• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

E sulmuan 4 persona me thikë, ç’thotë instruktori i palestrës për autorët

by Aalison Pearse Stevens
28/09/2016 18:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I riu 32-vjeçar, pronar dhe instruktor i një palestre në Tiranë, i cili u sulmua nga 4 persona në mesnatë dhe u plagos rëndë me thikë, teksa po hipte në makinën e parkuar para një restoranti nuk tregon emrat e autorëve, raporton “Panorama”. Ngjarja ndodhi në rrugën “Donika Kastrioti”, që ndodhet mes Gjykatës Kushtetuese dhe dy kullave, rreth orës 23:45 të së hënës.

Megjithatë, Policia u njoftua për plagosjen më shumë se një orë e gjysmë pasi kishte ndodhur, nga personeli i Spitalit të Traumës, ku i dëmtuari ishte paraqitur rreth orës 00:30, në gjendje të rëndë. Burime nga Policia thanë se i plagosuri është shtetasi Halim Hysa, nga Dibra dhe banues në Tiranë, pronar i një palestre në Institutin Bujqësor.

Ndërsa personat që e kanë sulmuar fillimisht me grushte e më pas e kanë goditur me thikë në brinjë, kanë qenë 4, edhe pse Policia thotë zyrtarisht se është vetëm një autor i dyshuar, tashmë i identifikuar. Ngjarja ka ndodhur në një zonë ku grupi i gatshëm patrullon vazhdimisht e megjithatë nuk është parë nga askush. Madje, edhe një efektiv objektesh, që ishte me detyrë si roje pranë Gjykatës Kushtetuese, pretendon se nuk i ka parë autorët, edhe pse ka ndërhyrë kur ka parë sulmin. Nga ana tjetër, vetë i plagosuri, tashmë jashtë rrezikut për jetën, nuk është treguar bashkëpunues me policinë. Ai ka pohuar se ka qenë një sulm i befasishëm dhe nuk i njeh autorët.

NGJARJA

Instruktori Halim Hysa, 32 vjeç, u sulmua pak para mesnate, kur kishte zbritur nga makina e një mikut të tij dhe po hipte në makinën e vet të parkuar pranë Gjykatës Kushtetuese. Sapo ka zbritur nga makina e shokut dhe është drejtuar për te makina e vet, që e kishte të parkuar aty, e kanë sulmuar 4 persona, njëri prej të cilëve e ka goditur me thikë në brinjë.

Pasi ka kuptuar që është plagosur, ai ka arritur të ikë me vrap, duke ndjekur makinën e shokut të vet që po largohej dhe ka ndaluar duke hipur në të. Ka qenë miku i tij, që e ka transportuar drejt Spitalit të Traumës, ku është regjistruar si orë mbërritjeje ora 00:30. Megjithatë, burimet thanë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:45, por është tentuar të mbahet e fshehtë dhe të mos raportohej në Polici.

Por stafi i spitalit ka sinjalizuar për një të plagosur në sallën e emergjencave, duke telefonuar rreth orës 01:30. Policia ka sekuestruar disa kamera sigurie në zonë, që kanë bërë të mundur zbardhjen e dinamikës së ngjarjes dhe identifikimin e njërit prej autorëve.

ma.me

Next Post
“20 milionë euro”/ Si e ngriti ish-polici shqiptar perandorinë ‘e fshehtë’ në Parma

“20 milionë euro”/ Si e ngriti ish-polici shqiptar perandorinë ‘e fshehtë’ në Parma

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

46-vjeçari dyshohet t’i ketë dhënë fund jetës, reagon sërish policia: Në vendngjarje u gjet pistoleta dhe një gëzhojë

46-vjeçari dyshohet t’i ketë dhënë fund jetës, reagon sërish policia: Në vendngjarje u gjet pistoleta dhe një gëzhojë

October 20, 2026
Spektakël në Champions League, kampionët e PSG-së i japin “leksion” Barcelonës!

Spektakël në Champions League, kampionët e PSG-së i japin “leksion” Barcelonës!

October 20, 2026
Berisha: Kur PD-ja të vijë në pushtet do dëmshpërblejë dhe dekorojë studentët që dënohen në protestë

Berisha: Kur PD-ja të vijë në pushtet do dëmshpërblejë dhe dekorojë studentët që dënohen në protestë

October 20, 2026
Merr tjetër rrjedhë ngjarja në Komunën e Parisit! Gjendet armë brenda në makinën e 46-vjeçarit, ja dyshimet e policisë

Merr tjetër rrjedhë ngjarja në Komunën e Parisit! Gjendet armë brenda në makinën e 46-vjeçarit, ja dyshimet e policisë

October 20, 2026
Mazniku flet për dhunën në protestë: Nëse i gjuan policit me gurë, duhesh shoqëruar

Mazniku flet për dhunën në protestë: Nëse i gjuan policit me gurë, duhesh shoqëruar

October 20, 2026
“Rinia nuk ka nevojë për deputetë e pedagogë që rishpikin veten”, Vengu: Shteti nuk negocion ekzistencën e vet

“Rinia nuk ka nevojë për deputetë e pedagogë që rishpikin veten”, Vengu: Shteti nuk negocion ekzistencën e vet

October 20, 2026
Ngjarja e rëndë në Tiranë, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten!

Ngjarja e rëndë në Tiranë, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten!

October 20, 2026
Parlamenti Europian miraton rregulla të reja për të mbrojtur pasagjerët

Parlamenti Europian miraton rregulla të reja për të mbrojtur pasagjerët

October 20, 2026
Klosi ndan protestën në dy faza: Ditën studentët paqësorë, natën personat me kapuç që hedhin gurë!

Klosi ndan protestën në dy faza: Ditën studentët paqësorë, natën personat me kapuç që hedhin gurë!

October 20, 2026
Deputeti i PS komenton protestuesin që mori mikrofonin në protestë: Ish-punonjës i SHIK-ut të Gazidedes, eksponent i hapur i PD-së

Deputeti i PS komenton protestuesin që mori mikrofonin në protestë: Ish-punonjës i SHIK-ut të Gazidedes, eksponent i hapur i PD-së

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com