• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, May 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

BE e shpreh hapur: Marrëveshja e demarkacionit Kosovë-Mali i Zi duhet të ratifikohet

by Java News
16/09/2017 10:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

BE-ja i rikujton qeverisë së Kosovës se nuk ka ndryshuar qëndrim rreth shënimit të vijës kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi si dhe reformat dhe punët që duhen kryer. Bashkimi Evropian nuk ka ndryshuar qëndrim rreth shënimit të vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi dhe kjo marrëveshje duhet të ratifikohet në Kuvendin e Kosovës, shkruan DW.

Këtë qëndrim të BE-së, zëvendësdrejtoresha menaxhuese për Evropën dhe Azinë Qendrore dhe drejtoreshë për Evropën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë në Shërbimin e Jashtëm Evropian, Angelina Eichhorst, ua tha udhëheqësve të institucioneve të Kosovës, gjatë një vizite në Kosovë, para se të niset për në Beograd.

“Qëndrimi ynë nuk ka ndryshuar dhe ne konsiderojmë si shumë të rëndësishme që marrëveshja për demarkimin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi duhet të ratifikohet. Dhe këtë shumë qartë ia kam bërë me dije kryeministrit, e kam diskutuar me të dhe këto janë pritjet tona”, tha Angelina Eichhorst në një konferencë për medie.

Ramush Haradinaj dhe Angelina Eichhorst Kryeministri i ri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në ditën e parë të punës së tij si kryeministër, shkarkoi nga detyra komisionin shtetërorë që ka bërë demarkacionin me Malin e Zi, por që versioni i tyre nuk mundi të ratifikohet në parlamentin e kaluar të Kosovës.

Ishte vet Ramush Haradinaj, më i zëshmi kundër versionit të qeverisë së kaluar të demarkacionit me Malin e Zi dhe i cili vazhdon të besojë se ai shënim i vijës kufitare është gabim dhe ajo duhet korrigjuar.

“Kanë ndodhur gabime në atë temë. Kufiri është në Çakorr dhe në Kullë. Nuk do t’i humbin kohë vendit me këtë temë, sepse kjo temë nuk do të jetë pengesë. Do të bëhet rishikimi i vijës kufitare”, thotë kryeministri Haradinaj.

Pala malazeze optimiste Por, është pala malazeze ajo që thotë se për këtë shtet fqinjë “çështja e kufirit me Malin e Zi ka përfunduar”, ndërsa, mospajtimet në Kosovë rreth kësaj çështje janë çështje e brendshme e Kosovës. Mediet në Mal të Zi, citojnë kryetarin e Komisionit malazez për Shënimin e Kufirit, Milan Paunoviq, të ketë thënë se “situata në lidhje me kufirin Kosovë-Mali i Zi do të zgjidhet sipas marrëveshjes tashmë të arritur ndërmjet dy palëve”.

“Pavarësisht raportimit të medieve në Kosovë për shkarkimin e komisionit për caktimit e kufirit me Malin e Zi, marrëveshja e demarkacionit mes dy vendeve është ajo që është arritur para dy viteve”, citohet të ketë thënë Milan Paunoviq, duke shprehur bindjen se “në Kosovë do të gjendet një marrëveshje politike për ratifikimin e marrëveshjes”. Veprimin e parë të kryeministrit Haradinaj, që shkarkoi komisionin e demarkimit të kufirit me Malin e Zi, nuk e kanë komentuar askush nga prania ndërkombëtare në Kosovë. Mirëpo, në interesimin e medieve, ambasada amerikane vazhdon të mbajë qëndrimin në mbështetje të marrëveshjes së nënshkruar ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi në vitin 2015.

Një komision i State-Departamentit amerikan, pati konstatuar se “marrëveshja e demarkacionit Kosovë-Mali i Zi është në rregull. Vija kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi “Shtetet e Bashkuara të Amerikës e mbështesin marrëveshjen e arritur për demarkacionin e kufirit ndërmjet qeverive të Kosovës dhe Malit ë Zi në vitin 2015, me të cilën asnjëra nga shtetet nuk humbasin territor. Ne presim që kjo çështje të zgjidhet shpejt duke ruajtur marrëdhëniet konstruktive dhe shumë pozitive ndërmjet dy vendeve”, thuhet në përgjigjen për medie të Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë.

Çështja e komunave me shumcië serbe Sidoqoftë, kryeministri i ri i Kosovës Ramush Haradinaj, tashmë ka përpara dy tema shumë të ndjeshme që kërkojnë zgjidhje, “është ratifikimi në parlamentin e Kosovës i marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, dhe themelimi i asociacionit të komunave me shumicë serbe”, marrëveshje kjo e dakorduar në dialogun Kosovë-Serbi dhe e precizuar që të themelohet në marrëveshjen e 19 prillit 2013, ndërmjet kryeministrave të atëhershëm të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë Ivica Daqic.

Hashim Thaçi, tash President i Kosovës, tha të enjten në një bashkëbisedim më shoqërinë civile, se “sa më shpejtë të themelohet asociacioni i komunave me shumicë serbe, do të jetë më mirë”, duke siguruar që ky asociacion duhet të themelohet në bazë të Kushtetutës së Kosovës.

Sidoqoftë, zyrtarë të lartë të BE-së, e fundit zëvendësdrejtoresha menaxhuese për Evropën dhe Azinë Qendrore dhe drejtoreshë për Evropën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë në Shërbimin e Jashtëm Evropian, Angelina Eichhorst, i rikujtuan qeverisë së Kosovës, të udhëhequr nga Ramush Haradinaj punët dhe reformat që duhet të bëjë kjo qeveri në integrimet e Kosovës drejt BE-së.

“Presidenti i KE-së Juncker e ka dhënë një deklaratë shumë të fuqishme, e cila ndërlidhet edhe me të qenit unik si BE dhe ka cekur rëndësinë që ka për BE-në sundimi i ligjit dhe të drejtat fundamentale dhe që i referohen edhe rëndësisë posaçërisht kur i referohet Ballkanit Perëndimor.

Është një përkrahje e pa rezervë për perspektiven evropiane për Ballkanin Perëndimor. Mendoj që ka ardhur koha që njerëzit që jetojnë në Kosovë ta ndjejnë këtë përkushtim fuqimisht”, tha në fund të vizitës së saj në Kosovë, Angelina Eichhorst. (b.an)

Next Post
E tepron Shkëndija, FOTO totalisht e zhveshur teksa…

E tepron Shkëndija, FOTO totalisht e zhveshur teksa...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“E kishte fiksim”, dënohet me vdekje TikTok-eri që vrau 17 vjeçaren

“E kishte fiksim”, dënohet me vdekje TikTok-eri që vrau 17 vjeçaren

May 20, 2026
Veliaj kërkon shfuqizimin e masës “arrest me burg”

Veliaj kërkoi shfuqizimin e ‘arrestit në burg’, mbyllet pa vendim seanca në GJK

May 20, 2026
Padia kundër Dados, Veliaj: Jam i vetmi që jam arrestuar nga dikush që nuk ekziston!

Mungonin avokatët, shtyhet seanca për të bashkë-pandehurit e Veliajt

May 20, 2026
Kosovë/ Çfarë do të nënkuptonte Xhandarmëria për sigurinë në veri?

Kosovë/ Çfarë do të nënkuptonte Xhandarmëria për sigurinë në veri?

May 20, 2026
“Nuk kam marrë kurrë bursë për në Harvard”, Rama për “Kathimerini”: Çështja e pronave nuk lidhet vetëm me pakicën greke!

Rama kritika BE-së: Gabim që ia la SHBA-së negociatat me Rusinë! Ja pse kërkova anëtarësim pa të drejtë vetoje

May 20, 2026
“Tendencat hegjemonike po përhapen” Xi sulmon Trump në prani të Putin

“Tendencat hegjemonike po përhapen” Xi sulmon Trump në prani të Putin

May 20, 2026
Rokadë mes Malajt dhe Meidanit pas protestës në Shkup? MEPJ: Hamendësime pa asnjë bazë…

Rokadë mes Malajt dhe Meidanit pas protestës në Shkup? MEPJ: Hamendësime pa asnjë bazë…

May 20, 2026
Ç’të bëj me paratë e mia?

Shumë arsye të ikë Rama, por asnjë arsye të vijë Berisha

May 20, 2026
Goditje të tjera nga zbërthimi i bisedave në SKY & Enchro Chat? Lamallari: Çështje kohe

Operacioni në Sarandë ku u arrestuan drejtues e punonjës policie, Lamallari: Mbrojtja e territorit, prioritet

May 20, 2026
Sërish në tryezën e të enjtes? COELA ende pa vendim për raportin e IBAR për Shqipërinë

Sërish në tryezën e të enjtes? COELA ende pa vendim për raportin e IBAR për Shqipërinë

May 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In