• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

E shkuara nis nesër

by Frrok Çupi
09/06/2021 13:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Nesër, në të vërtetë sot- e mërkurë, 9 qershor, Parlamenti i Shqipërisë ‘i merr hov’ edhe një herë të dytë punës për shkarkimin e Presidentit të Republikës.

Po sot ndodhi ngjarja më e peshuar mbi Shqipërinë: Presidenti amerikan Joe Biden lëshoi urdhër ekzekutiv për sekuestrimin e pronave dh të pasurisë liderëve të korruptuar në Shqipëri, vetëm pak ditë pasi Amerika e shpalli Berishën ‘non grata’.

Një ditë tjetër, edhe ajo do të quhet ‘nesër’, me sa duket, do të vihen para Drejtësisë të dy presidentët, ky që është deri nesër dhe Berisha që ka qenë. Pas tyre një ‘nesër’ tjetër, me leitnantë dhe ushtarë të mafies- ish- ministra, bosë familjarë të pasuruar me ‘frymën e shenjtë’, etj.

Ndoshta jemi me fat që më në fund, nesër  do ta nisim të shkuarën, se edhe kjo mund të ishte zhytur thellë e më thellë.

Çfarë rreziqesh do të kishim sikur të mos niste nesër?

Rreziku më i afërt është që të na thonë: ‘Hë mo, tani kujtoheni?! Është vonë!’

Ja kështu kanë thënë dhe po thonë edhe tani. Po thonë pse Amerika e ‘kryqëzoi, Berishën tani, kaq vonë? Këta mendojnë se janë hileqarët e vetëm të botës. Këta e fshehin faktin se Amerika po mbron shqiptarët nga të vetët, në radhë të parë; pastaj po mbron rajonin. Pjesa më e lartë e ‘mbretërisë’ së mafies këtu kanë shpëtuar para gjyqeve duke thënë se ‘është vonë tani’. Në fjalorin gjyqësor i thonë ‘për procedurë’; por ‘për procedurë’ u fshehën krimi i Bashës me Rrugën e Kombit, krimi i llahtarshëm i Gërdecit, krimi i avionëve me lëndë kimike mbi Vlorë; vrasja e demonstruesve nga qeveria, vrasja e bankierit, vjedhja e CEZ…

Tani skërmitin dhëmbët dhe thonë ‘këto i përkasin historisë’.

Rreziku i dytë është ‘fshirja e të djeshmes’.

Të dy presidentët, Meta dhe Berisha, kishin përdorur gomën mbi fletoren e tyre të shënimeve. Kjo ishte historia për ta. Në faqen tjetër të fletores kishin vizatuar pronat pa fund të përfituara nga korrupsioni dhe grabitja, prona të mbrojtura me dhunë dhe me vrasje, dhe ndërkohë kishin vizatuar gjënë e fundit: Shtetin paralel! Po pritej që shteti i votuar nga populli t’u dorëzohej para këmbëve, ndërsa këta të qeverisnin me shtetin e tyre ‘privat’. Paratë e vjela nga publiku do të përdoreshin për të dhunuar publikun. E djeshmja e tyre kriminale do të fshihej. Ka ndodhur dhe ndodh në jetën e kombeve që krimi të humbë fuqinë mbi autorin pikërisht në momentin kur akti i krimit hyn në histori. A nuk po i ndiqni apologjetët vulgarë se si thërrasin se ‘Berisha është legjendar!’, ‘Berisha i përgjigjet Amerikës si kalorës!’, ‘Ilir Meta është trim’, etj. Krimi do të hynte në histori, ndërsa viktima nuk kanë strehë në nocione abstrakte, viktimat do të mbanin mbi shpirt dhimbjen e ‘historisë’.

Po cila është e shkuara?

Kjo është pyetja që as këta nuk i japin përgjigje, por vetëm thonë se ‘edhe të shkuarën e kufizojmë ne’. Që ditën kur ‘Demokratikasit’ e PD-së nisën të thonë në vitin ’92 se e shkuara ishte ‘diktatura komuniste’, që atë ditë duhej të kishim kuptuar se post- diktatura do të ishte po aq e dhunshme. Pak nga pak, këta e vendosën në tabelën ‘e shkuar’ çdo periudhë kur këta kryen aktet e tmerrshme: ‘E shkuar’ u quajt vjedhja e floririt dhe u mbyll; ‘e shkuar’ u quajt vrasja e Remzi Hoxhës dhe u zhdukën dëshmitarët; ‘e shkuar’ u quajt dhunimi i ligjit dhe demokracisë; ‘e shkuar’ u quajt vjedhja e pasurisë së qytetarëve në skemat piramidale sikur ‘ka ndodhur një herë e një kohë’; ‘e shkuar’ u quajt korrupsioni përbindësh i familjarëve të Berishës dhe vilat për macet e Metës… Këto u mbyllën të gjitha. Nesër ose në çdo mëngjes tjetër, këta do të deklaronin se ‘sot është kufiri i fundit i të shkuarës’. Edhe këtë të drejtë duan t’ia rrëmbejnë viktimës, që të caktojnë kufijtë cila ka ndodhur e cila do të ndodhë.

… Kur janë vetëm me veten e mërmërisin kujtimet, këta e dinë se të gjitha i kanë bërë vetë… Por kur u flet krenaria para viktimave të tyre, këta thonë se ‘nuk ka mundësi ta kem bërë unë!’

Epo nesër hapet e shkuara; viktimat kanë të drejtë ta marrin në duar.

Next Post
Gjyqi për babë e bijë, Dhurata Saliaj kërkon mëshirë: Kam tre fëmijët për të rritur

Gjyqi për babë e bijë, Dhurata Saliaj kërkon mëshirë: Kam tre fëmijët për të rritur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
Situata pas kapjes së Maduros, SHBA: Jemi në koordinim të ngushtë me autoritetet në Venezuelë

“Maduro ka rënë shumë në peshë, studion Biblën dhe Kuranin në qelinë e burgut në Nju Jork”

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In