• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

E shkelmoi dy herë dhe e qëlloi me plumb në kokë, detaje nga vrasja e 45-vjeçares shqiptare në Greqi

by A R
24/08/2026 19:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e 45-vjeçares shqiptare në Nea Smyrni, Greqi.

Sipas të dhënave të ekzaminimit mjeko-ligjor, 45-vjeçarja është qëlluar me armë zjarri në kokë. Nga hetimet paraprake dyshohet se 48-vjeçari ka hyrë në banesë dhe e ka goditur gruan dy herë me shkelm.

Më pas, kur viktima ka parë armën e drejtuar ndaj saj, ka reaguar instinktivisht duke ngritur duart në përpjekje për t’u mbrojtur. Sipas informacioneve të bëra publike, ky reagim mund të ketë bërë që autori të humbiste shënjestrën dhe të shtënën e parë.

Më pas, ai dyshohet se e ka tërhequr zvarrë për rreth një metër dhe e ka qëlluar sërish në kokë, duke i shkaktuar vdekjen.

Pas krimit, 48-vjeçari dyshohet se ka drejtuar armën drejt vetes dhe ka kryer vetëvrasje. Sipas hetimeve, arma që përdori ndodhej në posedim të tij, në mënyrë të paligjshme.

Kamerat e sigurisë, një nga provat kryesore të hetimit

Një pjesë e rëndësishme e hetimit po përqendrohet te pamjet e kamerave të sigurisë në zonën ku ndodhi ngjarja. Sipas autoriteteve, pamjet kanë regjistruar lëvizjet e 48-vjeçarit përpara krimit.

Nga këto pamje dyshohet se ai kishte mbërritur në zonë më herët dhe kishte pritur 45-vjeçaren jashtë pallatit ku ajo banonte.

Paralelisht, policia po shqyrton edhe pajisjet elektronike të 48-vjeçarit, me qëllim identifikimin e komunikimeve dhe të dhënave të tjera që mund të ndihmojnë në zbardhjen e marrëdhënies mes tij dhe viktimës, si dhe të ngjarjeve që i paraprinë krimit.

“U ndava sepse ishte xheloz”

Sipas informacioneve të hetimit, 45-vjeçarja i kishte treguar motrës së saj për marrëdhënien me një burrë dhe i kishte thënë se kishte vendosur të ndahej prej tij për shkak të xhelozisë.

Dyshohet gjithashtu se ajo i kishte rrëfyer motrës se burri vazhdonte të këmbëngulte për të rikthyer marrëdhënien dhe se ajo kishte frikë prej tij.

Në mbrëmjen kur ndodhi krimi, 45-vjeçarja ndodhej e vetme në banesë. Vajza e saj nuk ishte në Athinë, pasi kishte udhëtuar drejt Agrinios së bashku me xhaxhain e saj.

I la gruas 1 mijë euro para se të largohej

Ndërkohë, hetuesit po verifikojnë edhe lëvizjet e 48-vjeçarit përpara se të mbërrinte në Nea Smyrni.

Sipas dëshmisë së bashkëshortes së tij, para se të largohej nga banesa, ai i kishte lënë 1 mijë euro dhe i kishte thënë t’i mbante paratë.

Gruaja u ka deklaruar autoriteteve se gjatë 18 muajve të fundit kishte vënë re një ndryshim në sjelljen e bashkëshortit. Sipas saj, ai mungonte shpesh në shtëpi dhe në disa raste flinte jashtë, pa i treguar se ku ndodhej apo nëse kishte një marrëdhënie me një tjetër grua.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi orët e para të mëngjesit të së dielës (23 gusht). Dy trupat e pajetë u gjetën në hyrjen e një pallati në rrugën “Grigoriou Kydonion 3”.  Në pallatin ku ndodhi krimi banon dhe vajza e 45-vjeçares.

Next Post
Lojërat Mesdhetare/ Dy medalje për Shqipërinë, mundësi Dudaev siguron të artën

Lojërat Mesdhetare/ Dy medalje për Shqipërinë, mundësi Dudaev siguron të artën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com