• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

E tërë bota mblidhet për Olimpiadën Dimërore në Pekin

by
04/02/2022 17:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Stadiumin Kombëtar të Pekinit u zhvillua ceremonia e hapjes e Lojërave të 24-ta Olimpike Dimërore, ku ishin të pranishëm presidenti i Kinës Xi Jinping, kryetari i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar Thomas Bach, sekretari i përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres, presidenti i Rusisë Vladimir Putin, si dhe krerë shtetesh a qeverish të mbi 30 vendeve evropiane, aziatike, afrikane dhe amerikanolatine.

Presidenti kinez Xi Jinping dhe kryetari i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar Thomas Bach në ceremoninë e hapjes(Xinhua)

Presidenti kinez Xi Jinping dhe kryetari i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar Thomas Bach në ceremoninë e hapjes(Xinhua)

Fotografi që tregon një skenë gjatë ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore në Stadiumin Kombëtar në Pekin, kryeqyteti i Kinës, 4 shkurt 2022. (Xinhua/Chen Yichen)

Fotografi që tregon një skenë gjatë ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore në Stadiumin Kombëtar në Pekin, kryeqyteti i Kinës, 4 shkurt 2022. (Xinhua/Chen Yichen)

Me fillimin e ceremonisë, dritat u zbehën, duke u pasuar nga një numërim mbrapsht 24 sekonda.

Dita e hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore 2022 përkon me “Fillimin e Pranverës”, e cila është e para ndër 24 fazat stinore të vitit. Numri 24 u përdor për të numëruar mbrapsht sekondat e fundit para ceremonisë, pikërisht për të pasqyruar kuptimin e kohës nga populli kinez.

Pas një shfaqjeje artistike dritash me teknologji të lartë, u ngrit flamuri kombëtar i Kinës.

Delegacioni olimpik i Greqisë duke parakaluar në Stadiumin Kombëtar gjatë ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore në Pekin, kryeqyteti i Kinës, 4 shkurt 2022. (Xinhua/Yang Lei)

Delegacioni olimpik i Greqisë duke parakaluar në Stadiumin Kombëtar gjatë ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore në Pekin, kryeqyteti i Kinës, 4 shkurt 2022. (Xinhua/Yang Lei)

Delegacioni olimpik i Kinës duke parakaluar në Stadiumin Kombëtar gjatë ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore në Pekin, kryeqyteti i Kinës, 4 shkurt 2022. (Xinhua/Yang Lei)

Delegacioni olimpik i Kinës duke parakaluar në Stadiumin Kombëtar gjatë ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore në Pekin, kryeqyteti i Kinës, 4 shkurt 2022. (Xinhua/Yang Lei)

Gjatë parakalimit të delegacioneve, përveç atij grek që hyri si gjithmonë i pari, dhe atyre të Kinës dhe Italisë,përkatësisht vendet organizatore të olimpiadës dimërore së tanishme dhe asaj të ardhshme, që hynë të fundit, delegacionet e tjera u paraqitën sipas numrit të shkrimeve të karakterit të parë të vendit/rajonit në gjuhën kineze.

Delegacioni i Kinës përbëhet nga 387 anëtarë, 177 prej të cilëve janë sportistë. Ky është delegacioni është më i madh nga përmasat në historinë e pjesëmarrjes së Kinës në Lojërat Olimpike Dimërore.

Për të zbatuar konceptin e zhvillimit me lëshim të ulët karboni dhe të mbrojtjes së mjedisit, këtë herë nuk u krye ndezja tradicionale e pishtarit kryesor si në të gjitha Lojërat Olimpike të kaluara. Pishtari i fundit olimpik u vendos në qendër të një “floku dëbore” gjigant, të përbërë nga 90 flokë të vegjël dëbore, të cilët simbolizojnë 90 delegacionet pjesëmarrëse.

Pishtari i Olimpiadës Dimërore ka kaluar nëpër duart e afro 1 200 mbajtësve, gjatë një stafete treditore në tre zonat e garave: Pekin, distriktin Yanqing dhe qytetin Zhangjiakou.

Fishekzjarrët ndriçojnë qiellin e natës mbi Stadiumin Kombëtar gjatë ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore në Pekin, kryeqyteti i Kinës, 4 shkurt 2022. (Xinhua/Wang Jingqiang)

Olimpiada Dimërore e Pekinit është e para veprimtari komplekse sportive globale që zhvillohet sipas afatit, pas shpërthimit të pandemisë. Afro 3 mijë sportistë nga rreth 90 vende e rajone të botës, duke përfshirë Shqipërinë e Kosovën, do të konkurrojnë për 109 medalje në 15 disiplina sportive. Shumë vende marrin pjesë për herë të parë në një olimpiadë dimërore. Siç mësohet, ShBA-ja do të përfaqësohet nga 223 sportistë në Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit, që është delegacioni i dytë më i madh i saj në Lojërat Olimpike Dimërore.

Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar Thomas Bach i shprehu Kinës falënderime për zhvillimin e këtij edicioni të Lojërave Olimpike Dimërore gjatë pandemisë, duke u bërë thirrje vendeve të ndryshme të botës ta shfrytëzojnë zhvillimin e Lojërave Olimpike si një rast për të rivendosur paqen.

Fotografi që tregon një skenë gjatë ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore në Stadiumin Kombëtar në Pekin, kryeqyteti i Kinës, 4 shkurt 2022. (Xinhua/Chen Yichen)

Fotografi që tregon një skenë gjatë ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore në Stadiumin Kombëtar në Pekin, kryeqyteti i Kinës, 4 shkurt 2022. (Xinhua/Chen Yichen)

Siç mësohet, pas testimeve të acidit nukleik para, gjatë dhe pas hyrjes në Kinë dhe pas zbatimit rreptësisht të udhëzuesit antiepidemik të Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit, në menaxhimin e mbyllur të mjediseve olimpike (të konkurrimit dhe akomodimit) nuk ka pasur raste vatrash infektimi nga COVID-19.

/b.h

Next Post
Nis Mbledhja e Këshillit Kombëtar/ Basha: Një pakicë te ne po lufton kundër nesh! Kundërshtari ynë i vetëm mbetet Rama

Dënimi me burg për ish-ministrin, reagon Basha: Vendimi i sotëm për Saimir Tahirin dëshmon se sa...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

La Repubblica: Dubai kërkon të ringrihet pas tensioneve në Lindjen e Mesme!

La Repubblica: Dubai kërkon të ringrihet pas tensioneve në Lindjen e Mesme!

June 21, 2026
Avokati nxjerr prapaskenat e protestës: E kontrolluar nga Berisha, financimi vjen nga Shkëlzeni!

Avokati nxjerr prapaskenat e protestës: E kontrolluar nga Berisha, financimi vjen nga Shkëlzeni!

June 21, 2026
Protestuesit heqin flamurin e Ambasadës së Izraelit në Tiranë, Ministria e Jashtme: Po përçani dhe po përhapni urrejtje!

Protestuesit heqin flamurin e Ambasadës së Izraelit në Tiranë, Ministria e Jashtme: Po përçani dhe po përhapni urrejtje!

June 21, 2026
Moti përvëlues në Shqipëri/ Termometri shkon deri në 39°C, ja qytetet më të nxehta!

Moti përvëlues në Shqipëri/ Termometri shkon deri në 39°C, ja qytetet më të nxehta!

June 21, 2026
Japonia fiton me Tunizinë në ndeshjen e dytë në grup dhe e eliminon nga Botërori

Japonia fiton me Tunizinë në ndeshjen e dytë në grup dhe e eliminon nga Botërori

June 21, 2026
“Protestuesit po bëhen instrument i interesave të tjera”, Rama: Mos u bëni peng i iluzioneve

“Protestuesit po bëhen instrument i interesave të tjera”, Rama: Mos u bëni peng i iluzioneve

June 21, 2026
Ndjekje si në filma në Sarandë! Arrestohet ‘Vis Korçari’, përplasi 2 makina të policisë gjatë tentativës për arratisje

Ndjekje si në filma në Sarandë! Arrestohet ‘Vis Korçari’, përplasi 2 makina të policisë gjatë tentativës për arratisje

June 21, 2026
Nga Mali i Zi në Vlorë, Rama nesër me socialistët për 35-vjetorin e PS-së

“Do të presë 520 nxënës në kushte dinjitoze”, Rama publikon fotot e shkollës së re në Kamëz

June 21, 2026
Rifillojnë negociatat SHBA-Iran në Zvicër

Rifillojnë negociatat SHBA-Iran në Zvicër

June 21, 2026
“Hija” e Berishës mbulon protestën, mbështetësit e kreut të PD dalin me mesazhe kundër Blinkenit

“Hija” e Berishës mbulon protestën, mbështetësit e kreut të PD dalin me mesazhe kundër Blinkenit

June 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In