• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

E “spiunoi” vajza e vogël? Një tjetër teori rreth divorcit të Tottit. Tani është gati për të folur

by Java News
29/07/2022 09:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Francesco Totti deri më tani nuk ka thënë asnjë fjalë për divorcin nga Ilary Blasi. Heshti kur lexonte gjithçka dhe të kundërtën e çdo gjëje në gazeta: “Tashmë ka shkuar të jetojë në Parioli me Noemi Bocchi-n”. Në të vërtetë, jo: “Nuk ka paqe për ndarjen dhe është gati të niset për në Tanzani për të rifituar gruan e tij”. Francesco nuk foli as kur u përhapën thashethemet se “ai ishte duke fshehur dashurinë e re për hir të fëmijëve, por ai e tradhtoi gruan” (e pavërtetë sipas Corriere della Sera). Megjithatë, tashmë ish-futbollistit i ka ardhur në majë të hundës dhe është i gatshëm të thyejë heshtjen për të thënë të vërtetën e tij.

Sipas Corriere della Sera, shkak është bërë një lajm që kishte përfshirë vajzën e tij Isabel. Sipas ‘Chi’, Ilary kazbuluar tradhtinë e të shoqit, sepse vajza e vogël i thoshte se kishte dy miq të rinj me të cilët luante pasdite: fëmijët e Noemi Bocchi. Totti dyshohet se mori vajzën e tij Isabel me vete në ndërtesën ku jetonte e dashura e tij bjonde për të shmangur çdo dyshim. Por Isabel kishte qenë pa dashje “spiune”. Ilary më pas thuhet se ka punësuar një hetues privat për të ndjekur Francesco-n. Kështu ndodhi zbulimi i lidhjes me Bocchi-n, e cila çoi në mënyrë të pashmangshme në ndarje.

Sigurisht që po flasim për aludime: nuk ka asnjë provë (publike) për këtë temë. Megjithatë, për Tottin këto aludime janë totalisht të pavërteta. Burime shumë pranë tij i hedhin poshtë këto lajme që i konsiderojnë si “marrëzi, gënjeshtra, mashtrime, shpifje të pabaza”. “Së shpejti ai mund të vendos të flasë vetë, këtë herë. Ndoshta në 48 orë, ose në 72, nuk ka rëndësi. Dhe ai me siguri do të dijë si ta bëjë veten të dëgjohet”, shkruhet në Corriere.

Tani Blasi dhe Totti kanë marrë rrugë të ndryshme, por asnjëri prej tyre nuk mund t’u shpëtojë thashethemeve që prodhohen çdo ditë nga fundi i martesës së tyre. Francesco nuk mund të durojë më. Dhe ai është “gati për të folur”.

g.kosovari

Next Post
Manovra të rrezikshme në zonat me pushues/ Policia aksion në bregdetin e jugut! Gjobiten 25 drejtues të mjeteve lundruese, 5 ‘jet ski ‘ të bllokuara

Manovra të rrezikshme në zonat me pushues/ Policia aksion në bregdetin e jugut! Gjobiten 25 drejtues të mjeteve lundruese, 5 ‘jet ski ‘ të bllokuara

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Historiani Kasmi: Patriotizmi po përdoret si instrument politik në protestën për Zvërnecin

Historiani Kasmi: Patriotizmi po përdoret si instrument politik në protestën për Zvërnecin

June 28, 2026
“Shqipëria është shumë afër integrimit europian”, Spaho i përgjigjet ish-zv.ministres socialiste: Ja pse Rama nuk duhet të ikë nga presioni i protestave

“Shqipëria është shumë afër integrimit europian”, Spaho i përgjigjet ish-zv.ministres socialiste: Ja pse Rama nuk duhet të ikë nga presioni i protestave

June 28, 2026
Liderat i nxjerrin situatat dhe rrethanat e caktuara politike

“Po kontrolloj rënien!”

June 28, 2026
Tensione te Kryeministria, policia heq instalacionin e këpucëve, protestuesit përplasen me uniformat blu

Tensione te Kryeministria, policia heq instalacionin e këpucëve, protestuesit përplasen me uniformat blu

June 28, 2026
Të lënë jashtë protestës, demokratët “marrin malet”! Hasimja kërkon dorëheqjen e Ramës nga Alpet Zvicerane (VIDEO)

Të lënë jashtë protestës, demokratët “marrin malet”! Hasimja kërkon dorëheqjen e Ramës nga Alpet Zvicerane (VIDEO)

June 28, 2026
Përballë gjykimit publik

Përballë gjykimit publik

June 28, 2026
Tensione të reja në Gjirin Persik, Teherani paralajmëron: Mos prekni marrëveshjen për Hormuzin!

Tensione të reja në Gjirin Persik, Teherani paralajmëron: Mos prekni marrëveshjen për Hormuzin!

June 28, 2026
Temperaturat ekstreme, OBSH: Mbi 1 mijë e 300 viktima në Europë

Temperaturat ekstreme, OBSH: Mbi 1 mijë e 300 viktima në Europë

June 28, 2026
Kina bën përparime të reja në fushën e “diellit artificial”

Kina bën përparime të reja në fushën e “diellit artificial”

June 28, 2026
Aksident zinxhir në autostradën Durrës–Tiranë: Disa automjete përplasen pranë Maminasit

Aksident zinxhir në autostradën Durrës–Tiranë: Disa automjete përplasen pranë Maminasit

June 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In