Xhelozia e çoi një grua nga Volosi në një pikë ekstreme. Ajo besonte se burri e tradhtonte me fqinjës e saj dhe kur iu fiksua ideja se ajo ishte “personi i tretë” situata doli jashtë kontrollit.
Sipas medieve greke, një ditë ajo u paraqit në shtëpinë e fqinjës dhe e ka rrahur para fëmijës së saj të mitur.
“Po e shava dhe e shkelmova. Mendova se kishte një lidhje me burrin tim prandaj reagova ashtu”, pranoi ajo ditën e djeshme në Gjykatë.
Fqinja ka raportuar në polici se gruaja e kishte goditur me shkelma në stomak dhe në fytyrë, ndërsa fiksimet e saj e kanë bërë që të ndjekë dhe femra të tjera.
Gjykata e dënoi me 9 muaj për fyerje, kanosje dhe lëndim të lehtë trupor. Vetë gruaja e ka pranuar se ka pasur grindje me fqinjën dhe shkaku ishte xhelozia.
/e.d