• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

E rruajnë, e rruajnë!

by Dritan Hila
22/04/2024 20:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Dritan Hila

Me një gjuhë skandaloze, në asamblenë e partisë së bashkëshortit të saj, zonja Kryemadhi i është drejtuar platesë, por edhe gjithë shqiptarëve se “Nuk e rruaj për SPAK-un”.

Është në vazhdën e një sulmi që i bëhet prej kohësh nga Berisha dhe Meta, SPAK-ut, me një terminologji që prek fundin dhe tregon shkallën e degradimit të opozitës në tërësi. Në sallë ashtu si te rrugica e Berishës u dëgjuan të qeshura dhe brohoritje. Janë ata që do drejtojnë administratën nëse kjo opozitë vjen në pushtet. Dhe pastaj ne çuditemi pse gjuha e rinisë në jetën e përditshme ka degraduar më keq se ajo e meshkujve lapërdharë dikur; habitemi pse njerëzit nuk kanë respekt për policinë në rrugë apo pse kjo polici nuk është më e rreptë ndaj shkelësve të ligjit. Nuk kanë faj. Tashmë shumica e shqiptarëve është rritur në kohë dhe ambient ku politika ka degraduar në të gjitha aspektet, përfshi atë edukativ; ku administrata është mbushur me kopje të këtyre politikanëve; ku arsimi është normale që ka degraduar përderisa arkitektët e tij ka qenë kjo klasë politike; ku shteti është sulmuar dhe trajtuar si leckë nga klasa politike.

Por a nuk e rruan vërtet politika nga kjo drejtësi? E rruan që ç’ke me të. Nëse prokurorët do kenë me të vërtetë ca më shumë sedër, i bën që ta rruajnë derisa t’u dali gjak. Ka pasur bota trima që nuk kishin frikë plumbin, por u është futur gjuha brenda para akuzave për korrupsion; ka pasur politikanë që kanë lëvizur miliarda dhe kanë përfunduar me ndihma sociale. Vetëm tre ditë më parë Giancarlo Galan, ish-ministër i qeverisë Berluskoni dhe guvernator i Venetos, provincës që e ka GDP-në sa Greqia dhe Portugalia të marra së bashku, në një intervistë te “Corriere della Sera” tregonte sesi nga njeriu që kishte vila e komandonte miliarda, që me një të rënë të lapsit qëronte 50 milionë euro nga buxheti dhe i fuste në xhepin e tij, sot jetonte në një shtëpi në mal që ia kishte falur vëllai dhe nuk përfitonte as pension e as ndihmë sociale pasi prokuroria i kishte hyrë llogarive të tij dhe e kishte lënë në diell; sesi institucionet që kishte drejtuar e kishin hedhur në gjyq për prishje imazhi dhe merrnin dëmshpërblime; sesi e kishte lënë edhe gruaja dhe jetonte vetëm me një qen endacak e nuk kishte para as për një drekë në restorant.

Kështu që kur e rruante Berluskoni për drejtësinë dhe i shkoi jeta duke vrapuar që t’i ikte, këta tanët e rruajnë që ç’ke me të, se me rrogat që marrin nuk justifikojnë dot as një nevojtore, lëre pastaj të tjera. Puna është që a do mundet SPAK-u? Dhe kjo fillon që nga vënia përpara drejtësisë për fyerje të shtetit dhe personit zyrtar të atyre që e shajnë nga mëngjesi në darkë nga penxheret dhe hotelet e marra me qira. Pastaj keni për ta parë sesi do nusërojnë dhe ligjërojnë trimat e politikës.

Next Post
Fier/ Mbeti e bllokuar në banesë, shërbimi zjarrfikës ndërhyn për të shpëtuar të moshuarën që jetonte e vetme

Fier/ Mbeti e bllokuar në banesë, shërbimi zjarrfikës ndërhyn për të shpëtuar të moshuarën që jetonte e vetme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nën kërcënimin e kallashnikovëve, grabitet argjendaria në Paskuqan, ja detajet e para

Nën kërcënimin e kallashnikovëve, grabitet argjendaria në Paskuqan, ja detajet e para

August 5, 2026
Alarm në Gjermani! Avioni i DHL përplaset në ajër me një objekt, pak më vonë policia gjen në aeroport një dron

Alarm në Gjermani! Avioni i DHL përplaset në ajër me një objekt, pak më vonë policia gjen në aeroport një dron

August 5, 2026
Neutralizohet zjarri në Peshkëpi të Selenicës, digjen automjete në një varrezë makinash dhe dhjetëra pemë

Neutralizohet zjarri në Peshkëpi të Selenicës, digjen automjete në një varrezë makinash dhe dhjetëra pemë

August 5, 2026
Tarifat e Trump u rrëzuan në gjykatë, SHBA nis kthimin e miliardave për bizneset

Tarifat e Trump u rrëzuan në gjykatë, SHBA nis kthimin e miliardave për bizneset

August 5, 2026
Gazetari dhe imami non grata, Berisha dënon vendimin e qeverisë: Rama zbaton urdhrin e Vuçiç

Gazetari dhe imami non grata, Berisha dënon vendimin e qeverisë: Rama zbaton urdhrin e Vuçiç

August 5, 2026
Doktor Cubi

Doktor Cubi

August 5, 2026
Rrezikuan të mbyteshin gjatë lundrimit me pedalone, shpëtohen dy të rinj në Ksamil

Rrezikuan të mbyteshin gjatë lundrimit me pedalone, shpëtohen dy të rinj në Ksamil

August 5, 2026
“Do përdoren për të goditur Ukrainën”, Rusia furnizohet me raketa balistike nga Koreja e Veriut

“Do përdoren për të goditur Ukrainën”, Rusia furnizohet me raketa balistike nga Koreja e Veriut

August 5, 2026
Kundërshtimet për propozimin e PS për Territorialen, Haxhimali: Të vonuara! Kryetarët e bashkive duhej të flisnin që në fillim

Kundërshtimet për propozimin e PS për Territorialen, Haxhimali: Të vonuara! Kryetarët e bashkive duhej të flisnin që në fillim

August 5, 2026
Buzhala komenton predikimet e imamit të shpallur non-grata për “burrat që duhet t’ju vendosnin kufij grave”

Buzhala komenton predikimet e imamit të shpallur non-grata për “burrat që duhet t’ju vendosnin kufij grave”

August 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com