• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

E shantazhoi me një foto/ Doktor bie në “grackën” e një “gazetari” të rremë: 6 mijë € ose të nxorra lajmin

by Java News
29/02/2020 16:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një doktor në Tiranë, me 12 copë eurosh të prerjes 500-she u kthye në “grackën” e një “gazetari” të rremë, i cili po e priste prenë e tij t’i merrte 6 mijë euro, në shkëmbim të mosbotimit të një artikulli. Historia nis në muajin nëntor 2019, kur mjekut të njohur Besim Boçi në “Facebook” i postohet një mesazh së bashku me fotografinë e një femre që ai nuk e njihte. Së bashku me fotografinë, nga profili i rremë me emrin Gentian Tahiri, që prezantohej si Ceo i portalit Blitz, mjeku paralajmërohet se do të nxirrej për botim shkrimi me titull “Kapet mat shefi i ORL në QSUT”. Gazetari i rremë flet me një fjalor të përzgjedhur dhe shfaqet i edukuar. Madje edhe i shqetësuar për reputacionin e doktorit. Ai madje ia qan hallin se artikulli do bëhej viral dhe se doktori do dëmtohej, pasi ishte person publik. Doktori Boçi pas bisedës në “Facebook” ku gazetari i rremë i kërkon 6 mijë euro, i drejtohet policisë, e cila e përfshin në aksion për kapjen e kërcënuesit. Gjatë  dorëzimit të parave që policia i printoi nga ‘google’, rezultoi se gazetari i rremë ishte Mario Kodra, një 22-vjecar nga Pogradeci, i cili deklaroi menjëherë pasi i hodhën prangat se kishte sajuar gjithçka për shkak të vështirësisë ekonomike.

Gazeta “Si” po zbardh pjesë nga dosja e bisedës mes “gazetarit” dhe mjekut, referuar këqyrjes në internet në adresat e “Facebook” të kryer nga laboratori i kriminalistikës. Aty jepet i plotë kërcënimi i gazetarit nga njëra anë dhe shuma që ai kërkon, në shkëmbim të mos shpërndarjes së fotografive që ai i kishte montuar.

Gentian Tahiri: Përshëndetje. Zoti Boci, jam gazetar i portalit Blitz si dhe gazetar në disa portale të tjera. Nëse keni pak kohë ju lutem

Besim Boçi: Përshëndetje

Gentian Tahiri: Nëse keni pak privatësi, pasi mund t’ju rëndoj pak, ditën e nesërme është në plan të botohet një artikull shumë shqetësues për ju.

Besim Boci: Për çfarë bëhet fjalë? Në gazetë? Portal?

Gentian Tahiri: Janë disa informacione që kanë mbërritur dhe pritet të bëhen 2 apo tri publikime në vijim. Më lejoni t’ju çoj një demo të artikullit, ju lutem

Besim Boçi: Informacione për çfarë?

Gentian Tahiri: Një moment ju lutem

Prokuroria thotë referuar materialit të policisë se në këtë çast gazetari i rremë i poston një fotografi të një shtetaseje, të cilën mjeku e njeh vetëm si pjesë e personelit mjekësor, por që nuk ka asnjë kontakt apo njohje me të. Gazetari paralajmëron se titulli i shkrimit do ishte “kapet mat shefi i ORL”

Gentian Tahiri: Artikulli nuk është botuar akoma

Besim Boçi: Kush portal e boton?

Gentian Tahiri: Blitz.al dhe më pas edhe disa të tjera. Meqë është çështje shumë e prekshme, më duhet t’ju njoftoj se ka shumë mundësi edhe për të mos u botuar, pasi ju jeni edhe njeri publik dhe e dini sa shpejt hapet lajmi. Dhe besoj mund ta kuptoni vetë.

Besim Boçi: Takohemi nesër

Gentian Tahiri: Nuk mund të bëjmë asnjë lloj takimi apo telefonate. Çështja rregullohet vetëm nëpërmjet një shume. Të konsiderueshme, pasi e kuptoni, nuk është punë vetëm e një personi.

Besim Boçi: Flasim nesër, takohemi

Gentian Tahiri: Më vjen keq, nuk mund të takohemi. E lëmë me kaq bisedën nëse dëshironi

Besim Boçi: Po kush e do këtë shumë?

Gentian Tahiri: Tani flasim pa doreza sepse edhe unë duhet të jap një njoftim për vete. Nëse do biem dakord, anulohet publikimi i nesërm. Ndoshta është shumë e papërshtatshme për ju dhe kjo lloj manovre nuk bëhet për këdo. Por ju jeni personalitet dhe nuk është në interes të askujt prishja e imazhit. Fillimisht duhet të biem dakord dhe më pas ju shpjegoj detajet. Më falni se nuk kam edhe shumë kohë.

Besim Boçi: Po për çfarë të biem dakord me sms

Gentian Tahiri: Atëherë, shuma duhet të jetë 6 mijë euro. Nëse bini dakord mund të presim gjer të enjten dhe më pas do bëhet një shkëmbim me dikë. Informacionet nuk janë askund tjetër dhe më pas fotografitë do fshihen.

Besim Boçi: Takohemi nesër dhe flasim

Gentian Tahiri: Zoti Boçi më duket se nuk po e kuptoni. Nuk mund të takoj askënd

Besim Boçi: Po nëse nuk takoj askënd, kush do ta marrë shumën?

Gentian Tahiri: Do i flasim këtu detajet nëse bini dakord, ma bëni të qartë tani se ju thashë duhet të bëj edhe unë njoftimin tim.

Besim Boçi: Parimisht jam dakord

Gentian Tahiri: Atëherë nuk do botohet artikulli nesër, maksimumi ju thashë do pritet deri të enjten, por nëse e siguroni shumën mund ta mbyllim edhe nesër dhe ju them për detajet.

Besim Boçi: OK

Gentian Tahiri: Do bëni një takim disasekondësh me dikë vetëm për dorëzimin nëse më kuptoni. Ta lëmë për të enjten apo nesër?

Besim Boçi: Të enjten, nuk jam gati nesër

Gentian Tahiri: Shuma do jetë në dorë, besoj e kuptoni , ju kontaktoj të enjten atëherë. Do ju sugjeroja mos të bëni shumë lëvizje, pasi janë disa që ju janë vënë mbrapa. Pasi të mbyllim punën do ju jap më shumë informacion. Ju kërkoj shumë falje për shqetësimin dhe pres mirëkuptimin tuaj maksimal.

Besim Boçi: Faleminderit

Pas këtij komunikimi thonë burimet e Gazetës “Si”, mjeku i njohur nuk ka hezituar aspak t’i drejtohet policisë dhe t’i dorëzojë komunikimin. Njëkohësisht policia e ka inkurajuar mjekun të vazhdojë bisedën për të caktuar takimin e radhës me gjobëvënësin, i cili i ka thënë se dorëzimi do kryhej në afërsi të Librit Universitar. Pikërisht aty, teksa mjeku kallëzues po i jepte një shumë letrash të printuara që ngjanin si euro, ka ndërhyrë grupi i agjentëve të krimeve dhe kanë kryer arrestimin. 22 vjeçari tashmë do të përballet me Gjykatën për akuzën e shtrëngimit për dhënie pasurie me anë të kanosjes tha për Gazetën “Si” një burim i sigurt.

g.kosovari

Next Post
10 kg drogë dhe para ‘cash’ në banesë/ Pranga 3 shqiptarëve në Itali

10 kg drogë dhe para 'cash' në banesë/ Pranga 3 shqiptarëve në Itali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A filloi drejtësia e re të gjykojë vetveten në standard, aq sa ka gjykuar politikën me paraburgimin si statistikë?

A filloi drejtësia e re të gjykojë vetveten në standard, aq sa ka gjykuar politikën me paraburgimin si statistikë?

January 26, 2026
Ditët e vështira ia lënë vendin dashurisë! Meri Shehu tregohet ‘dorëlëshuar’ me yjet e javës

Kush do mashtrohet apo fejohet… Meri Shehu parashikon ardhjen e gjërave të mëdha, shenja që “fiton” 5 yje

January 26, 2026
Të gjithë në Arabinë Saudite? Jo më. Nga Neymar te Cancelo, emrat e mëdhenj që hoqën dorë nga paratë

Të gjithë në Arabinë Saudite? Jo më. Nga Neymar te Cancelo, emrat e mëdhenj që hoqën dorë nga paratë

January 26, 2026
Berisha mungon në foltoren e PD, Këlliçi: Dhuna në protestën e 24 janarit me vendim nga bunkeri i Surrelit

Berisha mungon në foltoren e PD, Këlliçi: Dhuna në protestën e 24 janarit me vendim nga bunkeri i Surrelit

January 26, 2026
I kërkuan farmacistes ilaçin “Xanax”, kur ajo refuzoi t’ua shiste, e kafshuan në dorë dhe…! Detaje nga vdekja e dy shtetaseve ukrainase në Tiranë, ç’ndodhi 2 ditë më parë

Shtohet lista e barnave të rimbursueshme, Fondi i Sigurimit Shëndetësor: Nuk është mbyllur asnjë farmaci

January 26, 2026
U paraqit në SPAK, reagon Plarent Ndreca: Jam thirrur si person në dijeni për një hetim për persona të tretë

Midis fjalës dhe realitetit: Gjykata e Lartë përballë misionit të saj kushtetues

January 26, 2026
Karabinierët italianë gjunjëzohen nga një kolon i armatosur, Tajani thërret ambasadorin izraelit

Karabinierët italianë gjunjëzohen nga një kolon i armatosur, Tajani thërret ambasadorin izraelit

January 26, 2026
Kandidati republikan tërhiqet nga gara për Guvernator, akuzon Trump për hakmarrje ndaj qytetarëve

Kandidati republikan tërhiqet nga gara për Guvernator, akuzon Trump për hakmarrje ndaj qytetarëve

January 26, 2026
“Ti je mbi të tjerët”, Netanyahu vlerëson Ramën dhe premton mbështetje për Shqipërinë: Izraelitët dinë çfarë zgjedhin!

“Ti je mbi të tjerët”, Netanyahu vlerëson Ramën dhe premton mbështetje për Shqipërinë: Izraelitët dinë çfarë zgjedhin!

January 26, 2026
Carney reagon pas kërcënimeve të Trump për tarifat e importeve kanadeze: Strategji për negociata e presidentit të SHBA

Carney reagon pas kërcënimeve të Trump për tarifat e importeve kanadeze: Strategji për negociata e presidentit të SHBA

January 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In