• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

E shkuara e errët e të atit apo vjedhja e kokainës në Belgjikë, pse u vra 23-vjeçari? Snajperi me..

by A R
09/01/2024 13:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Teksa nuk kanë kaluar 48h nga ngjarja e rëndë e ekzekutimit mafioz të 23 vjeçarit, Gëzim Sinomati, familja e tij ka lajmëruar zyrtarisht zhvillimin e ceremonisë mortore të të riut ditën e martë.

Autoritetet kanë konfirmuar zyrtarisht pjesëmarrjen në ceremoni të babait të viktimës, Sokol Sinomati, i cili ka kërkuar lejen e autoriteteve për të qënë i pranishëm, pasi gjendet aktualisht duke vuajtur dënimin.

Gjatë orëve të fundit blutë e Vlorës kanë kontrolluar dhjetra banesa dhe rezidenca në Vlorë dhe Selenicë të eksponentëve kryesorë të njohur si kundërshtar të Sinomatit ndër vite.

Mbi 20 persona janë shoqëruar aktualisht por deri më tani asnjë urdhër ndalimi nuk është konfirmuar nga blutë e Vlorës.

Grupi hetimor ka ndarë detaje mbi armën e krimit,  të dala nga ekzaminimi balistik i gëzhojës së gjetur në vendngjarje dhe asaj në trupin e viktimës.

Ekzekutimi është kryer me një snajper me gëzhojë të kalibrit 7mm dhe precizion deri në 1 mijë metra.

Pistat e konfirmuara zyrtarisht lidhen me të shkuarën kriminale të Sokol Sinomatit, babait të viktimës  dhe aktivitetin e tij të pas viteve ‘97.

Gjatë viteve të fundit “ Banda e Belgjikës”, është sulmuar disa herë ku numëron 6 anëtarë të zhdukur /humbur mes viteve 2014-2016 dhe 4 të vrarë në atentatet e vitit 2019-2020 duke përfshirë edhe ngjarjen e dy ditëve më parë.

Por autoritet nuk përjashtojnë as vrasjen me motive të konflikteve të kohëve të fundit në Belgjikë  për një sasi të vjedhur të kokainës, ku  rezultojnë të vrarë dy persona gjatë muajve të fundit.

/a.r

Next Post
“Policia!” Goditet grupi kriminal në Durrës, momenti kur Operacionalja rrethon makinën (VIDEO)

“Policia!” Goditet grupi kriminal në Durrës, momenti kur Operacionalja rrethon makinën (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com