Noel Le Graet duket se ka mbyllur përfundimisht eksperiencën e tij si presidenti i Federatës Franceze të Futbollit. Drejtuesi i pezulluar pas disa komenteve kundër Zinedin Zidan e më pas akuzave për ngacmim seksual ndaj femrave në zyrat e institucionit që drejtonte, ka orët e numëruar pasi një hetim i kërkuar nga Ministria e Sporti në Francë ka konfirmuar se është person i papërshtatshëm për të mbuluar këtë rol.
Auditimi i kryer gjatë këtyre javëve raportohet se ka gjetur konfirmim të të gjitha ngjarjeve për të cilat akuzohet Le Graet, në detyrë që nga viti 2011. “Zoti Le Graet nuk ka më legjitimitetin e duhur për të administruar dhe përfaqësuar futbollin francez” shkruhet qartësisht në raportin që është dorëzuar në zyrën e Ministres së Sportit, Ameli Oudea-Kastera, teksa theksohen sjellje “të papërshtatshme me ushtrimin dhe detyrat ashtu si edhe kërkesën e sjelljes shembullore”.
Aty përmenden sjellje të papërshtatshme me femrat, me sinjalizime komentesh dhe SMS me dy kuptime për disa prej punonjëseve, apo edhe me aludime të qarta seksuale të tij. “Natyra e papërshtatshme dhe ofensive e sinjalizimeve të zotit Le Graet mund të shtohet nga konsumimi i theksuar i alkoolit”, shkruhet ndër të tjera në këtë raport sipas “RMC Sport”, që bën të sigurt shkarkimin e tij dhe nisjen e procedurave për emërimin e një presidenti të ri të Federatës Franceze të Futbollit./m.j