.

Komentet e presidentit për nxjerrjen në treg të vaksinës kanë krijuar shqetësime se Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave, e ndodhur nën presion, mund të nxitojë dhe të mos kryejë procesin e duhur të kontrollit për dhënien e autorizimit për vaksinën.

Zyrtarët amerikanë të shëndetësisë janë përpjekur të zbusin shqetësimet nga frika se shumë amerikanë mund të mos pranonin ta bënin atë. Në fillim të këtij muaji, Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave u kërkoi zyrtarisht prodhuesve të vaksinave që të sigurojnë dy muaj të dhëna lidhur me sigurinë e vaksinës për gjysmën e pjesëmarrësve në prova klinike./VOA

/e.rr

Next Post
“Rama nuk është Zeusi”, Fidel Ylli: Kemi premtuar ligjin mbi dhunën, Liga ndryshoi kërkesat

"Rama nuk është Zeusi", Fidel Ylli: Kemi premtuar ligjin mbi dhunën, Liga ndryshoi kërkesat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

KUVENDI LIVE / Debati për Librazhd-Prrenjas, Peleshi i përgjigjet PD-së: Rrugët nuk ndërtohen me fjalime

KUVENDI LIVE / Debati për Librazhd-Prrenjas, Peleshi i përgjigjet PD-së: Rrugët nuk ndërtohen me fjalime

March 2, 2026
LIVE! Nis seanca maratonë në Kuvend! Do vendoset për buxhetin, Avokatin e Popullit dhe raportin e ODIHR

Kuvendi mblidhet nesër në seancë plenare, në fokus diskutimet mbi problematikat e ngritura nga qytetarët

March 2, 2026
Deklaratat e Ramës për kontrollin e territorit, Bardhi: Nga satelitët fantazmë tek dronët luftarakë, i njëjti mashtrim si në 2022

Molotovët në Vilën 31, Bardhi si Berisha: S’e dinim që ishte nën menaxhimin e fondacionit francez

March 2, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme, Nura: Nuk do të mbarojë shpejt. Irani i mirëorganizuar ushtarakisht

Tensionet në Lindjen e Mesme, Nura: Nuk do të mbarojë shpejt. Irani i mirëorganizuar ushtarakisht

March 2, 2026
Shqiptarët e bllokuar në Dubai nga sulmet e Iranit, sipërmarrësja shqiptare: Na këshillojnë të mos dalim, ja kur do të nisin fluturimet!

Shqiptarët e bllokuar në Dubai nga sulmet e Iranit, sipërmarrësja shqiptare: Na këshillojnë të mos dalim, ja kur do të nisin fluturimet!

March 2, 2026
Gara për kreun e ri të Policisë, nesër firma e kryeministrit

Gara për kreun e ri të Policisë, nesër firma e kryeministrit

March 2, 2026
Balla mesazh nga Brukseli: PE mbështet fuqishëm anëtarësimin tonë në Bashkimin Evropian

Balla-opozitës: Kur SHBA godiste Iranin, ju i vinit zjarrin godinave

March 2, 2026
Irani kërcënon Shqipërinë? Mediat: Mund të godasë kampin e muxhahedinëve në Manzë

Irani kërcënon Shqipërinë? Mediat: Mund të godasë kampin e muxhahedinëve në Manzë

March 2, 2026
Vajza dhe dhëndri i Berishës rekurs në Gjykata e Lartë, kërkojnë heqjen e sekuestros së pasurive

Vajza dhe dhëndri i Berishës rekurs në Gjykata e Lartë, kërkojnë heqjen e sekuestros së pasurive

March 2, 2026
Braçe-ministres Ibrahimaj: Të rishikohet skema e kompensimit për pensionistët e lënë jashtë

Braçe-ministres Ibrahimaj: Të rishikohet skema e kompensimit për pensionistët e lënë jashtë

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In