• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“E takova babain biologjik pas 47 vitesh”/ Marjan Kondi tregon çfarë ka ndodhur në familjen e saj

by Ardit Rada
18/12/2020 17:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Marjana Kondi ka folur për herë të parë për marrëdhënien me babain e saj biologjik.

Eftuar në emisionin e Mirela Milorit “Historia ime” në Tv Klan, ajo ka rrëfyer se babain e saj e ka takuar pas 47 vitesh pasi u divorcua nga e ëma.

Mirela Milori: Të flasim pak për raportin me babain tënd biologjik, mesa di unë e ke takuar pas më shumë se 40 vjetësh, si është historia?

Marjana Kondi: Po, siç duket prandaj e kam dashur shumë vjehrrin në fakt atij i kam thënë për herë të parë dhe të fundit babi dhe ai asnjëherë nuk më thërriste nuse, por më thoshte moj bijë, qenke bërë e bukur shumë, thoshte s’na bën kush një kafe në mëngjes, e kishte për mua sepse unë nuk ia bëja kafen dhe shkonte e bënte vetë dhe ma sillte dhe mua. Ai ka qenë i shkëlqyer. Përsa i përket babait tim, çdokush ka këto ngjarjet që na ndodhin në jetë dhe janë mëse normale, se po të ishin të gjithë të bukura nuk do kishte kuptim jeta.

Unë e kam takuar pas shumë vitesh dhe fytyra e tij ishte çuditërisht ashtu siç unë e imagjinoja kur isha 3 vjeç. Nuk e kisha parë nga mosha 3 vjeç deri 50 dhe kur erdhi momenti që unë do shkoja ta shikoja, ishte po ashtu siç unë e imagjinoja. Ai ka qenë aviator, kishte mbaruar shkollën në Bashkimin Sovjetik edhe ai ka qenë shumë i mirë ose ishte shumë i mirë, apo ka qenë, si i thuhet, nuk e di ka qenë i mirë, ka qenë babai im. Nuk është më, ka vdekur, por i kam bërë një gjë shumë të bukur, një dokumentar si aviator i parë që ka qenë dhe e kam bërë me Televizionin  Shqiptar dhe është një kujtim goxha i bukur. Më ka thënë që kam bërë shumë fluturime, por më vjen keq që nuk i kam bërë me ty.

Mirela Milori: Pati një divorc në familjen tuaj?

Marjana Kondi: Po.

Mirela Milori: Ke motra, vëllezër?

Marjana Kondi: Kam një motër dhe një vëlla tjetër. Janë marrëdhëniet korrekte, gjithmonë për gjërat kryesore jemi bashkë se unë kam e një vëlla tjetër që nëse jepet jeta unë do e jepja vetëm për të, por edhe ata janë shumët ë mirë, gjenden në çdo moment edhe për gëzime edhe kur kemi ndonjë problem që i merret mendimi. Ata janë të zgjuar, sidomos motra është femër goxha e zgjuar, ka punuar gjithë jetën e saj në administratë dhe është me post. Mua më pëlqejnë shumë njerëzit e zgjuar.

Mirela Milori: Të dhëmb diçka nga të gjitha këto gjëra, ndoshta vitet e babait që nuk ishin, adoleshenca pa të, fejesa pa të, vajzë që u bëre nënë pa të?

Marjana Kondi: Jo, mua më dhëmb mami im. Stop, kalove tek emisioni jot tani!

Mirela Milori: E di të gjithë qajnë tek unë.

Marjana Kondi: Mua më dhemb mami im sepse më vjen keq që ajo të kalonte jetën me një bashkëshort, por është një shprehje që thotë më mirë djepin bosh sesa shejtani në të. Është shumë e rëndë, por shumë e bukur. Gjërat e vërteta të vrasin, por janë të bukura. Ajo e ka mbushur shpirtin me mua, me vëllain, si kam sjellë asnjëherë probleme. Nuk ma ka hapur asnjëherë atë bisedë as për mirë as për keq. Babai im ka qenë shumë i mirë, por vjehrri ka qenë ai që ka ndenjur afër meje dhe më ka mësuar shumë gjëra./a.p

Next Post
Pse na vijnë rrotull majtistët e Kosovës?!

Pse na vijnë rrotull majtistët e Kosovës?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

March 12, 2026
“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

March 12, 2026
“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

March 12, 2026
Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

March 12, 2026
“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

March 12, 2026
Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

March 12, 2026
Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

March 12, 2026
Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

March 12, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

March 12, 2026
Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In