• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

E shohim plagën e madhe të Parashqevisë: Është djali i saj!

by Alba Malltezi
17/12/2024 16:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alba Malltezi

Të na falin të gjithë shqiptarët për skizofreninë tonë mediatike në rastin e Parashqevi Simakut. Sidomos, që ende në 30 e ca vite të medias së lirë nuk kemi gjetur mënyrën e duhur, elegancën e duhur, taktin e duhur për të dhënë në publik një lajm të trishtuar, të vështirë. Ekzistojnë kode etike se si duhet të sillet një gazetar, por të gjithë i shkallmojmë e bëjmë sikur fajin e kanë rrjetet sociale që kanë kapërcyer çdo cak dhe na konkurrojnë. Gjejmë çdo lloj justifikimi për të shfajësuar veten dhe harrojmë se kultura e mirësjelljes, e respektit, e njerëzillëkut është e vetmja që duhet të gjejë vend mes nesh, në media, në politikë, në shoqëri, duke sjellë atë që duket se e kemi harruar ose degdisur diku pa kthim: Qytetarinë.

Por ndodh, që në brutalizmin e realitetit, të ngjarjeve dhe të rrethanave, kush dëshiron dhe kush ka sy, arrin të shohë. Dhe në intervistat gati Live mbi këngëtaren tonë të madhe, besoj se çdo nënë pa dhe njohu dhimbjen e një nëne për djalin e saj. “Po pres avokatin, – tha, ndërsa bashkëatdhetarja jonë i jepte një buzëkuq Dior për ta zbukuruar. Dhe me aq pak sa u pa, me aq pak sa tregojnë mes veprave të tyre “heroike” për ta shpëtuar, kuptohet se këngëtarja ka një plagë të madhe: Atë të humbjes së kontaktit me djalin e saj. Dhe nga ana tjetër, ne nuk dimë asgjë për djalin dhe gjysmën tjetër të familjes së saj. Ne të gjithë nuk dimë, nuk njohim asgjë. Prandaj nuk mund të gjykojmë. Duhet të lutemi e të presim që kush sot është afër saj të dijë të sillet me delikatesën dhe rëndësinë që kjo histori kërkon. Të jetë i vendosur si një kirurg, por po edhe aq delikat.

Është e qartë se dhimbja e një nëne për fëmijën e saj e kapërcen faktin e të qënit divë, e famshme, artiste, politikane, shkencëtare… Prandaj, pa e gjykuar, pa i kujtuar të shkuarën e saj të famshme apo jo, dhimbjet apo fitoret në rininë e Shqipërisë komuniste, pa ia rënditur e numëruar sot sikur duhet t’i paraqisim asaj faturën që nuk ja kemi dhënë as politbyrosë, të përpiqemi ta ndihmojmë në këtë plagë gjigande të saj e të kuptojmë se a është e mundur që një nënë të bashkohet me djalin që sot nuk e ka në krah?

Next Post
Pritej të dilte në skenë, aktorja e njohur Tinka Kurti shtrohet në spital

Tinka Kurti feston 92-vjetorin e lindjes, ministri Gonxhja: Sa më gjatë pranë nesh!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bubi

Bubi

February 9, 2026
Dosja “Partizani” ndez sallën e gjyqit: Malltezi ‘sulmon’ prokurorët, ndërhyn gjykata

Dosja “Partizani” ndez sallën e gjyqit: Malltezi ‘sulmon’ prokurorët, ndërhyn gjykata

February 9, 2026
Macron distancon Francën nga dosja Epstein: Është një çështje që i përket SHBA

Macron distancon Francën nga dosja Epstein: Është një çështje që i përket SHBA

February 9, 2026
Rinas/ Goditen dy raste të mosdeklarimit të parave, sekuestrohen mbi 26 mijë euro dhe paund

Rinas/ Goditen dy raste të mosdeklarimit të parave, sekuestrohen mbi 26 mijë euro dhe paund

February 9, 2026
Nesër protesta e PD, Policia merr masa: Kufizim i qarkullimit në disa akse rrugore

Nesër protesta e PD, Policia merr masa: Kufizim i qarkullimit në disa akse rrugore

February 9, 2026
Krimet kibernetike/ FBI trajnon zyrtarë shqiptarë, Ambasada e SHBA: Të mbrojmë fëmijët nga shfrytëzimi

Krimet kibernetike/ FBI trajnon zyrtarë shqiptarë, Ambasada e SHBA: Të mbrojmë fëmijët nga shfrytëzimi

February 9, 2026
Shqipëria përgatitet për BE, Spiropali: Ligji që do të forcojë zërin ndërkombëtar të vendit

Shqipëria përgatitet për BE, Spiropali: Ligji që do të forcojë zërin ndërkombëtar të vendit

February 9, 2026
“Manipulimet i kam parë me video”, kandidati i PD: Po u rinumërua Tirana, ndryshon renditja në listë!

Zyrtari i PD: Ne qendruam 333 ditë te rrugica e Berishës, por ngujimi në shesh do ca kushte që s’i kemi!

February 9, 2026
Protesta e 10 shkurtit, Berisha: Nesër është dita e qytetarëve, t’i tregojmë botës se ne nuk mposhtemi

Protesta e 10 shkurtit, Berisha: Nesër është dita e qytetarëve, t’i tregojmë botës se ne nuk mposhtemi

February 9, 2026
Bardhi: Nuk mund të ndryshohet rregullorja se disa prej jush kanë ngelur pa post! S’keni ku çoni Fatmir Xhafën dhe..

Deklarata e Ramës, Bardhi: Ndryshimi i ligjit në mes të hetimit është presion mbi drejtësinë

February 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In