Pak orë pasi u zbulua se PSG ka ofruar 70 milionë euro për të marrë shërbimet e Miralem Pjanic, te Juventus mendojnë se kush mund të jetë pasuesi i tij, edhe pse kërkojnë 100 milionë euro për të lënë të lirë mesfushorin boshnjak.
Ka qenë ish-sulmuesi i bardhezinjëve, Luca Toni që ka shprehur dëshirën për ta parë gjermanin në Torino.
“Unë e gjykoj perfekt që Toni Kroos të shkojë tek Juventus. Kam luajtur me të tek Bayern, asokohe ai ishte i ri, por edhe atëherë ai kishte personalitet të fortë. Kroos nuk vuan nga presioni. Unë gjithashtu pres një afrim në mbrojtje: Më pëlqen shumë Jerome Boateng dhe kam dëgjuar se ai mund të largohet nga Bayern”, tha ish-sulmuesi italian.
Kujtojmë që për Toni Kroos është përfolur se mund të largohet nga Real Madridi, duke qenë se projektohet të mbërrijë Paul Pogba dhe të marrë ai lidershipin e mesfushës.
/a.rada