Shqiptarët kudo që janë s’bien më poshtë për dhunë. Kështu, gjyqtari shqiptar, Pjeter Ujka ka rrahur një lojtar gjatë në një ndeshje të ligës së pestë në mes të dy ekipeve amatore të Luzernit. Cak i sulmeve fizike dhe sharjeve në fushën e futbollit janë zakonisht gjyqtarët. Por, në Zvicër ka ndodhur e kundërta, në një ndeshje të ligës së pestë në mes të dy ekipeve amatore të Luzernit.
Besoni ose jo, kjo i ka ndodhur gjyqtarit shqiptar, Pjeter Ujka. Kur ky i fundit i dha kartonin e verdhë një lojtari, ai e duartroket atë me tallje. Pas kësaj, Pjetri i jep atij edhe një karton të verdhë- dhe e përjashtoi nga loja, dhe këtu nis sherri, shkruan Blick.ch.
Ujka ka rrëfyer se lojtari i është afruar dhe i ka sharë nënën në gjuhën shqipe dhe e ka goditur me këmbë poshtë gjurit. Dhe kjo ishte e padurueshme për shqiptarin Pjetër Ujka.
Ndërsa, ekipi i lojtarit të sulmuar, e përshkruan krejt ndryshe këtë incident.