• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

E rrallë / Prokuroria e Tiranës po heton… Gjergj Kastrioti Skënderbeun!

by A R
08/05/2016 19:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjergj Kastriot Skënderbeu vihet nën hetim nga Prokuroria e Tiranës e cila prej më shumë se dy muajsh ka nisur gjurmimin e adresës dhe të dhënave të tij në rrjetet sociale.

Do të tingëllonte e habitshme kur heroi ynë nuk jeton më dhe nëse do të ishte gjallë ai vetëm dy ditë më parë më 6 maj mbushte 611 vjec. Por asgjë se ka penguar Prokurorinë e Tiranës t’i drejtohet gjykatës për të kërkuar të dhëna mbi Skënderbeun.

Këtë herë, në hetim është personi i cili duke përdorur emrin e heroit dhe një profil në Facebook është përfshirë në veprimtari kriminale.

Me anë të një letër porosie drejtuar rrejtit social Facebook me adresë 1601 Willow Road, Menlo Park CA 94025, Kalifornia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës akuza shqiptare është në pritje për të marrë të dhëna të dobishme për të identifikuar personin e kamufluar pas identitetit të Gjergj Kastriot Skënderbeu.

Report Tv ka siguruar një kopje të vendimit të gjykatës ku sic shihni adresa në rrjetin social Facebook me të dhënat e Heroit tonë Kombëtar tashmë pritet të zbërthehet për llogari të hetimeve.

Dhe pse arsyeja e hetimit nuk bëhet e ditur burime nga akuza i thanë Report Tv se personi që fshihet nën identitetin e Heroit Kombëtar është përfshirë në aktivitete kriminale si trafik droge në rrjetet sociale, ngacmime seksuale dhe përndjekje.

Vetëm në 2015 Facebook ndihmoi prokurorinë dhe Shërbimimin Informativ Shqiptar të gjurmonin 29 adresa të përfshira në aktivitete kriminale ku plot 20 persona u arrestuan.

Ndërsa kur kanë kaluar 5 muajt e parë të vitit 2016 drejt Facebook numri i kërkesave për të dhënat personale të adresave nën survejim ka arritur në 14 të tilla përfshi këtë të Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu.

Next Post

Dramatike në Holandë, PSV i rrëmben Ajax-it titullin në fund

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Strakosha: Ndeshja me Poloninë është finale për ne, kurrë nuk kam menduar të vesh fanelë tjetër përveç asaj kuqezi

Strakosha: Ndeshja me Poloninë është finale për ne, kurrë nuk kam menduar të vesh fanelë tjetër përveç asaj kuqezi

March 25, 2026
“Irani duhet të pranojë realitetin e ri“, Shtëpia e Bardhë: SHBA shumë afër përmbushjes së objektivave

“Irani duhet të pranojë realitetin e ri“, Shtëpia e Bardhë: SHBA shumë afër përmbushjes së objektivave

March 25, 2026
Kokalari i kthehet Lacivitas: Sa u pagove për punën e pistë? Sorosin e solli Berisha në Shqipëri

Kokalari: Bylykbashi dhe Këlliçi manipuluan votat e Këshillit Kombëtar të PD për të fituar vendet në Kryesi

March 25, 2026
KLP vesh minifund/ Kur shefja e institucionit acaron ish-deputetin: Pse si në disko Bogdani?!

KLP vesh minifund/ Kur shefja e institucionit acaron ish-deputetin: Pse si në disko Bogdani?!

March 25, 2026
Territorialja/ Komisioni dakordëson kalendarin, dëgjesa e parë në 3 prill

Territorialja/ Komisioni dakordëson kalendarin, dëgjesa e parë në 3 prill

March 25, 2026
Evi Kokalari nxjerr blof Berishën: Raportimi për të në Kongres nga një gazetare e paguar, nuk shpëton dot

Kërkon të garojë për kryetare e PD/ Kokalari: Nëse nuk manipulohen zgjedhjet brenda partisë, e mund Berishën 100%

March 25, 2026
Kriza në Ngushticën e Hormuzit, rreth 2,000 anije dhe 20 mijë marinarë të bllokuara

Kriza në Ngushticën e Hormuzit, rreth 2,000 anije dhe 20 mijë marinarë të bllokuara

March 25, 2026
Tensionet Budapest-Kiev, Orban kërcënon: Ndërpresim gazin nëse Ukraina nuk rikthen rrjedhën e naftës ruse

Tensionet Budapest-Kiev, Orban kërcënon: Ndërpresim gazin nëse Ukraina nuk rikthen rrjedhën e naftës ruse

March 25, 2026
U përjashtua se i doli në krah Salianjit, Burgija: Përgjegjës Berisha, i qëndrova afër në ditët e veta më të zeza

U përjashtua se i doli në krah Salianjit, Burgija: Përgjegjës Berisha, i qëndrova afër në ditët e veta më të zeza

March 25, 2026
Rrëshqiti nga shkëmbi, humb jetën i moshuari në Klos

Rrëshqiti nga shkëmbi, humb jetën i moshuari në Klos

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In