• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

E rrëmbyen dhe e martuan 4 herë në Maqedoni/Historia e 26-vjeçares që tentoi të vrasë bashkëjetuesin

by Java News
05/05/2017 15:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Është rrëmbyer, shitur 4 herë në Maqedoni dhe më pas kërcënuar me jetë që të mos tregonte asgjë se çfarë i kishin bërë.

Bëhet fjale per 26-vjeçaren Vjollca Shkembi, e cila eshte arrestuar sot nga Policia e Korces me akuzen “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” mbetur në tentativë.

Emri i Vjollca Shkëmbit, nuk eshte i panjohur per publikun. Historia e saj tronditi opinionin disa kohe me pare ku ajo vete ka marrë guximin t’i japë fund trafikimit të saj për qëllime martese, duke denoncuar tutorët, të cilët e kanë shitur atë në mënyrë të përsëritur në Maqedoni për vlera nga 400-700 euro.

Ajo pohonte disa kohe me pare se ishte detyruar të mbronte dy trafikantët e saj, pasi ishte marrë peng nga babai i njërit prej tyre, shtetasi Qazim Qazimaj.

Ky i fundit i kishte kërkuar duke e kërcënuar me vrasje që të mbronte djalin e tij, Urim Qazimaj, dhe trafikantin tjetër të saj, Mersin Myrtollari.

Më poshtë është një intervistë e Vjollcës në datën 5 janar të vitit të kaluar dhene per gazeten Panorama

Vjollca, a mund të na tregoni se çfarë ka ndodhur me ju?

Jam shitur katër herë në Maqedoni me burra mbi 50 vjeç kundrejt shumës 400-700 euro. Dhunohesha fizikisht nëse nuk pranoja të martohesha me personin e radhës. Herën e fundit më kanë detyruar të martohem me një burrë që ishte 74 vjeç. Urimi së bashku me disa persona të tjerë kryenin celebrimin me dokumente të falsifikuara dhe më pas vinin dhe më merrnin.

Si nisi kjo histori trafikimi? 

Me Urim Qazimajn kam qenë në një shkollë në të njëjtin fshat. E dinte që isha një vajzë e pambrojtur, familja ime ishte e varfër dhe askush nuk mund të më ndihmonte çfarëdo që të bëja. Unë jam shitur mbi katër herë në Maqedoni nga Urimi, Mersin Myrtollari dhe persona të tjerë. Më kanë detyruar të martohem me pleq dhe në këmbim të martesës sime ata merrnin mbi 400 euro. Unë nuk kam marrë asgjë nga këto lekë. Jam rrahur e keqtrajtuar dhe kam edhe shenja në trup (tregon shenjat e çara me thikë në pjesën e dorës). Nëse unë nuk iu bindesha, ata më thoshin se do të më vrisnin.

Si ju morën për t’iu shitur?

Gjithçka nisi kur Urimi më njohu me një maqedonas dhe më tha që është njeri i mirë dhe është edhe në gjendje të mirë ekonomike. Pas disa takimesh unë u martova me të, por nuk e dija që isha shitur. Pas disa kohësh u ndava pasi më dhunonte. Nga dhuna humba dhe fëmijën në muajin e katërt të shtatzënisë. Më pas Urimi filloi të më propozonte martesa të tjera. Më dhunonte nëse nuk pranoja. Çdo ditë interesoheshin klientë nga Maqedonia dhe zgjedhjen e bënte Urimi bashkë me dajën, i cili na ndihmonte të kalonim kufirin. Ishte çdo gjë e llogaritur me detaje.

Si kryhej martesa atje me burrat që ju blinin?

Kur shkoja në Maqedoni, kisha identitete të ndryshme. Urimi në bashkëpunim me dajën e tij merrnin për mua certifikata me emër tjetër dhe më pas kryenim celebrimin. Pasi qëndroja disa javë me burrin që më kishte blerë, largohesha dhe e kaloja kufirin nga mali ku më priste Urimi dhe kthehesha për të kryer martesën e radhës. Kam ndenjur pa bukë, jam rrahur si kafshë nga burri që më kishte blerë, kryeja marrëdhënie me dhunë.

Por pas zbulimit të ngjarjes, ju e përgënjeshtruat trafikimin… 

Më kishte marrë peng babai i Urimit dhe më kërcënonte që të hidhja poshtë akuzat e policisë. Madje më futi edhe klientë të tjerë derisa arrita t’i shpëtoja e të largohesha. Ai erdhi përsëri dhe donte të më vriste, ndaj e denoncova në polici. Di të them se dhe babai i tij ka qenë në dijeni të shitjes sime dhe ai merrte para nga kjo gjë. Unë kam frikë për jetën time dhe të vajzës, sepse persona të panjohur vijnë çdo ditë duke më bërë presion dhe më thonë se do të më vrasin. Dua mbrojtje për vete, për vajzën dhe për familjen time.

c.a

Next Post
Nishani “lëshon” dorën, i jep të njëjtin titull sportistit që dekoroi Topi në 2012-ën

Nishani "lëshon" dorën, i jep të njëjtin titull sportistit që dekoroi Topi në 2012-ën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Jam këtu për fëmijët tanë”, mamaja e Martin Canit nga protesta: Duam siguri, e çova djalin në shkollë dhe nuk m’u kthye më

“Jam këtu për fëmijët tanë”, mamaja e Martin Canit nga protesta: Duam siguri, e çova djalin në shkollë dhe nuk m’u kthye më

June 13, 2026
Shqipëria, xholi i mediave ndërkombëtare anti-Trump?

Shqipëria, xholi i mediave ndërkombëtare anti-Trump?

June 13, 2026
Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën

Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën

June 13, 2026
Ajo që zbuloi “Artemis II” në tokë

Protesta anti-establishment që i ‘treti’ partitë anti-establishment

June 13, 2026
Referendum për kufizimin e popullsisë në Zvicër, propozimi i ekstremit të djathtë kundër emigracionit

Referendum për kufizimin e popullsisë në Zvicër, propozimi i ekstremit të djathtë kundër emigracionit

June 13, 2026
Dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëria e re”, mes tyre Altin Goxhaj, Sazan Guri dhe Alfred Çako

Dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëria e re”, mes tyre Altin Goxhaj, Sazan Guri dhe Alfred Çako

June 13, 2026
“Janë të emigrantëve”, protestuesit vendosin këpucë para Kryeministrisë në mënyrë simbolike

“Janë të emigrantëve”, protestuesit vendosin këpucë para Kryeministrisë në mënyrë simbolike

June 13, 2026
Zjarr pranë një blloku banimi në Vlorë, flakët rrezikojnë banesat! Forcat zjarrfikëse në vendngjarje

Zjarr pranë një blloku banimi në Vlorë, flakët rrezikojnë banesat! Forcat zjarrfikëse në vendngjarje

June 13, 2026
“Epsteini” ynë

Për ata që thërrasin “Shqipëria është e jona” dhe linçojnë shqiptarët

June 13, 2026
Carlo Ancelotti, ai që përfiton më shumë/ Këto janë pagat e trajnerëve të Botërorit 2026

Carlo Ancelotti, ai që përfiton më shumë/ Këto janë pagat e trajnerëve të Botërorit 2026

June 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In