• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“E ruajtëm miqësinë nga turbullirat”, Helena Kadare, letër për vdekjen e Sadije Agollit

by A R
03/03/2019 08:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pasi ka marrë lajmin e keq të ndarjes nga jeta të Sadije Agollit në moshën 73-vjeçare, mikja e saj, Helena Kadare, bashkëshorte e shkrimtarit të Madh, Ismail Kadare, i ka dërguar një letër, Elonës, vajzës së shkrimtarit të ndjerë Dritëro Agolli dhe Sadijes.

Kujtime nga rinia e tyre, martesa, gostitë familjare, shkëputja me kalimin e kohës, por vetëm fizikisht, dhe një takim i fundit dhjetorin e vitit të kaluar me premtimin (e pambajtur) për tu parë sërish në pranverë. “Deri atëherë do ta kem marrë veten…”, – ishin fjalët e Sadije Agollit, mikes së Helena Kadaresë.

Letra e plotë botuar nga Ex Libris

E dashur Elona,

M’u duk pak e çuditshme tani që u ula dhe shkrova në krye të kësaj letre emrin tënd. Sepse bashkë nuk kemi shkëmbyer ndonjëherë mesazhe. Ato i bëja me nënën tënde, Sadijen. Ndaj tani që po të drejtohem ty, më duket e papritur. Siç është edhe ngjarja e hidhur që sapo ka ndodhur. Sepse të gjithë njerëzit që kanë një histori të gjatë së bashku, e kanë të vështirë ta përfytyrojnë që do të vijë një çast i tillë.

Teksa të shkruaj, në mendjen time ti je përherë Elona e vogël, vajza e shoqes sime të kahershme, Sadijes, që ka disa orë që nuk është më… I shkrova këto fjalë dhe prapë më duket e pabesueshme. Ngaqë asnjëherë nuk do të mund të duket e natyrshme dhe as “e drejtë”, humbja e njeriut të afërt, edhe pse të gjithë e dimë se kjo është e pashmangshme.
I kam ndjekur si ndër ethe lajmet që më vinin nga Shqipëria, nga miqtë tanë të përbashkët, për ecurinë e gjendjes së saj. Mëngjesi i djeshëm, kur më telefonuan për të më thënë se nëna jote e dashur dhe shoqja ime ishte nisur në rrugën pa kthim, më shtangu. Nuk je vetëm ti, e dashura vajzë, që të erdhi befasishëm nisja e saj e shpejtë. Jemi shumë, gjithë miqtë e mikeshat e saj që kemi mbetur kështu, pa fjalë, nga lajmi për të. Është një rrugë që do ta bëjmë të gjithë, e megjithatë, nuk arrijmë dot ta pranojmë. Çdonjëri prej nesh është i lidhur me qindra e mijëra fije dhembshurie, mirëkuptimi, herë-herë paqartësie, por më së shumti dashurie, me krijesa të tjera që ka përreth dhe humbja e çdonjërit, bashkë me misterin e jetës, mbetet përherë e padurueshme. E papranueshme, do të thosha.

Sikurse e di, miqësia ime me nënën tënde nuk nis sot. Ajo fillon shumë vite më parë, kur të dyja, vajza të reja dhe pa përvojë, ajo me kaçurrela të zeza, unë me gërsheta, vinim nga dy qytete të largëta të Shqipërisë, për t’u ulur në bankat e Fakultetit të Letërsisë. Bashkë me leksionet, do të ndanim edhe dhomën e konviktit. Të gjitha ngjarjet, sekretet tona vajzërore, të vogla apo të mëdha, do rriheshin e do shoshiteshin në atë dhomë të përbashkët të konviktit të vajzave, ndërtesë njëkatëshe, barakë e ushtrisë italiane, siç thuhej, në hyrje të Rrugës së Elbasanit.
E vërteta është se ndiheshim të lumtura dhe plot gjallëri, gjë që na e jepte mosha, edhe pse e përditshmja jonë ishte plot privime dhe mungesa të panumërta. Ne ishim të lumtura që kishim ikur nga rregullat e rrepta prindërore, të lumtura që studionim në degën e dashur të letërsisë, të gëzuara që kishim ardhur në Tiranë. Të lumtura për gjithçka. Dasma ime ndodhi shpejt, qysh në vitin e parë të fakultetit, me një poet të ri që sapo kishte nxjerrë vëllimin me poezi “Shekulli im”.

Ishte një dasmë që shkaktoi shumë trazira, ngaqë në vend të kushërinjve dhe farefisit, të ftuar kishte shkrimtarë të Lidhjes dhe shoqe të miat të konviktit. Në këtë dasmë nëna jote u njoh me poetin tjetër, po aq të njohur, babanë tënd, Dritëroin, gjë që i dha miqësisë sonë një dimension të ri.
Shumë shpejt erdhët ju, fëmijët tanë. Ti e di fort mirë se, siç e ka përshkruar edhe Sadija, emrin tënd të bukur që ke sot, ta ka vënë Ismaili. Ishin kohë të paharruara. Po të kujtoj një detaj të thjeshtë, që ndoshta nuk e di: Kur bisedat tona na merrnin përpara dhe ora e mesnatës na gjente aty, darkën e hanim së bashku në dhomën tonë të gjumit, shtruar mbi një valixhe të vjetër që e kishte sjellë me vete Ismaili, pas studimeve pasuniversitare në Moskë. Ishin darka të thjeshta, me ushqime të pakta, marrë në kuzhinën e shtëpisë, atje ku i vinte nëna e Ismailit dhe ku ne të dyja hynim me majat e gishtave, për të mos zgjuar pjesëtarët e tjerë që flinin… Jo rrallëherë, kur konvikti ishte mbyllur, Sadija flinte te ne mbi një krevat portativ, të ruajtur prapa derës posaçërisht për të. Sa mbrëmje të bukura e të paharruara që ishin!

Pastaj koha erdhi e u ashpërsua politikisht. Shumë probleme, shumë shqetësime. Ne nuk rrinim më bashkë aq shpesh sa dikur, por fijet e miqësisë nuk i premë asnjëherë.
Vite më pas, fati e solli të ishim në të njëjtën godinë banimi, në Rrugën e Dibrës, aty ku edhe jeni sot. Në atë periudhë, problemet dhe telashet erdhën dhe u rënduan dhe ne nuk e patëm më kohën e mjaftueshme për të ndarë me njëri-tjetrin mendimet dhe gostitë. Por, në ngjarjet e rëndësishme të familjeve tona, mbetëm përherë bashkë. Në një darkë të tillë, aty nga mesi i viteve ’70, kur unë isha duke shkruar romanin tim të parë, i kërkova babait tënd të më shkruante një skenë fshati, që për mua ishte diçka krejt e panjohur. Dritëroi, pa më të voglin hezitim, madje duke qeshur, ma shkroi aty, mbi tryezë. Ishte një dialog me “punë fshati”, skenë që edhe sot e kësaj dite vazhdon të jetë në roman, ashtu siç e ka bërë ai, me dorën e tij, atë mbrëmje. Sa kujtime të tilla zënë vend në këtë hapësirë kohe…

Nëna jote e bukur Sadija dhe unë, për vite të tëra e ruajtëm të pacenuar miqësinë tonë nga turbullirat e kohës. Në çdo festë, botim të ri a përurim letrar, ne do dëgjoheshim së bashku në telefon. Dhe ky komunikim nuk u ndërpre edhe kur ne ishim larguar nga Shqipëria.

Hera e fundit që ndenjëm bashkë, ishte dhjetori i vitit që sapo lamë. Edhe pse e lodhur dhe me shëndet jo fort të mirë, ajo na priti gjithë gaz, me një shoqe tjetër të shkollës sonë dhe me entuziazmin e dikurshëm, na tregoi punën e jashtëzakonshme që po bënte me dorëshkrimet e Dritëroit. I solli dosjet aty, para nesh, në atë tryezën e madhe të rrumbullakët në mes të sallonit të mbushur plot piktura, tryezë që e gjen tani në të gjitha reportazhet dhe intervistat që shkruhen për ju. Një tryezë trofe!

Bashkë me fotografitë e shumta që bëmë atë ditë, duke qeshur që tanimë s’kishim më nevojë për fotograf, si dikur në konvikt, ngaqë celulari që mbanim ndër duar i bënte ato lehtësisht, lamë takim të shiheshim në pranverë, kur ne të ktheheshim, si zakonisht, në Tiranë. Me shoqen tjetër i premtuam se, edhe të mos donte, do ta merrnim me vete në shëtitjet mëngjesore nga kodrat e Liqenit të Tiranës. Do të vij se s’bën me ju, tha ajo kur u ndamë te shkallët e apartamentit. Deri në pranverë do ta kem marrë veten mirë.

Një premtim që nuk u mbajt dot…

Elonë e dashur, ti tani je vetë një nënë e re. Por para se ta përfundoj këtë letër, do të doja të thosha se nëna jote, Sadija, ka qenë një vajzë, një grua dhe një nënë e mrekullueshme. Jam e sigurt se ti do të dish t’ua mbash gjallë figurën e saj nipërve dhe mbesave që ajo la pas. Dhe do t’u flasësh atyre për të. Për gjyshen e bukur e të mençur Sadije.

/a.rada

Next Post
Vlorë/Ish-shefi i SHIK për të zhdukurit: Thjesht, po shmangen

"PD-LSI po bëjnë luftë vetëm për pushtet, Berisha dhe Meta kanë frenat e opozitës"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Skënder Minxhozi: PD nuk mund të mbajë dy standarde për qëndrimet e DASH

Duhet të kishim dhe ne shqiptarët qelitë tona në Hagë

September 16, 2026
Dënimi i krerëve të UÇK, Haradinaj: Nuk kemi atdhe tjetër, do t’i mundim armiqtë e bashkuar

Dënimi i krerëve të UÇK, Haradinaj: Nuk kemi atdhe tjetër, do t’i mundim armiqtë e bashkuar

September 16, 2026
Sytë nga Haga, nesër shpallet vendimi për ish-krerëve të UÇK-së, çfarë pritet të ndodhë

I dënoi me 81 vite burg në total, Specialja lëshon komunikatë për vendimin skandaloz ndaj ish-krerëve të UÇK

September 16, 2026
Reagon ministri i Jashtëm i Kosovës: E pabesueshme që një gjykatë, e cila flet në emër të Kosovës, të marrë këtë veprim

Reagon ministri i Jashtëm i Kosovës: E pabesueshme që një gjykatë, e cila flet në emër të Kosovës, të marrë këtë veprim

September 16, 2026
Shiste kokainë dhe kanabis në lokalin ku punonte si kamerier, arrestohet 18-vjeçari në Elbasan

Shiste kokainë dhe kanabis në lokalin ku punonte si kamerier, arrestohet 18-vjeçari në Elbasan

September 16, 2026
Balla: Investimi 4 miliardë euro në Zvërnec është në tokë private, projekti respekton 100% natyrën

“Të mbrojmë identitetin si komb”- Balla pas vendimit të Gjykatës së Hagës: Kjo nuk është drejtësi, historia e UÇK-së nuk zhbëhet!

September 16, 2026
Ish-krerët e UÇK-së u dënuan me burg, reagon kryeministri Rama: Marre!

Ish-krerët e UÇK-së u dënuan me burg, reagon kryeministri Rama: Marre!

September 16, 2026
Shqiptari i lopës dhe mëzatit në Gjykatën e Hagës…

Shqiptarët në lot! Dënohen krerët e UÇK! 25 vite burg për Thaçin dhe Krasniqin, 18 për Veselin, 13 për Selimin

September 16, 2026
Marrëdhëniet BE-Kinë, Von der Leyen: bashkëpunimi tregtar është i paqëndrueshëm, deficiti arrin 1 miliard euro në ditë!

Marrëdhëniet BE-Kinë, Von der Leyen: bashkëpunimi tregtar është i paqëndrueshëm, deficiti arrin 1 miliard euro në ditë!

September 16, 2026
Dronët rusë i afrohen avionit të Zelenskyt në Moldavi, presidenti ukrainas: Mendoj se e dinin që isha atje…!

Dronët rusë i afrohen avionit të Zelenskyt në Moldavi, presidenti ukrainas: Mendoj se e dinin që isha atje…!

September 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com