• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

E “shtuna e zezë” në Rusi/ Shënohet rekord viktimash nga COVID gjatë 24-orëve të fundit

by Java News
09/10/2021 16:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rusia ka regjistruar numrin më të lartë të vdekjeve ditore nga COVID-19, teksa për katër ditë me radhë ky shtet ka shënuar mbi 900 të vdekur nga koronavirusi.

Task-forca kombëtare për koronavirus tha më 9 tetor se 968 persona kanë vdekur nga sëmundja COVID-19 gjatë 24 orësisht paraprak.

Kjo shifër është më e lartë për 30 viktima sesa dita paraprake dhe mbi 100 viktima më shumë nëse krahasohet me të dhënat e muajit shtator.

Task-forca tha po ashtu se janë regjistruar mbi 29,000 infektime të reja.

Rritja e rasteve të vdekjeve dhe infektimeve në shumë shtete po i atribuohet variantit Delta, që është variant më ngjitës. Megjithatë, autoritetet ruse gjithashtu kanë fajësuar edhe nivelin e ulët të vaksinimit kundër koronavirusit.

Pavarësisht se Kremlini vitin e kaluar njoftoi për vaksinën e parë të miratuar kundër koronavirusit, rusët po hezitojnë që të vaksinohen me një prej pesë vaksinave të prodhuara në Rusi apo me vaksinat e prodhuara jashtë, që janë më pak të zakonshme në vend.

Tatyana Golikova, zëvendëskryeministre, që merret me politikat shëndetësore, tha më 8 tetor se pothuajse 33 për qind e popullatës së Rusisë prej 146 milionë banorësh, kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës. Sipas saj, pothuajse 29 për qind janë të vaksinuar plotësisht.

Pavarësisht situatës së rënduar me pandeminë, Kremlini po reziston që të vendosë masa për izolim mbarëkombëtar dhe ka vendosur që fuqitë për të shtrënguar masat t’ia delegojë autoriteteve lokale.

Në disa pjesë të vendit, përfshirë Moskën dhe Shën Petersburgun, jeta zhvillohet kryesisht normalisht, ku bizneset operojnë dhe masa për të mbajtur maska nuk respektohet.

Shumë vëzhgues thonë se qeveria po paraqet numër më të ulët të vdekjeve me COVID-19, pasi sipas tyre, shifrat reale janë jashtëzakonisht më të larta.

Sipas të dhënave të fundit nga shërbimi shtetëror i statistikave, Rosstat, mbi 254,000 persona kanë vdekur në tetë muajt e parë të vitit 2021, duke kaluar shifrën prej 163,000 viktimash nga COVID-19, që u regjistruan në vitin 2020.

Për dallim nga këto shifra, task-forca për koronavirus i numëron si viktima vetëm ata pacientë, që shkaktarin kryesor të vdekjes e kanë pasur COVID-19. Rosstat përfshin edhe personat që kanë pasur COVID-19, por që kanë vdekur nga shkaqe tjera, por edhe personave të dyshuar me koronavirus, por që diagnoza për këtë virus ka mbetur e pakonfirmuar.

Kryetari i Moskës, Sergei Sobyanin tha se qyteti ishte “larg numrave rekord” dhe se rritja e infektimeve është gjerësisht e lidhur me nivelin e lartë të gjurmimit të rasteve./REL

Next Post
“Saliu, as puçër në b*thën e Trump”/ Geri Kokalari flet nga SHBA: Evi Kokalari? Përdorja e Musinesë, turp dhe blasfemi për emrin e familjes time

'Petrit Kokalari në listën CIA të besnikëve të Enverit'/ Geri Kokalari nxjerr dokumentin dhe emailin kërcënues nga Evi: Mos përdor avokatin e Shkëlzen Berishës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk ka nevojë të shkojmë deri në Kuç!”- Rama ndan fotot dhe mesazhin pas Asamblesë: 9 Maji 2027 do të jetë Dita e Europës dhe e PS-së

“Nuk ka nevojë të shkojmë deri në Kuç!”- Rama ndan fotot dhe mesazhin pas Asamblesë: 9 Maji 2027 do të jetë Dita e Europës dhe e PS-së

November 14, 2026
Seanca maratonë/ Abuzimet me tokat në Kadastrën e Fierit, Gjykata jep masat e sigurisë për 4 personat e akuzuar, vetëm njëri…!

Seanca maratonë/ Abuzimet me tokat në Kadastrën e Fierit, Gjykata jep masat e sigurisë për 4 personat e akuzuar, vetëm njëri…!

November 14, 2026
Kremlini njofton takim trepalësh midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës në Abu Dhabi

“Britania të mos përdorë armë bërthamore!”- Lufta, zbulohen kushtet e Putinit për paqe me Ukrainën: Nëse sulmojmë vendet europiane…

November 14, 2026
Nations League/ Haaland vulos fitoren e Norvegjisë, Hungaria mposht Gjeorgjinë

Nations League/ Haaland vulos fitoren e Norvegjisë, Hungaria mposht Gjeorgjinë

November 14, 2026
Zgjedhjet në Serbi, reagon djali i Trump: Fundi i 14 viteve në pushtet të Vuçiç

Njerëzit e Vuçiçit në rrugë, studentët në pushtet: Çfarë e pret Serbinë?

November 14, 2026
Mashtrimi me vizat në Britani, BBC zbulon skemën e falsifikimit të talenteve

Mashtrimi me vizat në Britani, BBC zbulon skemën e falsifikimit të talenteve

November 14, 2026
Aksidentet/ E shtuna përgjak rrugët, 2 viktima dhe 5 të plagosur në “Rrugën e Arbrit”, një viktimë në Thumanë!

Aksidentet/ E shtuna përgjak rrugët, 2 viktima dhe 5 të plagosur në “Rrugën e Arbrit”, një viktimë në Thumanë!

November 14, 2026
Nata që përmbysi Donald Trump, demokratët fitojnë dy dhomat e Kongresit

Po tenton të kontrollojë Drejtësinë? Trump kërkon t’i heqë më shumë pushtet gjyqësorit, konflikti thellohet deri në Gjykatën e Lartë!

November 14, 2026
Zbulim i befasishëm në Alpet e Italisë, shpella e fshehur për mijëra vite zbulon “varrezën” e arinjve gjigantë të Epokës së Akullnajave! (FOTO)

Zbulim i befasishëm në Alpet e Italisë, shpella e fshehur për mijëra vite zbulon “varrezën” e arinjve gjigantë të Epokës së Akullnajave! (FOTO)

November 14, 2026
Rrugorja aksion në Durrës ndaj shoferëve problematikë, 950 masa administrative dhe 9 të drejtues të proceduar!

Rrugorja aksion në Durrës ndaj shoferëve problematikë, 950 masa administrative dhe 9 të drejtues të proceduar!

November 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In